Poezi nga Sibora Huda
***
Kjo rrugë,
Sonte po më ngjan si një fletore muzike,
Aty ku makina shkruan
E zhurma thur muzikë në pentagramin gjigand.
Një pikturë
A ka ngrotësi brenda një pikture,
A është i vërtetë ky zjarr,
Bojrat a pikturojnë të vërtetën ?
Pse nxehtësine s’e ndjej.
Po një diell të pikturoj,
A do e ndriçojë rrugën time,
Po atë familje të vjetër,
Penelat a e krijojnë.
A thua se me të bardhë,
Mund të ngjyros mbi të zezë,
Apo del gri,
E shpresat mi shuan ??
Ka mbetur pak e bardhë,
Ç’mund të bëj me të,
Apo në fatin tim të zi,
Të shkruaj: ”LIRI”.
Nënë
E di, që sot rëndë gabova
E zemrën tënde lëndova
U mata aq shumë
Por fjala e toni i lartë
Përtokë më rrëzoi.
Nënë
Mua më le jetim një pikë loti i yti
Sot harrova çdo gjë
E në çdo frymë të mendoj.
Më fal nënë
O nënë
Mi kthe ngjyrat në jetë
Që sot sytë të mos më bëhen si film vjetër.
Më jep një dorë
E fjalët të rrezoj
Pendesën eja ta hedhim tutje
Veç sot
O nënë.
Nuk është hera e parë e as e fundit
Që ndihmë të kërkoj
A më fal dhe sot
Sot nënë
Veç për një sekondë më mungon.
Lotët flasin vetëm fjalën
Ma fal dhe sot…..