KUR MOS TË TË DUA MË… / Poezi nga Drita Lushi

Poezi nga Drita Lushi

 

KUR MOS TË TË DUA MË…

Kur të ndodhë kjo,
mos prit të ketë
ndonjë rrëmet,
katastrofë apo tërmet.
Dielli do lindë si çdo ditë,
Dhe qiellit s’do ti mungojë
e kaltra,as nata;
e yjet s’do jenë më të pakta.
Ato që do të mungojnë,
janë gjëra të thjeshta:
Si përshembull,
Përshëndetjet e mëngjesit dhe mbrëmjeve,
prekja e duarve,
pyetjet :”si Je”, “si Jam”,
Dhe mbështetja e kokës sime
në supin tënd të majtë.

Kur mos të të dua më,
S’do ketë asgjë të jashtëzakonshme;
Njerëzit do puthen dhe urrehen përsëri
do lindin fëmije nga dashuria,
dhe të tjerë do të vdesin nga uria.

Por nëse s’do më shohësh mua,
Luftëtare,
ndonjëherë edhe të egër;
ironike dhe shpotitëse,
te rrëmujshme,
te çuditshme, në të gjitha gjendjet
brenda një dite;
At’herë kam nisur, mos të të dua si më parë.

Nëse, duke më lexuar ditë pas dite,
Befas, nuk do gjesh veten në asnjë varg
apo fjalë,
nëse as heshtjen time,s’do të dish t’a përkthesh si më parë,
nëse brenda lumturisë tënde, do ndihesh befas i palumtur,
at’here dije:
Dije se ke humbur një grua që të do.
Dhe më shumë se një emër,
Një Zemër.
Kur mos të të dua më…
Ka ende kohë…
Ende ka kohë…!

Advertisements

One thought on “KUR MOS TË TË DUA MË… / Poezi nga Drita Lushi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s