Florbela ESPANCA

Kalendari Poetik: Florbela Espanka (1894-1930)

Sot, më 8 dhjetor, është data e lindjes së poetes dhe shkrimtares portugeze, emri i plotë i së cilës është Flor Bela de Alma da Conceição. Jeta e saj qe e shkurtër, por e ngjeshur, e trazuar, plot me vuajtje shpirtërore, që Flor, si poete diti t’i kthente në poezi me vlera. Qe fëmijë jashtë martese e Zhoão Maria Espanca dhe Antónia da Conceição Lobo. Gruaja e Zhoaos nuk lindte fëmijë, por atij i pati dhënë lejën të kishte fëmijë me gra të tjera; një prej tyre qe Flor, që njihet me emrin artistik Florbela Espanka. Pas disa orvajtjesh pa sukses për vetvrasje, vrau veten ditën që mbushi 36 vjeç. Ta përkujtojmë sot me këtë shqipërim prej saj:

SHPIRT I HUMBUR

Qante natën bilbili, pa pushuar,
Ankohej, lutej, klithte si i marrë,
Shpirt i bilbilit, i njerëzve mbarë,
Por edhe shpirti yt, ndoshta qe shuar.

Ti ndoshta je ëndërr që ka kaluar
Që një me dhëmbjen u bë, ka të ngjarë,
Ndoshta je shpirti, ai shpirt i vrarë
Që veç ëndërroi, por pa dashuruar.

Gjithë natën qave, qava dhe vetë
Ndoshta sepse, ty duke të dëgjuar
Mendova si ne, s’ka më të trishtuar.

Shumë i rrëfeve natës së qetë,
Saqë me vete mendova megjithmënd
Qe shpirti im që qante me zërin tënd.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,656 hits

December 2017
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List