ILAÇ ËSHTË VETËM LIRIA (Në 15 vjetorin e eksodit masiv të kosovarëve) / Poezi nga Kristo Çipa

 

 

 

kristo

 

Poezi nga Kristo Çipa

 

     

 

 

 

 ILAÇ ËSHTË VETËM LIRIA

 

           (Në 15 vjetorin e eksodit masiv të kosovarëve)

 

 

Nje pranvere e kercenuar

Trondit boten e besimit

Popullit liri-ndaluar

I kerkojne asgjesimin

 

Kur dhe shpresa pushkatohej

Per fatin e kosovarit

Vend me i sigurt,nuk ndodhej

Se sa zemra e vellait!

 

Ky vend i vogel i shqipes

Ngushtuar me varferi

Po zemren e mikpritjes

E ka si perandori!

 

U zgjua qyteterimi

Ktheu te keqen, nga vinte

Bombardimi i shpetimit

Drejtesi per 100 vite

 

Per Ballkanin,foli koha

Se ilac eshte liria!

Sa me e shendosh Kosova

Me pak e semure Serbia!

 

Bashke me Drinin,ketu jemi

Gjak e lot,per kete toke

Ne jemi atje ku vemi

Evropjane ne EUROPE!

 

Amanet nga historia!

Hajmali ta mbaje kombi!

Feja jone eshte shqiptaria!

AMERIKA-vet Zoti!

 

 

 

 

 

         FIKE!

 

 

Shtate larta kambanare

S’e dije ke djeg shikimi

Ti me sy ,ndeze dy zjarre

Njeri nga ata,eshte i imi

Fike,te mos i dale tymi!

 

 

 

 

 

     NUK JAM KRYQ I KRYQEZUAR!

 

 

Greke e bukur,bore me hene!

Shikim ndukur,vetull hene

Udhe humbur me ke lene

NJe te puthur,stw kam dhwnw

 

Kup e syrit si planeti

Hapet shpirti,mblidhet derti!

Kur e shkrep,fillon termeti

Nata del e thyet qelqi!

 

Ti ,moj greke,cipe drite!

Si ethet me peshperite

Deshe vet,qejfin ta ngisje!

As me ktheve, as me nise!

 

Si pirat nga deti dola

Ne gershet,doren ta hodha

U bem bashke,ne gji te morra!

Ishte pashke e u kungova!

 

Elenidh,lume i leshuar!

Piramid e pa pushtuar!

Nuk jam kryq i kryqezuar!

Jam shqiptar i dashuruar!

 

 

 

 

 

        LAZARJANE!

 

 

Nese meraku do jete!

Lazarjan,do behem vete

Shuajma,katile,mallin!

Te mos e rihap me varin!

 

 

 

 

         NAFORA E KUNGIMIT

 

 

Shkallet si i  ngjite?

Me kembe a me thua?!

Pse shpresen ma grise?

Me ato qe s’thua!

 

Mos m’a fik mengjezin

Te me kthesh ne hije!

Kur hapat te zbresin

Ktheu pa trokitje!

 

Eja,moj te rime!

Qofte dhe nje sekonde!

Neper psheretime

Te shoh,ate bote!

 

Bota kanakare!

Qetesim dafine!

Flakerim ,pa zjarre

Dredhia,pa hile!

 

Nafore e kungimit!

Pashka u afrua

Dy vezet e gjirit

Ti perpjek,une,dua!

 

 

 

 

       TE SHTATE BRIGJET E HENES!

 

 

Ne Bosfor,te shtate brigjet

Atje tek ura,pa vetull

Nga sevdaja, deti digjet

Henen me qerpik, kam gjetur

 

Une shkoja tek shen Sofia

Per te marre,drite shpirti

Ajo dilte nga xhamia

Si pik e lotit nga syri

 

Sy me sy,kur u shikuam!

Dy bote,dy kontinente

Paqen e shpirtit, gatuam

S’e kishim lindur per vete!

 

Qe nga qielli xhamia

Syte e mi, ne blu ngjyrosi

Ty te morri shen Sofia

Si kryq ne gjoks,te vendosi

 

Te shtate brigjet e henes

Dielli, faqe skuqur, del

Gjeta ilacin e zemres

Nje haneme, cok gjyzel!

 

 

 

 

 

  BELISMA BEL HOLLE!

 

 

Dimri ne kerthize!

Bore ngarkon dheu

Era e dashurise

Erdhi e me rrembeu!

 

Me beri per vete

Belisma bel holle!

Shpirti me ka ethe

Zemra me merr kolle!

 

Ne ato bregore

Me dredhon belisma

Qellon me rovole

Si degjohet krisma!

 

Per plaget e embla

Nisa t’a qortoja

Me tha-Une s’ti bera!

-Po i ke nga loja!

 

Loja e dashurise

Eshte bela e bukur!

Futej kapardisur

Del zemer keputur!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s