Poezi nga Jyrki.K. Ihalainen / Përkthyer nga Silvana Berki

foto per filanden

                 Jyrki.K. Ihalainen

Jyrki.K. Ihalainen është shkrimtar finlandez, përkthyes dhe publicist. Ai ka publikuar 34 vëllime prej vitit 1978 në gjuhët finlandeze, angleze dhe daneze. Ihalainen ka marrë cmimin e parë në vitin 1995 për shoqatën ”Forcat e reja”, Cmim në artet Pirkanmaa në vitin 1998, Cmimin Eino Leino në vitin 2010. Ihalainen është edhe drejtuesi i festivalit Anniki prej vitit 2003. Ai ka marrë pjesë në CD-në e rap-artist Asa, në të cilën prezanton në lirikë ”primitivët”.
Më poshtë po ju prezantoj poezinë e tij, të cilën e recitoi në eventin 100 Thousand poets for Change, ku përcjell shqetësimin e tij nga një tjetër këndvështrim.

 

s 2

Përkthyer nga Silvana Berki

 

Përballë meje ecin hajdutë!

Përballë meje afrohen hajdutë me maska Mukabare dhe Kadafi
Dhe pajisje të rënda ushtarake,
Përballë meje vijnë rrugecër me gishtat drejtuar mbi bebe
Të cilët vjedhin pampersat nga dritare reklamash
Përballë ecën ferrari me fener të errët
Dhe në timon qëndron Stalini Zezak.
Përballë meje vjen një grup me 100:she të fallsifikuar dhe të korruptuar
Finlandezë vëndas me pantallona gati të djegura dhe kapele të pjekur
Përballë meje vjen një nëndetëse ngarkuar me profesorët e dëbuar kinez
Që në krah mbajnë cantën me Wikileaks kineze të shpuar
Përballë meje qëndron një ujk i artë me një shportë të kuqe plot kërpudha
Dhe nën sqetull Kësulëkuqen që shkëlqen
Përballë meje vjen një skuadrilje pilivese që më mbron me guxim
Deri në kufirin e ujqërve të fundit në anën jugore të ulkonjave
Përballë vjen një grup aktorësh që praktikojnë teatrin e stuhisë, duke replikuar…
…gjatë pushimit plot energji fraza shpotitëse.
Perballë vjen një katarakt të vjellash përmbajtur nga qeveritarët
Që shërbejnë duke marrë në gojë dhe duke pushuar nga puna
Përballë meje vijnë pjesë budallenjsh në topa leshi akrobatësh
Ndjekur nga hajdutë xhepash që ndjekin vajza shkolle me minifunde
Përballë meje vjen një demonstrues me një sy
Me qëllim të pushtojë atë – vendin i askujt-
Përballë meje vjen fytyrë – koyoti dhe shpirt kumarxhiu
I cili ka shtat pretendimet e shpirtit
Përballë meje vjen një kapitull I shenjtë thithur nga një fizikant bërthamor
I cili ka zbuluar sesi boshti i tokës kthehet përbrënda dhe c`farë unë duhet të shoh?
Unë shoh të pambrojtur kope ujqërish që ecin në drejtim të qëndrës
Në drejtim të banakut të sheshit qiellor
Unë shikoj Luftën e dytë botërore me dezertorë
Që kthehen fitimtarë nga lufta
Unë shikoj priftëresha që rrëmbejnë me kaperdina hapur
Në sy të të gjithë besimtarëve.
Unë shikoj grate shtëpiake duke vallëzuar vallen e gjelit dhe të pulës,
Afër zjarrit të hapur pllenues
Unë shikoj nxënës të dobët kumarxhij të mvarur
Përplasur në aerodrome duke mbyllur rrethin atmosferik
Unë shikoj veten ngopur me grupe të rinjsh
Që godasin mëngjeseve makina në nxitim
Unë shikoj kombin e parritur të djemve të Arabisë Saudite
Mbretërisë së petroilit dhe të gjitha vajrave
Unë shikoj gjinjtë prej silikoni te heroinave që plasin
Si llampat e djegura,
Unë shikoj shitësin e pluhurt që zgjon me shkop bejsbolli grushtet gjysheve të armatosura,
Unë shikoj forcat guerrile ulur në frontin e terminaleve digitale
Në xhunglen pirateske që sulmojnë shërbime siguracioni dhe bankare,
Shikoj spekulatorët e tregut të aksioneve duke u strehuar nën dhe
Llogaritjeve dhe parashikimeve që rrëzohen,
Unë shikoj koka të prera iraniane që diskutojnë me profesionizëm poezinë e shekullit 700-
Unë shikoj shfarosjen e qënieve detare
Kanalizuar në plazhin turistik
Unë shikoj epokën e mayas të vijë në përfundim, unë shikoj token e përdredhur, dhe sesi planeti I skllavëruar digjet
Unë shikoj sesi dielli ndalet dhe tërhiqet nga roli si Perëndi për njerëzimin 5:28/ ritëm I ri
Unë shikoj sesi kombet luftojnë një zjarri të madh dhe
Shikoj sesi dallgët e mëdha shkatërrojnë brigje të tëra dhe
Shkatërrojnë fabrika dhe termocentrale dhe qytete pasanikësh
Fshehur në lashtësi në thonj dragonjsh që digjen në vetvete
Dhe aty lidhet ajo,
Të ndizet në flake
Të djegë gjithcka që gjen,
Kudo dhe ngado që shkon,
Kudo ku humb
…dhe ku humba unë?
Unë humbas nga një perëndesh me një sy,
E cila ka gjashtëmbëdhjet duar në gjuhë memecësh
Unë humbas nga e dashura transparente
Që ka një rrip beli prej grerze ku lexon: të djeg në njëmijë e një net
Unë ju fus në qorrsokak, Ty që paparalajmëruar shfaqesh përpara, mbrapa dhe anash meje
Dhe je në cdo vend brënda meje
Je gjithkund
Nuk të njoh,
Dhe kam frikë prej teje,
Prekmë,
Merrmë erë,
Lermë rehat
Unë të dua, unë kam nevojë për ty, mos ji e tillë
Mëndja ime të kërkon ty,
Mos ji arrogante, mos ji e ngurtë
Mos ji kaq pak,
Mos na njom ne me këto vajra luterilante
Ne jemi të shpejtët që të uritur e pijmë të gjithë vajin, e thajmë të gjithë gjakun e zi,
Ne jemi si qentë dhe macet e rrugicave
Jemi si hëna dhe qielli dhe satelitët e të gjitha linjat e tensionit
Dhe motelet në anë të rrugës që ju vijnë erë kacabujtë
Dhe në to serviret ushqim i ndyrë,
…dhe aty humbasin të gjithë në pranverë
Dhe kjo është rruga që të con në atë
..Ku unë të paktën nuk jam duke shkuar, sepse asgjë tjetër,
askush prej nesh nuk do e mbaj mënt
Si këto mantelë diellor dhe shiu …
… xhepit duke luajtur shishes holipompeli.

J.K.Ihalainen 2013.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s