Poesia di Rudina Muharremi Beja
LA DONNA CHE AVEVA IL CIELO NEGLI OCCHI
C’era una donna che portava il mare dentro gli occhi
e una primavera nascosta tra le mani.
Aveva il cuore fatto di finestre aperte,
l’anima cucita con fili di luce
e sogni così grandi
da non riuscire a stare dentro il petto.
Poi arrivò lui,
con le mani travestite da carezze
e le parole vestite di promesse.
Le disse che sarebbe stato il suo porto,
ma diventò tempesta.
Le disse che sarebbe stato il suo cielo,
ma le rubò le stelle.
Le disse che l’avrebbe protetta dal mondo,
ma fu proprio lui
a trasformare il suo mondo in una prigione.
E lentamente le rubò
il colore dalle guance,
il canto dalla gola,
la libertà dai passi.
I suoi «ti amo» erano catene di velluto,
i suoi abbracci muri senza finestre,
i suoi baci lame nascoste tra i petali.
E lei, che un tempo parlava con il sole,
cominciò a chiedere scusa persino alla notte
per il rumore delle proprie lacrime.
Nessuno vedeva le crepe.
Perché certe ferite non sanguinano sulla pelle,
ma scavano voragini nell’anima.
Nessuno sentiva le urla
che morivano dietro le porte chiuse,
né vedeva quella bambina
che ogni sera si addormentava dentro di lei,
sperando che il giorno dopo
il mostro tornasse a essere un uomo.
E quante volte si chiese
se fosse colpa sua,
se avesse amato troppo,
parlato troppo,
respirato troppo forte.
Ma no, donna.
Non eri tu il temporale.
Eri soltanto una casa
in cui qualcuno aveva deciso
di incendiare i fiori.
Non eri tu a meritare il dolore.
Non erano le tue parole,
i tuoi vestiti,
i tuoi silenzi,
i tuoi sogni troppo grandi.
La colpa non abita mai nella pelle
di chi subisce violenza,
ma nelle mani di chi sceglie di farla.
Eppure, anche quando sembrava finita,
sotto la cenere restava un seme.
Piccolo, invisibile, testardo.
Un seme che ricordava ancora
il profumo della libertà.
E un giorno,
forse con le ginocchia tremanti,
forse con il cuore ridotto in mille frammenti,
quella donna trovò il coraggio
di pronunciare la parola
che le avevano rubato:
«BASTA».
E fu come se il cielo,
dopo anni di pioggia,
si ricordasse improvvisamente del sole.
Raccolse i propri pezzi,
non per tornare quella di prima,
ma per riscoprire tutte le parti di sé,
quelle che il dolore non era riuscito a cancellare.
E dalle sue ceneri,
come una fenice, rifiorì,
con il cielo negli occhi
e la libertà tra le mani.
Non era più la stessa:
aveva imparato che anche dopo
l’inverno più crudele,
l’anima può tornare ad essere primavera…
GRUAJA QË KISHTE QIELLIN NË SY
Ishte një grua që mbante detin në sy
dhe një pranverë të fshehur në duar.
Zemrën e kishte si një dritare gjithmonë të hapur,
shpirtin të qepur me fije drite
dhe ëndrra aq të mëdha,
sa nuk i nxinte dot as kraharori.
Pastaj erdhi ai,
me duar që fshiheshin pas përkëdheljeve
dhe fjalë të ëmbla, të mbushura me premtime.
I tha se do të ishte limani i saj,
por u bë stuhi.
I tha se do të ishte qielli i saj,
por ia vodhi yjet.
I premtoi se do ta mbronte nga bota,
por ishte pikërisht ai
që botën e saj e shndërroi në një burg.
Dhe dalëngadalë ia vodhi
ngjyrën e faqeve,
këngën e zërit,
lirinë e hapave.
«Të dua» të tijat ishin zinxhirë prej kadifeje,
përqafimet e tij mure pa dritare,
puthjet e tij tehe të fshehura mes petalesh.
Dhe ajo, që dikur i fliste diellit,
filloi t’i kërkonte falje edhe natës
për lotët që i rridhnin në heshtje.
Askush nuk i shihte plagët.
Sepse disa plagë nuk lënë gjurmë në lëkurë,
por hapin humnera të thella në shpirt.
Askush nuk i dëgjonte britmat
që shuheshin pas dyerve të mbyllura,
as nuk e shihte atë fëmijë të vogël
që çdo natë flinte brenda saj,
me shpresën se të nesërmen
përbindëshi do të bëhej përsëri njeri.
Sa herë kishte pyetur veten
nëse vallë ishte faji i saj…
Nëse kishte dashur tepër,
kishte folur tepër,
apo kishte guxuar të merrte frymë lirisht.
Por jo, grua…
Nuk ishe ti stuhia.
Ti ishe thjesht një shtëpi
ku dikush kishte vendosur t’u vinte flakën luleve.
Ti nuk e meritoje dhimbjen.
Nuk ishin faj fjalët e tua,
veshjet e tua,
heshtjet e tua,
as ëndrrat që i mbaje në zemër.
Faji nuk është kurrë i asaj që pëson dhunë,
por i atij që zgjedh ta ushtrojë atë.
E megjithatë, edhe kur gjithçka dukej e humbur,
nën hirin e dhimbjes kishte mbetur një farë.
E vogël, e padukshme, por këmbëngulëse.
Një farë që ende kujtonte
aromën e lirisë.
Dhe një ditë,
ndoshta me gjunjët që i dridheshin,
ndoshta me zemrën e copëtuar në një mijë pjesë,
ajo grua gjeti guximin
të shqiptonte fjalën
që për kaq gjatë ia kishin vjedhur:
«MJAFT!»
Dhe qielli, pas vitesh të tëra shiu,
sikur kujtoi papritur se kishte edhe diell.
Ajo mblodhi copëzat e vetes,
jo për t’u kthyer në atë që kishte qenë dikur,
por për të rizbuluar çdo pjesë të shpirtit të saj,
ato që dhimbja nuk kishte mundur t’ia fshinte.
Dhe nga hiri i së shkuarës,
si një feniks, lulëzoi përsëri,
me qiellin në sy
dhe lirinë në duar.
Nuk ishte më e njëjta grua…
Tashmë kishte mësuar
se edhe pas dimrit më të egër,
shpirti mund të lulëzojë përsëri
dhe të bëhet sërish pranverë…


























Leave a Reply