Kalendari poetik Akiko Yosano (1878-1942) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Posted on December 9, 2017

0


Akiko YOSANO

Kalendari poetik Akiko Yosano (1878-1942)

Më 7 dhjetor është data e lindjes së shkrimtares dhe poetes japoneze. Jo vetëm shkrimtare e njohur por edhe veprimtare për të drejtat e grave. Një kurreshti nga jeta e saj: lindi 13 fëmijë, nga të cilët 11 jetuan. Ja një poezi e saj:

DO T’IA FAL ZEMRËN

Do t’ia fal zemrën atij që më pyet
Ç’është për mua dashuria.
Faltore e vogël është për mua dashuria.
Themelet e saj jetët e dy njerëzve janë
Shtylla që e mban, dashamirësia
Katet e saj artet, dituria
Dhe muret e saj
Me djersë dhe gjak janë lyer.

Kjo faltore – pagodë s’ka cak e kufi.
Rritet ajo ditë për ditë
Dhe s’i qasen as erë as shi.
Ja, kjo është pagoda që këtu ndërtoj
Në një vend çfardo, të vogël
Ku shpesh, as dielli nuk hyn
Si në ditët e shkurtit, të ftohta.
Por e vetmja dëshirë është
Që të jetë edhe një e vetme
E vogël
E brishtë
Rreze drite
Sado e brishtë qoftë
Sado e shkurtër dashuria
Ka gjakun e ri kjo vajzë
Të nxehtë, sa të djegë
Poezitë e pranverës.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Posted in: AUTORE