Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

***

Krahët e bardhë të engjëllit
Engjëj që askush si pa
Me duar e sy drejt qiellit
Për shpresa më të mëdha.

E kisha edhe unë një Zot
Por Ai më braktisi një ditë
Iku nga unë që e desha fort
Dhe u fsheh tek Perënditë.

Tani i lutem veç tokës
Ujit, ajrit edhe zjarrit ,kaq
T’tjera janë instikte të Botës
Të njerëzimit që s’gjeti Paq.

 

VEGIM

O vegim i botës sime të brishtë,
Që ëndrrave të mia je valvitur,
M’u shfaqe befas si mirazh i trishtë
Si qiri flak u ndeze për t’u fikur .

Në keshtjellen tonë të trishtimit,
Veç një gur doja të ndryshoja,
Të ndizja muzgut shkëndijë agimi,
Pa dashur aspak t’i kthej në rrënoja.

 

Ëndërra

E bukur ishte ëndërra ime mes të vdekurve..
Sa luajta e qesha me ta
Sa frikë pata kur u zgjova
Nga të gjallët sa !!

 

Boshtit të tokës

Retë rënduan mbi supet e mi,
Unë peshën ia përcolla botës,
Ajo rënkonte nga psherëtimat,
nga pabesitë e boshtit të tokës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s