Poezi nga Arbëri Demaçi
***
Jam zan keq
me hijen,
ajo ik e unë
e ndjek…
ajo ik e unë
pas saj…
në këtë kohë
pa kohë edhe
hija jote të ika!!!
***
Tashmë u mësova
me ikjet e tua…
shkon e vjen
e thua se kjo
punë ka mbaruar.
Unë e di se gjithçka
ka mbaruar, por ky
mbarim është i pambaruar!
***
Dashuria nuk do
të ishte kaq
e madhërishme
pa TY,
ndoshta edhe nuk
do quhej dashuri,
Andaj ajo mban
emrin tënd!