Hajduti i tapetit… / Tregim nga Hyqmet Hasko

Tregim nga Hyqmet Hasko

 

Hajduti i tapetit…

E nesërmja zbardhi aq ngadalë, sa atij iu duk se pati kaluar një shekull. Në atë vrimë miu ku e kaloi natën, në ftohtësinë e mureve të dhomës së paraburgimit dhe ajrit të mbushur me myk e lagështirë, ora e mendimit sikur i pati ngecur dhe gjithçka vërtitej kuturu, me imazhe dhe kujtesë të çoroditur.
Herët në agim, erdhën policët dhe pasi e prangosën, e hipën në një makinë policie, e cila çau me shpejtësi asfaltin e zi, të lagur nga vesa dhe shiu qe tanimë binte si me shtamba.
Atë po e çonin në gjykatë për masë dënimi…
Gjithë natën qe menduar në atë qeli të ftohtë…
Kur shkrepi agu dhe u duk se po gdhihej, nisi një shi I beftë, me pika të mëdha e të dendura. Dukej se do të ishte një ditë me shi, një shi që kishte depërtuar ne shpirtin e tij dhe tashme qe kthyer në lotë…
Nga natyra, ai ishte njeri i fortë dhe nuk jepej lehtë. Kishte pasur raste që nga dëmtimet në pune i pati dhembur shpirti, por asnjëherë nuk i kishte shpëtuar as një pikë loti. E mbante veten dhe gjithçka e shtypte nga brenda, me një fuqi që ngrihej mbi vetveten. Por sot sot ai qe qullur nga lotët. I vinte turp që përfundoi në burg për një tapet, të cilin e gjeti në rrugë, e mori dhe e shiti dhe me ato lekë bleu disa gjëra për fëmijët që dhe ato të gëzoheshin për vitin e ri…”Nuk duhet ta bëja, nuk duhet ta merrja”, pati ulëritur disa herë në atë qeli që ngjasonte me një mal me akull. Me një mal me ankth. Me një mal me vetmi e trishtim…
I zoti i tapetit e pati ndjekur, duke i thënë që të qëndronte, se do t’ia falte, por frika e bëri që ai të vraponte…të ikte nga sytë këmbët…Në ato momente ai nuk dëgjonte, nuk dëgjonte asgjë, përveç zërit të tij: Ik! Ik! Ik! Kështu, me ngut, hyri në labirinthet e një rrugice të ngushtë që të çonte drejt turpit…
“Si e bëra këtë turp?! – thoshte me vete dhe i vinte të klithte në kupë të qiellit. I bëra mutin gjithçkaje!”…
Atë ditë që e mori policia, ai pa djalin dy vjeç që po qante, po qante, po qante…Nuk ishin lotë…Ishin lumenj të rrëmbyer dhimbje, që po e gllabëronin nga brenda, po e përmbytnin, po e shkatërronin…
Për një çast, ai ndjeu dhimbjen më të madhe në jetën e tij…Shpirti iu bë kallkan nga një ndjenjë e thëllë turpi e ankthi, tej përmasave të zakonshme të një halli. Çfarë do ti thoshte djalit kur të rritej dhe të kuptonte arsyen e këtij burgimi?!
Dhe tani atë po e e çonin në gjykatë për masë arresti.
Salla pothuajse ishte bosh, disa njerëz të ngeshëm, që shkojnë nëpër gjyqe rëndom për të shtyrë kohën, në një cep të asaj salle, ai dalloi të shoqen vetëm, qe ishte mbledhur sa një grusht, me sytë e qullur nga lotët, por në atë sallë ishin dhe disa media vizive, që nuk kanë me çfarë të mbushin programet dhe mundohen ta mbushin me këto gjyqe, duke i trasmentuar pothuajse një javë të tërë…
Ajo zbrazdësi sikur e ngrohu pak, se ai nuk donte që një masë e madhe ta merrnin vesh. Por sytë e të shoqes, ato sy të përmbytur dhe ku lexohej një trishtim i epërm, ia futën dridhmat në shpirt…
Prokurori lexoi akuzën e përpiluar me saktësi nga shpjegimet e të zotit të tapetit…Kur mbaroi, ai pa që u ngrit një burrë rreth gjashtëdhjetave…duke i thënë prokurorit, se ju zotëri keni harruar që unë ju thashë, se të pandehurit që ju po gjykoni ia kam falur atë gjest.
Prokurori buzëqeshi dhe i tha se duhet të fliste kur t’i vinte radha.
I akuzuari ia nguli sytë gjykatësit…I dukej fytyrë e parë, se ku e kishte pare nuk po i kujtohej…Ai nguli sytë përsëri dhe më së fundi iu kujtua…
-E pranoni akuzën që lexoi prokurori, i pandehur?-foli me zë të ashpër gjykatësi. Në krah të tij dy femra, njëra brune, e re, elegante, tjetra bionnde, pak e kolme, por me një bukuri klithëse. Ato ishin ndihmëse të tij.
“Atë bionden në të djathtë e njoh, foli me vete i pandehuri, e njoh mirë”…
-Zoti gjykatës, unë nuk jam hajdut, kurrë nuk kam vjedhur në jetën time…Atë tapet ma dha një zotni për t’ia çuar në shtëpi, por unë humba adresen dhe nuk arrita ta çoja në shtëpi…dhe e çova në shtëpinë time…Gruan e gënjeva, i thashë se e bleva, por ajo më qortoi. Dola dy ditë tek vendi që të takoja te zotin, por nuk e pashë më. I detyruar nga gjendja ekonomike, e shita dhe bleva dsa ushqime për fëmijët. Kjo është e vërteta…Nuk kam çfarë të them më.
Gjykatesi iu drejtua të zotit të tapetit, duke i kërkuar të dëshmonte. Ai në fillim tha se e kishte denocuar në polici, por më pas qe bërë pishman dhe se në prokurori e kishte falur.
-Nuk ka falje,- foli me zë të ashpër gjykatësi. Hajdutët janë llumi i shoqërisë, ata si parazitë që janë vjedhin pronën e qytetarëve dhe dëmtojnë imazhin e shtetit tonë demokratik.
I zoti i tapetit u platit në karrigen e tij dhe nuk dinte çfarë të thoshte.
-Zoti gjykatës, a më lejoni të flasë disa fjalë dhe ju pastaj merrni çdo lloj mase,- foli i pandehuri.
-Fol, i pandehur, -urdhëroi gjykatësi.
-Para disa muajsh, unë isha në shtëpinë e zonjës që ju keni si ndihmese ne krahë, biondes…Ajo bleu një vilë te Kodra e Diellit. Ndenja tre dite dhe ja stistemova të gjithë orenditë. Pasi më pagoj për punen që bëra, e pyeta zonjën se mos i mungonte ndonjë gjë nga ato që unë i sistemova. Ajo më rrahu shpatullat dhe me tha se nuk i mungonte asgjë. Vila që zonja bleu ishte e dyta, në më pak se dy tre vjet punë. Më thoni zoti gjykatës, sa e ka rrogën kjo zonjë që mban në dorë dhe një orë shumë të shtrenjtë!?
Në sallë ra një heshtje varri. Dëgjohej vetëm frymëarrja e rënduar nga situata e gjykatësit. Atij i pati rënë një përskuqje shembullore. Një tik nervor lodronte në ballin e tij të djersitur nga sikleti.
Sytë e biondinës notonin në një bosh të hirtë e të trishtuar…
-PUSHOOOO! -Ulëriti gjykatësi N.
I pandehuri dukej i qetë dhe i patrazuar. I hodhi një vështrim të butë të shoqes, e cila ashtu e mbledhur krusupull dukej si e tramaksurnga ajo befje e atij çasti. Kjo zgjati vetëm dy tre sekonda, se pastaj sytë e hajdutit të tapetit u drejtuan drejt njeriut të ligjit.
-Më lejo të them dhe diçka të fundit, zoti gjykatës. Para pak ditësh, yt bir mbushi 18 vjeç. Unë si një prind i mirë, i uroj dhe njëqind pranvera. Ju, i nderuar Gjykatës, i bletë një makinë super të shtrenjtë dhe ja shtuat gëzimin e moshës. Tani po ju pyes, i dashur gjykatës: Rrogat tuaja sa janë, që arrini të blini kaq shumë gjëra të shtrenjta?!
-Pushoooo!
Gjykatësi qe xhindosur dhe gusha e skuqur si lafshë gjeli protestonte egër, aq sa po bëhej qesharak. Biondina gjithashtu qe bërë lulëkuqe dhe sytë e saj të bukur bridhnin tutje tëhu në një bosh të hirtë e të pakuptimtë.
Prokurori kishte shqyer sytë dhe vështronte të pandehurin me një lloj qortimi të përzier me admirim.
Pas pak, prokurori ndërhyri:
-Me leje, zoti Gjykatës?!
-Urdhëroni,-mezi foli gjykatësi.
-Në rrethanat e reja të zhvillimit të këtij procesi, kërkoj shtyrjen e gjyqit.
-Pranohet, -murmuriti gjykatësi.
Të nesërmen, pasi i mori një dëshmi me shkrim të zotit të tapetit të vjedhur, ku ai e tërhiqte denoncimin, prokurori e tërhoqi akuzën dhe kërkoi për rigjykim një gjyqtar tjetër.
Gjyqi u bë pas një jave dhe gjyqtari e liroi të pandehurin nga salla e gjyqit, duke e dënuar me një javë punë vullnetare për komunitetin.
Të nesërmen, një gazetë kryesore shkruante se një ekip i ministrisë së drejtësisë po shqyrtonte disa gjyqe me probleme të gjyqtarit N dhe një operacion i taks forcës kishte bllokuar për verifikim disa prona të patundshme të tij, në bregdetin jonian.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s