Trilussa nga Maksim Rakipaj-“er diavolo” botuar në Feniks , Nr 13

Trilussa nga Maksim Rakipaj-“er diavolo” botuar  në Feniks , Nr 13

 

Trilussa nga Maksim Rakipaj – “er diavolo” i përkthimeve, botuar në Fenix,nr. 13

 

Network-ët janë kthyer në panaire të idiotësive, por jo rrallë ato vlejnë edhe për punë. Atë e shfrytëzojnë edhe vip-ët kur kanë nevojë të ndihen turmë. Por, duke u sorollatur në facebook, ndodh edhe të befasohesh kur, në një ditë të mërzitshme, të ndeshesh me një perlë befasuese: Trilussa që flet shqipen. Madje atë të Shqipërisë së Mesme. Autori i kësaj mrekullie ështe një personazh i çuditshëm për mua, shumë inteligjent, për të cilin nisa të interesohem menjëherë, pasi kuptova që të guxosh të përkthesh Trilusën duhet shumë kurajë, tepër kulturë, si dhe njohje e shkëlqyer e dialektit romanesk në të cilin shkruante poeti i madh satirik nga Roma. Nuk ke rrugë tjetër, duhet t’i gjesh një dialekt të përafërt në gjuhën tënde. Dhe zgjedhja e mençur bie mbi atë të Shqipërise së Mesme. Çudia është që përkthyesi nuk është nga ajo zonë, por i lindur në Vlorë, që ka frequentuar shkollën e atjeshme të marinës, që ka punuar si oficer kuverte në Flotën Tregtare, që më vonë dënohet për agjitazion e propagandë, që frekuenton, jashtë vullnetit të tij,«universitetet» e Ballshit, Spaçit e Qafe Barit dhe, si i«specializuar» që është, e dërgojnë në minierën e Gërdecit. Che carriera da anticominista! Pastaj vitet ’90, ëndra për t’i shërbyer democracisë dhe zhgënjimi i madh. Nuk është personazh i një romani, por jeton në Lucca të Italisë. Quhet Maksim Rakipi dhe është vërtetë një përkthyes i lindur, i thirrur «kapidon»prej fejsbukasve, pasi ka qenë edhe kapiteni i fundit i anijes «Vlora». Sot lexuesit e «Fenix»-it mund edhe ta njohin si kapiten të guximshëm në detin gjithmonë të trazuar të përkthimeve shqiptare. Pasi ka botuar Khalil Gibranin dhe Pablo Nerudën si lundërtar i talentuar, ja edhe Trilussa. Komplimenta, Max «er diavolo» i përkthimit!

                                                                                                           

shpend

                Shpend Sollaku Noè 

 

 

foto shpend

 

 

shpend 2

     Trilussa i Maksim Rakipajt                                         

 

 

HAJDUTI GARIP

 

Kusht’tha ty mèr jahu,se jom monarkist,

nuke çaj kaptinèn,s’jom as socialist,

as republikan,un jom garip,hajdut,

ene mbaje mend,s’kom me hek dor kurrè,

 

Vjedhça t’dali para ene i mor mbarè,

çat’jen,zengjin,puntorè ene katunarè,

ene me e qit thikèn,s’e kom fare zor,

mjer ai i shkreti qe mè bje nè dorè.

 

Pèrlajça t’ gjej,dhe i pèshtyj nè surrat,

prifta,hoxhè,ushtarèt dhe gratè,

por ama,mos thoni se jom qen bir qeni,

 

ene ja e fundit,se ra muhabeti,

mo shum nder kom un,se kush i osht njit,

mrapa asaj kurvès,q’i thojn politik.

 

 

 

E VËRTETA

 

E vèrteta nè fund tè pusit pat mbet,

e filloi tuj gèrthit:-ndihmè,shpejt,o milet,

m’erdh ujti ke fyti,kom njel pèr gazep!

e poplli s’vonoi, mrrini shpejt e shpejt,

 

me shkallè e me litar;por na dul nji prift:

-nuk bohet kjo gjo kshu,si me tek a çift,

i keni syt nè ball’? kshu doni me e qit?

hudhini naj rrobe,qeka laskuriq,

 

turp me e pa bota,t’i veshim naj kmish!

T’japim t’gjith naj gjo,un si prift jap meshè,

por,ma para ju mendoni si me e veshè…

Shum dakord un jam me kte parafolsin,

 

nji ministèr tha ene rrafi gjoksin,

pèrpajsen e shèrbysit po ja boj kabull,

mete gjith ditèn vesh, meta tuj u pèrkul;

po mbaj vetèm xhaketèn,se nuk bon aq ftoft,

 

jo pèr naj gjo,po osht dhe nè modè.

Ene kaq u desh;dhe tè gjith nga grumbulli,

kush shum e kush pak, naj gjo ja hudhi,

pèr ta vesh e mbulu,pa hudh gjo s’mbet kush,

dhe,hap e mbyll sytè,pusi shpejt u mbush.

 

Kèmishèn e bardhè,nji nuse ja jep,

kullaren e kuqe fal nji deputet,

kapelen dhe frakun dha aristokrati,

ene ke pa ti?nuk shkoj gjys sahati,

u vesh e vèrteta,tani ishte gati,

 

u kap pèr litari, dul n’dritè pèrjasht;

dul e ja filloi:-o mortja ju shplaft,

m’keni zbukuru,me thon mos pèr gjynof,

si m’keni saju, as veten time s’njof !

 

 

 

ATTILA

 

Attila,nji mbret i egèr e barbar,

Gèrthiste:ku vej kom un sot e mot,

nuk ka pèr t’mbi as edhe nji fije bar,

se jom kamzhiku i tè modhit Zot!

 

Miqve t’vet ju thonte:duhet me e kujtu

kte punèn e barit,se un s’jom kaqol,

e kom vu re mir, sa her qè kom fitu,

mrapa po mè vikan gjithato gamor.

 

 

RRUGËT E FANTAZISË

 

nga Luciano LUCIANI

 

 

Kur zemra m’bohet copash pri sikletit,

kur m’ftofet fare e m’bohet akull.

ja fus me mendjen teme muhabetit,

me ondrra,vjersha,dehem bohem shakull.

 

Pastajme mendjen teme gjys tè fikur,

ashtu kadal sajoj naj rrugè a shteg,

qè m’largon pak kohè prej dynjollikut,

ene m’i hap portat,me bo içik qef.

 

Ene flur pèr hatllash shkoj m’hava,

m’bohe tse jom nè kohèt qè kalun,

orèt mo t’bukra i jetoj halà.

 

Ene m’rrehet mendja,se jom halà çun

me jetèn teme kukamçefthi luj,

tuj u hallakatè,fatin me qorru.

 

 

LAJTHITJA E KUPIDIT

 

Nuk pata bo as dy or gjum,

do ti,u zgjova se ngjova nji zhurm,

ndez dritèn un dhe mu n’mes shpis

m’u bo Kupidi,engjull i dashnis.

çar do?-e pyta dhe mejher u ngrejsh,

ai,me shigjet gati me ma njesh,

por,sa m’pa mu,filloi u dhi tuj qesh,

dhe halà m’bohet se e kom ndèr veshè…

I dashur Kupid,-i thash un tuj buzqeshè-

A thu ty t’ka çu ajo Margarita ime?

Se nryshe,si shpjegohet gjith kjo e zgèrdhime?

-Po ty t’rren hallva kot mèr burrè –

mu pèrgjigj Kupidi tuj lujt kom e dur-

kom natarru derèn,pranej jom tuj qesh,

un do plagossha njonin,qè osht njizet vjeç,

osht i ri, i lumtur,nuk ka fare halle,

dhe osht prej atyne “ça fluturon haet”…

ty mos tè t’rrej menja,s’je mo mosh e re,

naj t’gèrvishme t’vogèl edhe boll e ke…

 

 

 

SHOKË APO KODOSHA?

 

Nji dac,qè na thonte unè jom socialist,

veçsa pèr me zon naj vend nè politikè,

gjith qef po hante dje nji pul tè pjekme,

ke guzhina njonit,aty nè vakt dreke.

 

Kur beftas,prej dritares,ka pèrjashtè,

surratin po na qet dhe nji tjetèr dac,

me kadal,i thot,ça bo ti me lali,

me ke ene muve shok tè idealit.

 

Ti idetè e tuja pèr nji pulè s’i shet,

dhe e di,pèr zotin,se po erdha vete

gjysèn ma len mu,a s’paku dy kofsha

pse,ça jina ne,shokè apo kadosha?

 

Apo m’len rahat,daci ngrejti zonin,

ene merre vesh,s’ndaj un me asnjonin,

socialist un bohem,kur kom barkun thatè,

se kur e kom plot,s’di pse…jom i djathtè.

 

O LINA

 

 

Amon,mi Lina,si kujton ti t’keqen,

me qè m’bone naftèn,una do vras veten?

mos i shti vetes kaq shum kasavet,

jom n’rregull ka trut,s’m’ka lon menja krejt.

 

Por nuk vdes un jo,ene me m’rrjep ti,

se masnej do shkojshe nèr komshij,

do thojshe se pèr sumèn tate un i shkreti,

o sa gjinof!Myta veten fare prej sikletit!

 

E,jo!se kshu do ngjajshe ke syt e miletit,

e do t’ja pirdhshe trut edhe nanji tjetrit

do zejshe jaron tjetèr shpejt e shpejt!

 

Po me mu ama,s’tè shkon ky muhabet,

un nuk jom budallè,s’e kom kaptinèn bosh,

do t’them vrava veten,se meta pa nji grosh.

 

 

PADREJTSITË E BOTËS

 

Kur pyta:çere osht mèr jahu,kjo kleptomania?

Osht nji smunje,tha njoni:osht kur vjedh zotnia,

me demek,kush qeka zengjin e s’rrin dot pa vjedh,

nuk paska faj qyqi,gjinof,na qeka pa qef!

 

Por,kurhallexhiu,shkon e vjedh nji buk,

ene ja math vrapit…ehe!Po kush e len!

ça kleptomani,a smunje, thun ti mèr hajdut,

kape shpejt dreqin,kape e rrase mren!

 

Kshu osht dynjolliku!Kur sa hyni shkurti,

u pa nji goc me njonin maj motorrit,

ja njiti shpejt mileti:nji kurva mutit!

 

Ama,kur princesha bukur,n’Amerik ja mbathi,

me ate çunin, kamarierin e ambasadorit,

e shkreta gru,vu pri histerizmit,e ka pri hallit….

 

 

 

PUN RACE

 

Sa qen i shpifèt!Qafsh mu,ku e ke gjet?

M’tha plaku shkret:i bukur nuk osht, ke t’drejt,

por nuk mè dahet pèr zotin,pèr qamet

tani,qen rrace nuk osht,vèrtet

por gjojnat e mira me kte dynjollik

jo pri bukuris,pri zemre vijn or mik,

ene si e ka surratin,s’me plas asiçik.

 

 

 

ADAMI DHE DELJA

 

Sii parè Adami mbi gjith gjon e gjallè,

i thot nji dit deles:prit içik,kadalè,

un jom laskuriq,ti ke gjith kte lesh,

do ma japèsh tè gjith,mè duhet m’u vesh,

ty nuk ka ça t’duhet,si thu,e kom drejt?

pan grejt kokèn delja:-beee,u ka pèrgjegj.

 

Kshu u vesh Adami.Sa kalun ca javè,

pjell tre qingja delja,tè bukur,tè bardhè,

s’priti hiç Adami,tè tre i pèrlau,

fèsht ju futi thikèn,i rropi,i çau,

mè duhen me hongèr,si thu, e kom drejt?

pa ngrejt kokèn delja:-beee,u ka pèrgjegj.

 

U plak edhe delja,shkun nja katèr vjet,

nuk kishte mo tomèl,fije lesh s’i mbet,

ene tha Ademi:-si tè kalojnè ca ditè,

po tè ther dhe ty,po boj hazèr thikèn,

nuk mè lypesh mo,si thu,e kom drejt?

pa ngrejt kokèn delja:-beee,u ka pèrgjegj.

 

Tè lumt! i tha robi.Vallahi,s’osht pak

se ti disiplinèn e paske nè gjak,

e jo vetèm ti,por tè gjitha tufè,

boni vetèm bee,rrini urt e butè,

dhe pse kajherè,punèt s’tè shkojn voj,

keq mè vjen vallahi,po nuk kom ça boj.

 

 

ZEMRA E TIGRIT

 

Nji tigèr indian qè bonte pjes me j’cirk,

me qef po shifte nji gru,atje nè publik,

po e shifte dhe ajo,me shum sevdallik;

I tha Luanit:- sikur me e hasè ate nè pyjet e Indisè,

e dhe sikur tè isha tuj vdek prej urisè,

nji ku po ta them,s’kisha me e hongèr,

sa e bukur qeka,po m’duket si ondèrr!

por,pau ndi do u afroja,

tuj u spèrdredh e tu bo lojna,

si qeni kur shkon ke zonja…

Gruja e bukur syt s’po ja hiqte,

tigrit qè nè zjarr u hidhte edhe syni nuk ju dridhte,

“ah,tèkesh dhe ta bosh postiqe”,

i tha burrit edhe miqve:

po e shof dhe s’kom tè ngop,

apo s’bohet dhe nji gèzof!

ç’ngjyra,sa bukur,gjithè jetè!

sa qef paskam me e rrjepè!

 

 

STATISTIKA

 

Statistika osht ajo shkenc mèr bab,

qè çdo gjasend e rregullon me hesap,

sa vdesin,sa lindin dhe sa shtohen,

sa smuhen,burgosen dhe sa martohen.

 

Por jo gjo, qè mu mè len gojhap,

osht kur me pèrqindje fillojn bojn hesap,

e kjo do me thon,qè kan nji mesatare,

si ata pa brek,si kush lun me paret…

 

Nji,t’ivejm kaptinèn muhabetit:

si mbasstatistikave tè shtetit,

nganji pul pèr frym pèrdit na takon,

 

e nse qesja jote dot s’e pèrballon,

statistikao sht qè mendon pèr ty,

ti hiç mos e rruj,ka aj tjetri dy.

 

 

SHPALLJA

 

Me qit nji shpallje pat urdhnu

mbreti Luan,ku pati shkru:

-kush flet keq pèr mbretin,hapèt a tinèz

ta dijè,se e pret sopata kaptinès…

Qysh ditèn qè kjo gjo u shpall,

s’u ndijshin mo kafshèt,a jan vdek a gjallè.

Pyti pula Qenin:-ça mendon mèr çun?

Tha Qeni:-vallahi,si ty e mendoj dhe un,

“ka-ka-ka”tha qeni,nuk e zgjati shum…

Kur ja priti Pula:hum-hum-hum-hum-

Aty qèlloi nji gjel,por pak si i shkallum:

-Kikirikiii,-janisi kongès gjith gèzim..-

por qe konga e fundit pèr at gjelin trim.

 

 

SINQERITETI NË TAKIMET ELEKTORALE

 

Nji deputet diçka m’ kallxoj,

por,ktu t’i themi,ktu t’i lejmè:

-me kto takime shkoj si me zor,

mèrzitmi shumè,shkoj krejt pa qef.

 

Ja filloj:gzim i modh pèr mu,

me qenè mes jush o qytetarè

martirèt dhe herojt me i nderu,

se na i lon amanet t’parèt.

 

Masnej me idealet vazhdoj,

me skllevèr,tiranè e vargoj,

me prifta,hoxh dhe mbreta

dhe s’fundi me idealet e veta:

 

ktuja fillon me qajt,ene qan,qan vèrtet,

kaq mirè e lu shejtoni,sa gati fillon me qesh.

 

 

KARAGJOZËT

 

Nè kohè tè vjetra,kom nigju,

nji karagjoz mbretnit patèn caktu

me i bo me qesh – njashtu si bojn tani

me ministrat qè vejn sot nè qeverri,

me ngjajt mo t’mençèm,me ngjajt mo serioz-.

Luani,mbret’ikafshève,u çu nji dit nervoz,

ja pat dhon truni,donte nji karagjoz.

Dhe kafshèt n’at konkurs shkun t’gjitha me radhè:

boni balet Ariu,se qe mo i parè,

dul dhe nji fjalim mbajti Papagalli,

majmuni pastaj,delja, dhia edhe kali…

Dh u copash u bo çdo kafsh e ngratè

boni ça dinte, sa pati takat,

me kap at vend pune,me e bo me qesh,

por Luani,ul pèrballè nè shesh,

rrinte turivarè,s’i vinte me qesh.

Dikur mò,u lodh dhe foli serioz:

-Lene,s’bohet gjo:nuk e kom me t’keq,

duhet me qen njeri me u bo karagjoz,

 

I përktheu:  Maksim Rakipaj

 

One thought on “Trilussa nga Maksim Rakipaj-“er diavolo” botuar në Feniks , Nr 13

  1. I am not sure where you are getting your information, but good topic.
    I must spend soe time studying more or working out more. Thanks for eexcellent information I
    was looking for this information for my mission.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s