Musa Jupolli, midis Artit dhe Çështjes Kombëtare Shqiptare

musa

        Musa Jupolli

 

Musa Jupolli lindi më 7 qershor 1955 në fshatin Alban (Shajkofc),Podujevë. Kreu studimet Letërsi Shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1984 jeton në Paris. Është themelues i Shoqatës “ALBAKOS”, e para shoqatë shqiptare në FIDH.

 

 

musa me kadarene

 

Më 1985 takohet me I.Rugova në Paris dhe bisedon për çështjen e njohjes ndërko- mbëtare të luftës për pavarësinë e Kosovës. Takimi me Kadare-n daton nga viti1987 në Paris ! Më 1989 antar i Byrosë në Koferencën e Helsinkut (Kleber-Sorbonne) takimi me Judith Ingram dhe Robert Hand (Staff Membre) SHBA. Më 1990 me Antoine Garapon (profesor magjistrature në studimet e larta në Paris) dhe me Olivier Mongin (filozof dhe drejtor i Revistës ESPRIT) themelojnë Komitetin e Kosovës. Mbanë shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Itali, Danimarkë e gjetiu për çështjen e Kosovës dhe kulturës shqiptare. Takohet tri herë me Jacues Chirac, ish kryetar i Francës. Në vitin 1999 kthehet për herë të parë në Kosovë dhe ishte musafir i Bernard Kouchner me të cilin njihet që nga viti 1988.

 

Botime të autorit

 

librat e musait

 

Ka botuar shumë artikuj dhe intervista në shtypin shqiptar dhe francez. Më 1994 është iniciues i librit “çështja e Kosovës”I. Rugova (Fayard) në Paris Botime :

 

Më 2001 botoi librin ” Le gardien de chevaux” (Michalon) në Paris.

Më 2002 nxjerr një cikël të poezive në ” Voix d’Encre”

Më 2008 botoi romanin ” Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve” (Faik Konica) Prishtinë.

Më 2009 botoi librin DITAR (Faik Konica) Prishtinë.

Më 2010 botoi romanin ” 99 ” (Faik Konica) Prishtinë. Më 2011 botoi ” Kosovë p(R)ozë e gjatë…(poezi ) (Faik Konica ) Prishtinë Më 2012 botoi “Poemë n’ Udhëtim” (poezi) Rugova Art Prishtinë Botime tjera:

 

ËshtëI pranishëm n’ Atologjitë:

 

2012 Trinomi i Lirisë: “Monolog me Poetin dhe unë”(Jusuf Gërvallës)Jeta e Re Prishtinë

2012 Antologjia e Dhembjes Poetike:”Poet”(Ali Podrimjes)Rugova Art,Prishtinë

2012 Antologji “Dhembje e Bukur”: “Ali Podrimjes”Ministria e Diasporës,Prishtinë

2012 – Bekim Në Bekimin :” Jetë në lexim”(Bekim Fehmiut)” “Prishtina Press”,Prishtinë

* 201 2 Pesë Degë Trungun Thërrasin…” : Cikël të poezive”,Marin Barleti”, Tiranë

201 2- Një Shekull Dritë 100 poetë 100 poezi , ADA, Tiranë

…. 2013- Libri « Prekja e Pikëllimit » «, Poezi Adem Berisha Poet , Prishtinë

2013 – «Flakadani i Lirisë» Besianë *50 autor 100 Poezi kushtuar Zahir Pajazitit

 

Poezi

 

atdhe
PËR TY ATDHE – 

NUK KAM KALUAR AS NJË DITË
PA TË DASHUR, ATDHEU IM

AS NJË NATË PA TË ËNDËRRUAR
NUK E KAM KALUAR

NUK ËSHTË GATUAR AS NJË BUKË
NË SHTËPINË TIME

PA E MENDUAR
FITOREN PËR TY ATDHE

AS NJË ÇAST PA FOLUR PËR TY
NUK E KAM KALUAR

NË SHËTITJE
NË NDEJA

NË ODA E SALLONE
TAKIMEVE E NË PALLATE E PARLAMENTE

NË SHKRURJËN E LETRAVE
ME LAPSIN TIM

ISHE DHE MBETESH TEMË
TI ATDHE

GJUHA ËSHTË E ËMBËL
NATYRA FLET

E QIELLI FLET
PËR TY ATDHE

NGA NJË JANARI
ME TRIDHJETË E NJË DHJETOR

ÇDO DITË
ÇDO VIT

VIZATOVA DHE SHKROVA
MBI HARTËN TËNDE

DARDANI
ULÇIN E MALËSI

SHKUP
PRESHEVË
E ÇAMËRI, S H Q I P Ë R I

 

 

 

FLET(Ë)ORE VARGU

 

Para se të bëhem shkrimtar
Isha përpjekur të pikturoj
Fillova pak edhe me kitarë
Politika ime në kulturë
Eh !
Fillova me vargje në Poezi
Mite ritmike n’artin tim
Dashuri me letra të vjetra
Stili im, gati e folme
T’ flas me gjuhë
Ta thej qetësinë, ndalesën
Në kohë të thyera
I vetëdijshëm në shenja
Udhë e gjatë e veprave
Ndoshta pse jemi shqiptar
Në mes dy paragrafeve
Sherueshëm n’ zemër e n’shpirt
Mbështjellur me të gjitha bukuritë
Me melodi natyre vura dashurinë
Trupuar sipas ndjenjave të mia
Gdhendje sipas ideve të mia
Vepër sipas shijës sime
Jetë-arti im
Atdheun e quajta shkollë
E arteve të Bukura
Si shkrimtar n’ imitim
Gjeta-gjej « inspirim »
Frymëzimin shqiptar !

 

 

 

 

poezi 2

 

Kush e solli Doruntinën
Malli po i digjte shtatë mbretëritë
Kalorësit morën udhë për nëntë ditë
Nënës zjarri n’oxhak nga lotët i ishte flakur
Zanën e Malit në ndihmë e kishin thirrë
Vetë mbretëritë postulet i dërguan
Filozofët po kërkonin idenë
As romakët me luftë
As grekët me filozofi
As egjiptasit me madhëri
nuk do ta gjenin
E kërkuan në male dhe në fusha
As dallëndyshet shtegtare
nuk e kishin parë
Kush e solli Doruntinën?

 

 

 

idriz

 

 

Jam nxënës i Idriz Seferit
Çou Idriz Seferi
Shqypnia po t’ thrret !
*
Sot e vura n’ Apostrof
popullin tim ,
n’ Apostrof studimi ,
kronologji e kombit !
Kthehu n’ Apolloni
aty ku lindi filozofia
folmë gur’ m’ gur’
n’ gurgullimën e lumit tënd ,
n’ madhërinë e shqiponjave
vetë shenjë e Hyu-t !
Cou Idriz Seferi !
Për atë penë
që ma le n’ amanet
sot Apostrofi m’ është lënduar !
C’ fare prisni ?
M’ erdhë një zë ,
Zëri i Idriz Seferit:
S’ kem nevojë për ottoman
as për ferrtarizëm !
Asht është folje e jetës shqipe
Histori e pa përkthyer ,
Vepër e pa shterrshme !
Me vargun tim
Jam nxënës Idriz Seferit ,
Nga zemra ngjyrë pikon ,
Pena ime pushkën e Idris Seferit mbron !

 

 

 

Pena e Poetit nuk falet !

Ta pimë një kafe
Ta lexojmë një roman
Në recitim një poezi
Ta shkruajmë një dramë
Disa nota në kompozim
Ta pasurojmë enciklopedinë
Linguistikë aromë biblioteke
Evangjil’
« I lumtur në thjeshtësi shpirti »
Bukuri e egër vargu im
N’ art jeta ka kuptim
Eh !
Erotika në butësinë e syrit
Zhvesh’ rrobën e një engjulleshe
Të pa mundshmën nye çels
Sublimën e betuar deri në takim
« Në murgeshë do të shëndrrohem » tha
Anije me vela tablo pitoreske
Në rikthim të Poetit
Epopeja e Madhërisë së tij
Qe nga ajo kohë
Homeri në lexim-deshifrim
kishte shpezë, Liri …
Kërkues me diplomë
Në studim biologjia e Atdheut tim
Deri sa shkolla e estetikës
Mirrej, po edhe sot
Me bukurinë e Hyjneshës
Që shoqe tjera nuk ka
Ani se aktorët e skenës
Nuk u pajtuan
Aty kishte edhe të tjerë të huaj
Që m’i turbulluan ujërat
Burimin
Rrjedhën
Ngjyrat
Realja dhe irealja
Formë e vet ekzistencës
Në përkushtim të filozofisë
Në synim të bëhejë Nënë
E Besës në takim premtim
Eu !
Kjo temë s’ ka mbarim
Fishtë le t’ më thonë
Le t’ më denojnë
Azil Eneut do i kërkoj
Nolit letër i shkrova
Mos më prishni mërzinë
Poetin e kopjova
Më fal Ali Podrimja
Për plagjiaturë
Liria është Pena e Poetit që nuk falet !

 

 

 

naim
I Madhi Naim Frashëri !

Premtim !
Në Përmet
Rilindjes Kombëtare
I zë i Pavarësisë
Ditë Dritë Dielli
Natë Fjalë(t)(e) qiriri(t)
Nurshëm shpirti i tij
Në gjuhë të një rrënje
« Gjuha Jonë »
Shqipërisë !
Përmet !
Përjetë ,
Iliadën na e solli vetë !
E lexova e këndova
Pran çdo lisi
Nimfeat e zënta
Atje në lugje bregore
Dashuri Mëmëdheu më shtohej .
Ej natyrë e Arbërisë ,
Vetëmia e Lirisë
Male e fusha të besnikërisë
Zë në melodi
Lulekuqe
Linda Poet
Në vazhdim të historisë !
Nuk them t’ më lexoni si Naimin
Me lexoni për Naimin
Ora nuk pret
As zogjtë shtegëtar
Nuk e ndalën kohën
I mërguar që jam
Mëmëdhet’ n’ emër t’ gjuhës
Varg vargje
Pena ime më vjen në ndihmë
Pikturat n’ ëndërr mi shëndrron
… të nesërmën
Zanore e bashkëtingllore
« Gjuhë Jonë »
Në Himn’ t’ Atdheut
Më nget !
*
Nuk takova asnjë Komb
Me tri e më shumë besime
Tungjatjeta vëlla
Si arbënorët në Gjuhë shqipe !
Që njeriu ta shijojë
T’ ëmblën ,
Fitorën dhe lotin
Për mos ngatrresë në besim
Afruam Fé
Lidhje shpiertërore
Na e tha
Fishta
Shkodrani
I Madhi Naim !

 

 

fishta

 

At’ Dhé Gjergj Fishta !

 

Tokë hap thesarine e Fishtës

ta gjejmë gjuhën e bukur të shqipes !

Gjergj !

Ky emër I Madh !

Pastaj Gjergj Fishta ,

Ky emër i tridhjetegjashtë shkronjave

Të shkrira në Biblen Shqiptare !

“Lahuta e Malcis”

Këtë Lahutë… babai im

E mbolli në kopshtin e shtëpisë ,

Lexohej natën

N’ fusha e n’ male recitohej,

Shqipërinë Lahuta … kërkonte !

At Gjergj Fishta Atdhé thërriste !

 

* Zadrime e nderuar ,

N’ Histori e pa harruar ,

Yt bir shpirt lirie

Shkodra jo rastësisht

Fotografi Kombëtare

Në zemër mban Fishtën tonë !

“E Popullit “!

Tha At Fishta !

Mori e lexoj ,

E Këndoi :

“Gjuha shqype”

“Me gjuhë t’ veten rrnoft Shqynia”

Zgjohu me këtë zë të bukur populli im !

 

 

musa 7

 

U  dashurova gabimisht
u dashurova gabimisht
jo rastësisht e përqafova
bukuri
nurshëm
ecje elegante
në dehje
dashuri e ndaluar !
*
flakë-dritë-përvluese n’shpirt
veshur me fustanellë të mëndafsht
intelegjenca e sharmit të saj
yll’ nesh(ë)
në thjeshtësinë estetike
në barishtën pran liqenit
nën hijën e një peme
gjysëm trupin nën rreze dielli
gjinjët mbështjellur me flokun e gjatë
një këngë e re
një lexim i ri
romani i jetës !
bibla e dashurisë
e putha në ball
e putha në gushë
histori arti
frymëzim letrar
dashuri, kjo fjalë e bukur shqipe
besim në shikim
me shkrim gravuar
gabim
sa gabim i bukur !
*
ruani gabimet e bukura
si të rrahurat e zemrës
ruane Atdheun si sytë e ballit !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s