Jonianët që tundën botën… ( Hape portën moj Evropë / Hape hape hape hape / portën-o ) / Nga Timo Mërkuri

 

 

grupi Jonian

 

Jonianët që tundën botën…

 

Hape portën moj Evropë

Hape hape hape hape

portën-o

 

 

 

 

timo

 

Nga Timo Mërkuri

 

 

 

 

   Ata realisht janë tetë, por asnjëherë nuk mund ti shohësh si tetë veta, kur dalin në skenë. Në skenë ata janë një, “Jonianët”, si një dallgë e madhe nisur nga viset joniane, me stërkala e pulëbardha përmbi, duke ardhur drejt teje me një gjëmim kënge. Një gjëmim që, jo vetëm nuk të trëmb kur të vjen përballë, por përkundrazi të ngazëllen e të bën të hidhesh në të, të bëhesh pjesë e saj. Pa çka se nuk di të bësh mirë rolin e marësit, të mbashë mirë iso apo nuk di tja kthesh. Në një dallgë të madhe arti jonian, një stërkalë që e mer era nuk e prish kaltërsinë. Por te ky grup të jeshë i sigurtë se nuk të le Maksi e Katerina Kulo të ndjehesh vetëm. Ndjehesh i nderuar të jeshë në krah të “Gjeneralit të këngës labe” Golik Jaupi, qoftë dhe në rolin e “ushtarit “ të thjershtë. Nuri Shehaj e Xhelal Micko do të mësojnë edhe ty të këndosh këngët iso-polifonike të këtij grupi, ashtu siç mësuan në Bruksel dipllomatët e Europës të këndonin këngët tona. Me iso-n e Karafil Dukës e Fatmir Muzhait të duket se je me krahë dhe je gati të fluturosh nëpër viset magjike të iso-polifonisë. Mos nguro miku im ta përjetosh këtë magji, po tu dha rasti sigurisht. Sepse grupi popullor “Jonianët” i Sarandës me përgjegjës grupi Maksi Kulo rrallë ka kohë “pushimi”. Veç festivaleve kombëtare, ky grup ka vënë vulën joniane edhe në festivalet e muzikës mesjetare në Frajburg , në festivalet ndërkombëtare në Rudostal, në koncertet në Furth e Nurenberg të Gjermanisë, në Ultrec të Hollandës, në Veseli, Olomuk dhe Pragë të Çekisë apo në Budapest të Hungarisë, qysh nga vitin 2005. Duartrokitjet, ovacionet dhe kërkesa për rikthimin e grupit për të rikënduar këngët kanë qënë gjëja më e zakonëshme. Kudo ku ka vajtur ky grup ka shkaktuar “tërmet”, jo vetëm duartrokitjesh, por së pari një “tërmet”emocionesh te dëgjuesit, nga e cila ka rjedhur një “lumë” admirimi për popullin, vendin dhe artin tonë. Në këtë mënyrë ky grup ka kryer dhe kryen denjësisht atë mission atdhetar, mission në të cilin është deficit diplomacia jonë.

Dhe së fundi, në Festivalin “Ballkan Trafik” në Bruksel, me çfaqjen e dhënë në Pallatin e Arteve BOZAR, përshëndetën Europën me këngën “Qofsh përherë me këngë e valle” me vargjet…Vijm me këngë tju përshëndesim/kemi qënë miq e do mbesim… Për të shpërthyer te kënga…Hape portën moj Evropë… dëshmi e dëshirës dhe aspiratës sonë mbarëkombëtare.

Për këtë e vlen ta përshëndesim këtë grup artistësh popullorë që bëjnë për kombin më shumë se ç’bën shteti.

 

Ju lumtë Jonianë!

Na nderuat!.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s