NJË DRAMË JETËSORE E SHPREHUR ME VARGJE ( Referim rreth poetekës së autores Pranvera Gjoni)

poezi liber

                 Autopsia e shpirtit  (poezi)

 

NJË  DRAMË  JETËSORE E SHPREHUR ME VARGJE 

 

nexhi

                     Nga Nexhi Baushi

Vepra me poezi “Autopsia e shpirtit” e poetes Pranvera Drita Gjoni, që u botua nga Shtëpia Botuese “Marin Barleti” dhe u promovua para dy javesh, më tërhoqi ta lexoj nga tri arsye:

E para:   Se është libri i parë i saj,
E dyta:    Shkaku i simbolikës së titullit
E treta: Sepse autoren e respektoj si mike dhe kam konsiderata ndaj saj.E njoha nga afere me ngacmoj ndjeshmeria,siqeriteti dhe malli per atdhe.

 

Pranvera

Pranvera  Gjoni

Por leximi i librit më solli kënaqësi të rrallë dhe nuk munda ta anashkaloj pa i shpreh disa mendime komentuese lidhur me përshtypjet e mia. Nga ky aspekt, për ta njohur sa më mirë,qesh e obliguar ta lexoj disa herë. Edhe në shikim të parë libri tërheq ta lexosh, për titullin tejet sinjifikativ dhe mënyra e vargëzimit nxisin akoma më shumë. Ai ofron edhe një kënaqësi tjetër, përkon me një pjesë të jetës së autores, me atë stinën më të bujshme të jetës – kur mbreti është dashuria e mbretëresha është vetë jeta, që njëra pa tjetrën nuk bëjnë. Dhe prandaj libri, siç është bërë shprehi të thuhet, të nxit ta lexosh me një frymë. Me këtë dua të them se libri, ndonëse poetik, ka një tërësi përmbajtësore, një mënyrë specifike të rrëfimit.Në kuptimin teorik kemi të bëjmë me një dramë në vargje.Rrëfimi i fshehur me mjeshtri prapa vargjeve me plot simbolikë,figuracion e metaforikë është esenca e kësaj vepre. Ndonëse poezitë nuk largohen nga ky qark tematik, secila prej tyre përqëndrohet në një pikë të jetës si tërësi dhe të subjektit si rrëfim dhe kështu poetja arrin të krijojë një vepër me unitet të plotë letrar.Duket se poezitë ne fillim mund të kenë pavarësinë e tyre nga linja e rrëfimit, por pas një këndshikimi të veçantë, na del se ato (është fjala për një numër poezishë erotike) mund të kuptohen si hyrje,ta quajmë kështu, në rrëfimin kryesor që, ma merr mendja, se është shumë i ngjashëm me poemën. Në poezitë e fillimit lexojmë shprehje dhe figura kushtuar agimit të ditës, dashurisë, qiellit të kthjelltë, diellit mbi qerpikë, hënës, detit, meteorit që thyen errësirën, buzëqeshjes së gruas ose të burrit, por edhe të tjera si antipode: shkreptijnë rrufetë, dëshpërimi, vegimi i zymtë i jetës, fatit “Mizoria e fatit, këmbëkryq është ulur,” (fq. 9), perde ethesh, korbi, e deri te kulmi i mëllefit urrejtës “Mos ma rrënoni … përkëdheljen time , latuar me endje” ( fq. 73), që mua më duket vargu më me nerv i tërë veprës. Këto të dytat sa vijnë e shtohen duke e ngritur tensionin, fillimisht, me një orë gati mbaruar baterish e deri te akrepi i orës kur nuk lëviz. Autoren, mund ta konsiderojmë kryepersonazh, si grua, si nënë e më pak, ose aspak si femër, Shpirt dragoi, që ballafaqohet me të dramat e papritura të jetës, me ato, që plagosin harmoninë familjare. Hapet sipari i dramës jetësore “ëndrra kish mbaruar” (fq. 14), jetës i shtohen nyjet”. Në këtë vorbull, tymnajë dobiçësh, luftë bërrylash, shpirtzish” (fq. 17) e deri te poezia me titull E rrejshme, ku rrëfehet shumëçka: “Mëkati dyert hap, thërret i uritur gjahu.” (fq. 19). Pasojnë sintagmat metaforike e simbolike: “detet egërsohen”, Dëshpërim dashurie, Ç’vlerë ka jeta…, etj ku poetja i mbledh kufijt e imagjinatës përreth temës kryesore, dhe kur dashuria zëvendësohet me zemër të thyer, me mall, me dhembje e mërzitje (citoj): “Mërzitjen dua, ta gropos pesë pash, nën dhe, Larg, në shkretëtirat …, Dritat e epokës së re, të ngadhnjejnë, gërmadhash.” (fq. 37) Gjithnjë me figracion të lartë duke e synuar të bukurën e artit edhe në pasqyrimin e tundimeve të jetës poetja lutet; “Mos më fajëso”, “Të groposen thellë, natyrëprishësit zuzarë,” (fq. 45). Në poezinë me titull Për një fjalë, në faqen 53, poetja, përmes shprehjeve tejet transparente arrin ta zbërthejë akoma më shumë kodin e brengës dhe të vuajtjes (citoj): Për një fjalë, ma ktheve shpinën, i strukur, në kthinat e heshtjes, Vetmia ime rrugëve të zbrazura, statuj dhimbjesh, vrerë i zemrës. Dhe prapë citoi: Më mbeti, gota plot, duke pritur, Nuk erdhe në takim në orarin tonë. (fq. 83) Hollësia mjeshtrore e poetizimit të vargjeve rrëfyese e detyron lexuesin të ngulmojë për t’u futur në detajet më të imta të linjes rrefimore dhe atje të shijojë thesare të tjera të shkrimit poetik. Këmbëngulja e poetës për ta krijuar mënyrën e vet të thurrjes së poezisë kurorëzohet me plot sukses. Kam krijuar bindjen se përpjekja e autores për të zbatuar të gjitha parametrat teoriko-letrare që të bëjë veprën sa më të arrirë, kanë rezultuar me sukses,kjo per arsye se vete poetja e ka studiuar ate ,per shkak profesionit qe ka patur. Me respekt të madh ndaj poezisë e me ndërgjegje të lartë në përdorimin e figurës, të vargut e të gjuhës, Pravera Drita Gjoni, që në librin e parë ka arritur kështu me sukses të hyjë në botën e mrekullueshme të poezisë. Dhe natyrisht meriton përgëzime(epitete te forta) për punën e saj të guximshme dhe të suksessshme.Me këtë fillim të mbarë,jam e bindur se e ardhmja e saj si poete do jetë e sigurt dhe e sukseseshme. Në të ardhmen, i uroj mikes sime Pranvera,vazhdimësi të mbarë në rrugën e cmuar dhe magjike të poezise dhe shumë suksese!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s