LULZIM BREZNICA: LUFTËTAR PËR LIRINË DHE DASHURINË… / Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë

 

 

LULZIM BREZNICA: LUFTËTAR PËR LIRINË DHE DASHURINË…

 

Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë

 

 

 

3.-L.Breznica e M.Gecaj, Tirane, 26 maj 2014

 

Nga e majta: L.Breznica e M.Gecaj(Tiranë, 26 maj 2014)

 
Siç e kam vërejtur, herë pas here, çdo përurim libri në kryeqytetin tonë ka të veçantën e tij. Në rastin konkret, e kam fjalën edhe për këtë, që po i kushtoj pak radhë, pra për përurimin e librit të parë të luftëtarit për lirinë e dashurinë, Lulzim Breznica. Ai ka lindur në Podujevë të Kosovës, aty është shkolluar e ka kaluar vite të tëra dhe ajo trevë është bërë burimi i frymëzimeve të tij poetike. Por, i mbrujtur me traditata atdhetare dhe liridashëse të paraardhësve të tij, pasi Kosova martire firoi lirinë e pavarësinë, që atij i realizuan dëshirën më të madhe të jetës, një detyrë tjetër e shenjtë e thirri atë. Pra, me misionin e paqeruejtësit, shkoi me rrobën ushtarake në Afganistan, përkrah bashkatdhetarëve tjerë, nga Kosova e Shqipëria. Sigurisht, kjo gjë i shërbeu atij për ta zgjeruar tematikën e poezive të tij, që kishte nisur të thurte.
Duke plotësuar edhe një ëndërr tjetër të tij, pra për ta vizituar për herë të parë Shqipërinë, ky krijues i talentuar 35-vjeçar kosovar, u ndodh sot në mjediset e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar. Kjo gjë u gërshetua bukur e simbolikisht, me përurimin e librit të parë të tij, që ka titullin domethenës, “Klithmë për dashurinë”(Tiranë, 2014). Kishin ardhur familjarë e miq të autorit, shkrimtarë e poetë, nga Shqipëria e Kosova, nga media e shkruar dhe jo elektronike etj.
Tubimin e çeli krijuesja e njohur, Fatime Kulli, e cila është redaktore e këtij libri. Ndër të tjera, ajo bëri këtë vlerësim të merituar: “Kjo vepër letrare tregon se autori ka arritur të krijojë një UN shumë interesant, një model Breznician, pa imituar asnjë, me origjinalitetin e tij në zgjedhjen e fjalës, në strukturimin e vargjeve, me simbolika dhe metafora artistike. Ato shprehin shenja dritëzash poetike, në një kopsht letrar, ku shëmbëllejnë shënja të mirëfillta arti letrar, me një forcë të brendshme të mendimit filozofik: për dashurinë, për vendlindjen, për Atdheun e Kombin”.

 

 

4.-Pamje nga salla

 

Pamje nga salla, ku u bë përurimi..

 
Në vazhdim, u ndoqën me interes fjalët dhe mendimet dashamirëse e nxitëse të të pranishmëve, për krijimtari të mëtejshme nga ky autor i ri. Ata ishin: Prof.Dr. Klara Kodra, shkrimtarët e poetët Pandeli Koçi, Hasan Gremi, Kolec Traboini e Vllasova Musta. Përmbajtja kryesore e tyre ishte, se poeti Lulzim Breznica dallohet për origjinalitetin e krijimeve të tij poetike, me motive të freskëta e të bukura, që veprojnë aktivisht dhe pozitivisht në ndjenjat e lexuesit. Ndërsa Mehmet Breznica u ndal në rrugëtimin jetësor të kusheririt të tij, duke nënvizuar cilësitë morale vetjake, mbrujtur me atdhedashuri e mirësi ndaj të tjerëve dhe me frymëzime poetike, që i konkretizoi edhe me këtë libër të parë të tij. Ai nënvizoi se frymëzime të pashterrshme për të u bënë poetët tanë kombëtarë dhe u mbrujt me ndjenjat e larta të lirisë e atdhdashurisë së shqiptarëve, në të gjitha trojet tona amtare.
U duartrokitën nxehtësisht disa poezi, që u recituan nga të pranishëm në këtë përurim, ndër të cilët ishte Xhelal Luca. Emocione krijuan edhe fjalët përshëndetëse të bashkëluftëtarit të autorit në Afganistan, ushtarakut Fadil Ciroku, të Lumnije Avdiut etj.

 

 

5-Ballina e librit...

 

Ballina e parë e librit…

 
Në mbyllje të përurimit, me fjalë dashamirëse e të kursyera, Lulëzimi i falënderoi, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë festë të bukur. Pastaj, ata i kaluan disa çaste së bashku, ku temë e bisedave të tyre ishte ky përurim dhe botimet e reja të autorëve tanë, që na e pasurojnë përherë jetën shpirtërore.

 

Tiranë, 26 maj 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s