Lirizmi si formë etike dhe dualizmit shpirtëror . (Referim rreth Vëllimit Poetik ” SHESHI I FJALËVE”, të autorit Bilall Maliqi). / Nga Agron Shele

 

 

 

bilall

 

         Bilall Maliq

 

 

 

Lirizmi si formë etike dhe dualizmit shpirtëror .

(Referim rreth Vëllimit Poetik ” SHESHI I FJALËVE”, të autorit Bilall Maliqi.

 

 

 

 

 

agron

 

Nga Agron Shele

 

 

Poezia shqiptare në Lugun e Preshevës edhe pse rrethanat historike e kanë detyruar që të lulëzojë nën peshën e diktatit ose hapësirës shoqërore të imponuar, ajo përsëri e ka gjetur shtratin e vet dhe falë gjuhës e traditës së rrënjosur ndër shekuj është zhvilluar në uniformitet të plotë dhe si pjesë e pazgjidhëshme e fokusit etnokulturor letrar shqiptar. Në opusin e gjithë kësaj shtrishmërie, përqasjeje dhe mbështetjeje vjen dhe poezia e autorit të njohur Bilall Maliqi, i cili i thur lajmotiv jetës së thjeshtë njerëzore, i këndon lirisë aq të munguar, shpreh zërin intelektual të problematikës shqiptare dhe kështu i endur përmes sfidave që i ka servirur koha është shndërruar në zë autentik dhe i padiskutueshëm i vlerave dhe letrave të gjuhës amtare. Fizionomia e këtij autori, duke u mbështetur në gjithë krijimtarinë e sjellur ka larminë dhe gjetjet artistike, ka individualitetin dhe stilistikën e përzgjedhur, ka dritësinë e mendimit dhe ndjesinë e shpirtit dhe si e tillë ajo përbën një kurorë margaritari, që shquan fuqishëm dhe ndritshëm nga përtej horizontet e mbetura hijeve të atdheut të përbashkët. Vëmendja estetike e analizës letrare do fokusohet tek vepra më e fundit e autorit Maliqi, konkretisht tek Vëllimi poetik ” SHESHI I FJALËVE” , i cili vjen si sendërtim lirik dhe ngrihet mbi nëntë poema ( “Asaj“, “Zgjedh(j)e“, “(Sh)prishe“, “(Z)emërime“, “Nëpër (gj)ethe“, “(Ri)takim me mallin“, “(P)ikë gëzimi“, “V(l)erë e dashurisë“, “ Deri te ti“), me nga dhjetë cikle për gjithësecilën, ku në mënyrë rigoroze brenda së njëjtës grafikë poetizohet për dashurinë, intrigat, pabesinë, moralin dhe ndjesinë. Duhet vënë theksi që në fillim tek koncepti ndërtimit të këtij vëllimi, si prurje, kombinim dhe referim që në kuptimin e strukturimit vjen si përmbushje elementësh të përtejkoshiencës dhe përtejshpirtshmërisë, i cili si në mistizëm dhe i kapur pas hyjnish, ose me avancime edhe më të thella drejt pezmeve teje ndjesorë shpreh ovacionin e përshkallëzuar midis dhimbjes dhe zemërimit, midis ëndrrës dhe zhgënjimit, midis emocionit dhe rrebelimit. Për më tepër le të depërtojmë në qerthullin e muzës poetike të këtij autori, të ndalemi tek sezonat e shiritave jetësorë, të cilat natyrshëm dhe gërshetueshëm me simbioza rrathësh heliocentrikë përbrenda etikës dhe moralit definizojnë mendësinë dhe kountinitetin e vetë autorit.

-Asaj (Poema I)

“Po edhe të vdesësh
Në pikë të purgatorit
Peshorja do t’i matë mëkatet

E emrit tënd
Ia mbyllin portën engjëjt

Dhe vargëzimit për ty”

Vargje që duket se burojnë nga një shpirt i brengosur gati në dëshpërim, i cili përflet ëndrrën e vrarë dhe e gjithë kjo përbrenda kontureve të moralit përbaltur dhe sigurisht kjo jepet nëpërmjet notash të forta shpërthimi, gati në pasthirrma , e cila ravijëzon deri në ekstremitet (pikë e purgatorit), pikë që mbyt me errëti dhe fsheh ç’ do shkëlqim, pikë që mbyll ç’ do portë dhe nënëshkruan kohën e “Asaj”, kohën herezi. Gjithashtu përmbyllja e kësaj poeme përveç elementëve sugjestionusë (pikë purgatori, portë ëngjëjsh) jep në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe nuancën e revoltës poetike, zemërimin e vargjeve, të cilat janë fshirë nga memoria krijuese dhe mbyllin hermetikisht dedikimin dhe inspirimin e thellë të shpirtit.

-Sh(prishe) (Poema 3)

“E shprisha një çast kujtesën
Hapa koren e timit almanak

Sakaq e gjeta portretin tënd”

Poema e tretë është ndërtuar me një konceptualitet dhe sens lirik krejt tjetër, për më tepër vjen si një reflektim dhe pasazhi tejet tronditës, pasi diçka e pazakontë ka ndodhur, diçka është këputur dhe ka mbetur përjetimit ndërgjegjie (kujtesë), diçka është (sh)prishur dhe në vizualitet të plotë e gjithë qënia vendoset në kërkim të asaj ç’ farë ka humbur. Nëpërmjet fuqisë shprehëse dhe figuracionit të përdorur kjo ndjenjë gjen mishërim tek format krahasuese dhe simbolika e natyralizuar nga yjet (dashuri e zjarrtë), vjeshta (pikat e shiut trishtim), ëndrrat ( shpresërim), ose konkretisht imazhi, i sjellur nëpërmjet portretit të iluzionuar nga kujtesa më e thellë, e cila zbret nga labirinthet më të thella të trurit (hap koren almanak) dhe e rishfaq për ta rikthyer me gjithë fuqinë shndritëse, ashtu të bardhë si bora e parë dhe të mbetur përjetësisht shpirtit kristal.

V(l)erë e dashurisë“ (Poema 8)

“ Nëpër stinë këputa ca ngjyra
I futa në grykë të mallëngjimit

Fletëve gjelbëruese të gjetheve
Pikojnë dëshira të ëndërruara “

Sigmatizimi dashurisë në poemën e tetë bëhet më befasuese dhe më grishëse, vjen si kuptimësi e botës më të thellë insipruese dhe vetë flirtit jetë, vjen si vlerë dhe prelud i ndjesisë më estetike, vjen si stilim ngjyrash dhe ëndërr që të çmend, të magjeps dhe përherë të mban në zjarrin e saj të llahtaruar. Përbrenda këtyre vargjeve, të cilët sigurish përshkohen nga nota të thella lirike, ka mesazh të qartë ose pikëpamje referimi si ndjenjë dhe si vlerë, si fuqi shpirtërore por dhe si pastërti, si natyralizëm njerëzor por dhe moralitet shoqëror.

Vëllimi poetik ” SHESHI I FJALËVE”, ka një stimultande në rritje nga njëra poemë tek tjetra, ka një kurbëzim të lakmueshëm, ka një bosht të qartë, dhe lakonizon vetë qëndrimin e poetit, qëndrim që duhet të kapërcejë fillimisht nëpër pabesitë dhe tradhëtitë e ndjenjës, pastaj në kufijtë e zemërimit dhe rrebelimit dhe së fundi tek vlera e dashurisë dhe gjithë kjo në funksion të moralit të pastër shoqëror. Fryma poetike, e cila shpesh plotësohet me elementë mitikë për ta bërë edhe më apologjike e bën këtë ndjenjë dhe vlerë sa vetë jeta, dhe për më tepër e klasifikon si fuqi shpirtërore të endur konkluideve ekstreme të përjetimeve, sikurse është në të vërtetë, me të vetmin ejmotiv, që përmasa e saj si ndjenjë të barasvlerësohet si përmasë e karakterit dhe natyrës së drejtë njerëzore dhe etike shoqërore. Edhe në aspektin psikologjik dhe filozofik kjo lloj poezie meriton një këndvështrim tjetër, një trajtim që duhet të depërtojë në metafizikën e vargjeve si: frymë, ide përshkuese, dhe kuptimësi, të cilat në dualizëm dhe antagonizëm gjendjesh percepetojnë thelbin e vërtetë të ndjenjës, duke deshifruar ngjyrimet dhe spektrat e koloritit dashuri.

Leximi i Vëllimit Poetik ” SHESHI I FJALËVE”, sjell të tjera emocione për lexuesin e përzgjedhur elitar, sikurse është vetë poezia, sjell të tjera kontraste për lirikën dhe zhvillimet e saj dhe për nga mënyra se si është kompozuar dhe ndërtuar si vepër poetike, se si janë gërshetuar komponentët figurative me ato psiko-filozofike, se si janë percepetuar dhe deshifruar gjendjet psikofizike dhe ato ndjesore, e bën autorin Bilall Maliqi që të shndrijë në karvanin e poetikës së Lugut të Preshevës dhe të jetë simbolizues dhe me vlera të mirëfillta letrare në mbarë gjuhën e letrave kombëtare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s