GËNJESHTRA ËSHTË SI GUNGA E GUNGAÇIT – NUK FSHIHET DOT (esse nga Tersinka Pereiera)

GËNJESHTRA ËSHTË  SI GUNGA E GUNGAÇIT – NUK FSHIHET DOT

Esse

teresi10

nga TERESINKA PEREIRA 

Përkthyer në shqip nga Riza Lahi

Bob Marley kishte të drejtë kur gdhëndi këta fjalë: “ Ti mund të largohesh me vrap, por nuk ikën dot me vrap nga  vehtja jote!”.
Ti nuk mund t’i ikësh gënjeshtrës tënde, sikurse gungaçi nuk e këput dot gungën në shpinën për t’u dukur i drejtë dhe elegant. Gënjeshtari apo gënjeshtarja vuan sepse është pikërisht ai apo ajo që akuzohet ditë dhe natë, minut pas minuti. Nëse ti harron që ke gënjyer, ti vjen dita dhe vihesh  para një telashi të madh. Siç thuhet në një proverb të fisit afrikan që flet gjuhën

yoruban   : “Një rrenë mund të vrapojë tër vitin, por e vërteta ka për ta arritur një ditë”.
Gënjeshtari është një person i largët, i largët nga të tjerët, madje edhe nga vetë vetvetja. Mosmundja për të mos e kontrolluar veten tër jetën, e bën atë të pështirë, dhe, e vetmja zgjidhje për të mos qënë i apo e tillë, është një tjetër punë – ajo për të kontrolluar me shumë kujdes fjalët dhe veprimet.
Njëherë, unë kam vizituar një gjimnaz; atje lexova të varur në mur dhe me gërma të mëdha një poezi të Frank Autlou. Shkruhej kështu:

Ndiq mendimet tuaja
Ata bëhen fjalë
Ndiq fjalët tuaja
Ato bëhen veprime
Ndiqi veprimet tuaja
Ata bëhen karakter
Ndiqe karakterin tënd
Ai bëhet  e ardhmja jote

Kjo ishte tamam në vëndin e duhur dhe në kohën e duhur. Është pikërisht gjimnazi, ku studentët nisin t’i kushtojnë vëmëndje asaj pjese shumë të rëndësishme të vetes së tyre, që quhet karakter. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme për secilin egoja për të treguar veten se sa i zgjuar, elegant, i pasur dhe progresiv ka për t’u bërë. Njatëherë, “mendimet, fjalët dhe veprimet” kthehen në gënjeshtra për t’iu bërë përshtypje të tjerëve, për të tërhequr admirimin e vajzës më të bukur të shkollës, apo djaloshit më të famshëm të shkollës.
Të bësh të zgjuarin apo të pasurin është e lehtë. E ardhmja nuk ka rëndësi shumë për personin që kërkon qefet dhe “e dua tani “. Gjithsesi, don zgjuarsi për të dalluar që dikush mund të bëhet inteligjent dhe i apo e pasur nqs ai apo ajo studion dhe punon shumë gjatë jeteë së vet, duke u bazuar te realiteti, vetkontrolli dhe respekti. Në përgjithësi, shokët admirojnë një bashkëmoshatar të tyre që është studioz, i zellshëm; një koleg i tyre thuajse përfekt. Nganjëherë ata biles bëjnë shaka dhe qesëndisin pas krahësh ata që lexojnë dhe shkruajnë tër kohës e që gërmojnë  tash e parë nëpër  biblioteka e rafte librash e mandej shkojnë në internet , por nga ana tjetër  e dijnë që ata I pret një e ardhme e madhe përpara  duke vepruar kështu – kujdespër  me prioritet për të rritur dijet dhe mënçurinë. Kjo gjë kërkon kohë dhe guxim , sepse për t’u madhështuar në karakter dhe në inteligjencë është më e rëndësishme se me trashë qafën dhe me rritë gjymtyrët.
Duke vepruar dhe pretenduar se ti je i apo e mira dhe e apo i shkëlqyeri, kjo mund të fryjë egon tënde, sidomos kur ti ke projektuar një imazh të qëllimshëm për të impresionuar të tjerët. Por, në tërësinë e vet, kjo gjë është një hipokrizi, një rrenë e madhe. Njerëzit që veprojnë kështu, shpejt a vonë, e shikojnë vetveten ballpërballë me vargonjtë e gënjeshtrave, vjedhjeve, tradhëtive, krimeve dhe u duhet të mbështillen mirë në vetvete, në mënyrë që të vazhdojnë të ecin duke gënjyer tër jetës. Gjithsesi, ndrymja në vetvete asisoj, është edhe më e keqe se sa krimi; një ditë e vërteta ka për t’u mbërthyer me të.
Ka qënë një emission në TV  prej dr. Keith, që nuk kam për ta harruar kurrë. Atje ai prononcoi këtë fjali:
“ Të thuash se kush je ti, në të vërtetë, është dhurata më e madhe që ti mund t’i japësh njerëzve”.
Unë do të shtoja : edhe vetes tënde!
Kjo është një dhuratë për ndërgjegjen tënde: Ji i vërtetë me veten tënde së pari, mandej me të tjerët. Çmimi I saj është : shpirti, zemra, bota jote shpirtërore e  çliruar, apo quaje si të duash.
Kjo është vetë liria.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s