Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
NË SFERËN E HIJEVE TË NDRITURA
 
U ndryshk edhe gjethi i frymëmarrjes,
Edhe sfera e hijeve të ndritura.
Ja se si po lëkunden yjet
Në drurin qiellor!
Buzët e mia vënë peceta
Përmbi gjin jtë e tu.
Ato kane shijen e rrushit të pjekur
Në një shpat hyjnor.
Një fëshfërimë gjethesh
Rrëshqet bashkë me ne
Në ekstazin e hatashëm
Të planetit
Që shikon kah qielli.
 
 
 
BUKURIA
 
Dhe ja se si më në fund
Erdhi koha
Të vdesim sëbashku.
Një muzë këndon
Përmes damarëve të shekullit
Apo i pret ato me tehun
E një shpate orientale.
Ndërmjet jetës që kalon
Dhe asaj me dridhje mitare,
Doitës – i përkujtohet edhe asaj
Se po rend.
Dhe ja se si më në fund
Erdhi koha
Të vdesim
Nga Bukuria
Që na dhemb.
 
 
 
LOJA E JETËS
 
Përherë flasim për jetë
Duke udhëttuar
Drejtt Kepit të Shpresës së Mirë.
 
Vendi pranë meje
Të përket
Njashtu sic diellit
I përket vërtitja
Prej buzëqeshjes se Lindjes
Drejt gjurit të Perëndimit.
 
Nëse ekziston në botë
Diçka më madhështore se dielli
Atëherë është vetëm arti
Për ta nisur ditë për ditë
Jëtën, që nga fillimi.
 
 
 
TRESHA DASHURIE
 
Kurorë puthjesh
Sonte kemi vënë.
Ari i tyre i rëndë na ka dehur.
 
Shtrati i dëshirës
Lulëzoi në ekstaz. Në jaseminin
E tij të bardhë kemi notuar.
 
Dredhza të pjekura
Si në mesverë
Nga buzët tua kam vjelur.
 
Gjinjtë e tu
M’i rrumbullaksuan duart
Porsi ftonjtë e vjeshtës.
 
Nga goja jote
Shpërthente një aromë
E borzolokut të përflakur.
 
Dashuria jote
Më shtynte të harroj
Se sa besnike është vdekja.
 
 
 
MJALTË
Përse më dëshuron?
Më pyete.
Buzët tua ishin të praruara
Me polen e nektar,
Bletët e padukshme
Të vizatonin mbi buzë një zemër.
Përse më dëshiron?
Më pyete.
Bletë të padukshme
Përpiqeshin ta mbajnë nëpër ajër
Dridhërimën e zemrës sate.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s