Krijuesëve / nga Musa Jupolli

 

foto Musa

 


Krijuesëve 

 

 

 

 

musa 1

 

nga Musa Jupolli 

 

 

 


… 
Kulturë e letrave të bukura shqipe, kritika jonë në sqarim, n’ analizë n’ imagjinatë, në shpirt të veprës, një galeri e tërë e një zëri në diagonale me ngjyrën, temën, ritmin, njësimin, legjimitetin e duhur me artin, në modesti me sharmin, mjeshtri, stil e aromë të personalizuara, adoptim shpirti, shije e kohës, mjet komunikimi, ndjeshmëri e shkrimeve të pasurisë së letrave shqipe !
I fiksuar në të menduarit për ta shkruar një t’ ardhme me ngjyra , me temë emblematike në thuarje të rebelimit letrar, imazhe ikonike për ata, ato, që e ndjejnë dhe e shohin bukurinë, pasionin, ardhur nga një udhëtim i gjatë jete, me një kolekcion të perlave, frymëmarrje organike në qëndisje të luleve që natyra na i fali vetë .
Dhunti zbritur nga qielli, zë i ngutshëm me ringjallje të kritikës për “made in Albania”, autobiografia e Atdheut, besnik i së kaluarës, kërkesë e domosdoshme për t’ ardhmën !
Krijuesin e mirë mos e kërkoni në rrugë, me një kafe duke shkruar është e mundshme, në labrari të qyetit do ta gjeni pa dyshim.
Përshkrime atipike shqiptare, i lindur për histori arti, naryrshëm n’ aromë të këndshme të literaturës, kësaj bukurie shpirtërore, pedagogji që adhurohet.
Temat e mëdha në literaturë janë të vertetësisë, një shkencë milimetrike të ritmit që metamorfozohet në bukuri t’ Atdheut, proza pitoreske, po edhe të dramave komedi e historisë , gojore, lirizmit, tragjikës, emocioneve, energjia e shkrimeve trashegimi për t’ ardhmën e rinisë në kulturë t’ artit letrar!
Jemi këtu n’ emër të qetësisë, ku dëgjohet vetëm zëri i natyrës, në pranverën e poezisë me vargje që recitohën edhe ato në qetësi, vargje dashurie !
Dhe…lindë një ditë e re, nën qiellin e kaltërt me diell të shkelqyer, përballë theatrit një bukuri e pa përshkruar që mbante një libër në dorë n’ elegancën e saj me flokun e gjatë ujëvarë mbi supet thua se është nisur n’ udhëtim për në parajsën e humbur, çka shpirti im regjistroj atë shkencë të një romani t’ ardhshëm të këtj qyteti të shkrimtarëve, disi vetë ndriçimi dhe aroma e luleve përreth të kopshtit ishte shëndrruar në vend-takim të poetëve, shkrimtarëve, pikëtorëve e artistëve, po më rrihte gjoksi nga turbullimet të pa kuptueshme në zemrën time.
Në cep të syrit një pikë loti … në korigjim t’ estetikës, ku arti , literatura , theatri, kinemaja në bashkëkohorën tonë janë lënë anash, një zbrastësi ku melankolia mbretëron n’ oborrin e poetëve, alfabeti ynë në kronologji të coptimit të trojeve shqiptare ,në kërkim të të menduarit të kësaj historie të mrekullueshme të vuajtjeve të mëdha, të letrave në trashegim të :
Poetëve të lirisë
Filozofi e Poezi
Himnin e Shqipërisë…
…n’ emër të Heronjëve të shekullit të Ri në dheun e plagëve në shërim, kohë që nuk guxojmë të pushojmë në këtë tokë – qielli n’ elegancë lulëzim-ndriçim t’ artit në kulturën shqiptare ku secili ep pjesën e vet!
*

Poeti, artisti , legjendë me shpirt radikal, tablo e pranverave me gjethe, dashuri e përkthyer me poezi, poemën në pikturë me nota të muzikës që i jep ngjyrë rrugës ku këndohet ardhmëria e Kombit tonë. Në kërkim frymëzim nga udhëtim i shekujve t’ artë , asaj epoke të bukur t’ Ilirikumit në butësinë e vet në kërkim të historisë që përcjellin ide, dashuri, aromë arti .
Oh !
Na mbyti pa-drejtësia, malli e melankolia për Atdhe … me muzikën, me kulturën , me historinë :“west” Prishtinë -Tiranë me dy drejtime me zë të humbur, shpirt thyer…
Krijues: Thuaje fjalën tënde, ajo ka peshë !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s