ROZAFA IME / Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

ROZAFA IME

Nënë,
e shtrenjta ime, fytyrhënë,
në mijëra fije të padukshme
ke lidhur shpirtin me mua,
dhe në fund të botës të jem,
e sigurt, ti do t’më gjesh…
edhe sikur të gjitha shtigjet të bllokohen
nga dimrat e acartë,
të gjitha udhët të t’i zënë,
edhe sikur një ditë të harrosh të frymosh,
( i lutem Zotit, jo)
unë e di se edhe atëherë
ti s’do të më braktisësh,
s’do të më lësh…
por si çdo Rozafë e flijuar,
në kufirin e kësaj bote polifem,
do lësh jashtë fillin e padukshëm
që të lidh me gjakun tënd
për të më mbajtur mua fort në këtë jetë,
për të mbytur ditët e mia të errëta, pa ty…
Sepse ti edhe atëherë,
do frymosh brenda meje përmes ajrit dhe dritës,
do mbetesh lëngu i gjelbërt, klorofin’
limfa e gjallë brenda trupit tim…

(mamit tim, heroinës sime, fytyrëhënëzës sime)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s