GJETHET / Tregim nga Klarita Selmani

 

GJETHET

 

 

 

klara profil

 

Tregim nga  Klarita Selmani

 
…motorri doli nga semaforët dhe mori rrugën majtas duke rrëshqitur poshte hijes së Shën Sofisë që mbizotëron në krah të djathtë të rrugës. Gjethet e rrezuara pa frymë ne mes te udhëkryqit dhe udhës në vazhdim, i zgjuan një ndjenjë braktisjeje në brëndësi të gjoksit.
– Vjeshtë – murmuriti me vete, ndërkohë mornica pikturuan lëkurën akoma të bardhë nga dimri. Në thellësi mbi rrugë, tutje, mali i Psiloritit vazhdonte të mbante kurorën e bardhë, majave…
Pranvera ngadalë-ngadalë, po i linte vendin verës së nxehtë në atë ishull të madh, që ndan Ballkanin nga Afrika duke krijuar mbi det një jatagan gjigand. Dielli mbas shpine, mbante thithjen e përgjakur të natës akoma mbi vete…
Qielli, përzierje mugëtire dhe kaltërsie, sëbashku… Sytë përpinin cdo lloj lëvizje mbi asfalt por gjethet… gjethet vazhdonin te vrisnin hapjen e ditës në brëndësi të qerpikëve…
E njihte këtë stinë. E kishte jetuar më parë. Ja dinte shijen, kohën, hapësirën… Janë nga ato stinë ku rëniet vazhdojnë të qëndrojnë fshehur nën pirgun e gjetheve që kalben duke krijuar kryevepra arti për syrin e artdashësit dhe frymëfalje, frymëfalje asfiksuese për autorin e saj… Grrahma e stinës në ikje, nuk e linte të përqëndrohej në ato që duhet të vinë…
I duhej nje tufan…një vorbull e pashpirt… një vrimë e zezë në hapësirë ku të hidhte gjithshka të kaluar… stinët e tepërta… ngjyrat e magullta…
Kilometrazhi vazhdonte të rritej 75… 83… 97… 120… 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s