Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

NË SHTËPINË E DANTES

E gjithë Firencja ishte aty brenda
Edhe Beatriçja aty ish,
Të gjitha konfliktet e kohës kërkonin të bënin pajtim.
Ato që nuk mundi t’i merrte me vete,ishin po aty.
Mungonte vetëm poeti
(Nuk e lanë të kthehej sa qe gjallë.)
Në arrati lindtte bibla e kombit italian.
Tani,
Për t’i kërkuar falje,
Radha e gjatë e vizitorëve pret nëpër shkallë.

 

SYVE TË DRITËS

Shkulem dhe bëj të ik nga kjo mjegull,
Nëpër qiej zhytem e përhumb.
Mendimet? Një çati e thikët, pa tjegull,
Shpend i dyzuar: korb e pëllumb.

Në pikën e nisjes: për arrati i etur,
Në pikën e mbërritjes: arratia më tej e zhuritur.
Etja s’më lë te bie në pikën e vdekur,
Në krahë shqipesh sytë i kam pikur.

Dhe mjegulla davaritet luginash,
S’arrin të bëhet re përmbi mal.
Më hapet përpara një diell dëshirash
E rrezet? Syve te dritës ua fal.

 

Nga cikli: BIRI IM, QË NUK LINDE

4.
Nuk desha as ta bëlbëzoja,
Më dridheshin fjalët,
Lakuriq rendnin mes thëllimit e ngricës
E brymë bëheshin nën strehën e qerpikëve.

Ti doje të vije në këtë mëhallë të varfër,
T’i ndizje qirinjtë e yjeve
Qiellit të gëzimit tim me atë hënë të ngrënë,
Por edhe shtëpinë e lindjes
E mbyllën në spitalin e dikurshëm,
Kilometra e kilometra rrugësh me gunga
Me barkun te goja merr sot çdo nënë.

Pastaj,për betimin e Hipokratit ,
Do të kthenim bashkë koshat e ndryshkur,
Për ta gjetur atje të ndotur tok me garzat.
E klithma jote do t’i pergjakte të gjitha fjalët.

Nuk pranove t’i vije mëhallës sonë me lindje çezarine,
U ktheve etershëm në qiellësi,
Nuk doje që kontakti yt i parë me këtë botë të pangopur,
Të ishte me njeriun bisturi.
Më mirë që mbete në maternitetin ëndrrave,
Aty lind e rilind si perëndi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s