Skënder Luarasi

220px-Skënder_P._Luarasi

Skënder Petro Luarasi u lind në Luaras të Kolonjës më 19 janar 1900, vdiq më 27 prill 1982. Ka kryer arsimin fillor shqip në Korçë e Negovan (19091911) dhe më pas studjoi në Robert Kolegj, Stamboll, Turqi (1912-1913), Internacional Kolegj-Springfield Mass etj, në ShBA (19161920), kreu Gjimnazin Klasik, Fraishtadt, Austri (1922-1926) dhe u diplomuar në Fakultetin e Filologjisë, Vjenë, Austri më 1930.

Skënder P. Luarasi e ka nisur aktivitetin letrar që në moshën 17-vjeçare. Brezi përparimtar i viteve 30-të e dallon si arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg dhe si drejtues e bashkëpunëtor i disa organeve të shtypit përparimtar. Ai ka qenë editor-përgjegjës në revistat: Studenti ShBA, 1920, Djalëria, Austri, 19271928 dhe kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë Spanjë, 1937, organ i vullnetarëve shqiptarë në luftën antifashiste të Spanjës.

Mbas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesisë e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj diktatit të partisë në pushtet. Deri në vitin 1992 veprimtaria e tij (monografi, publicistikë, drama, studime dhe kritikë letrare e historike) botohej pjesërisht (kryesisht përkthimet) dhe nuk analizohej nga pikëpamja shkencore.

Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike- antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë : Urdhëri i Flamurit (1960) dhe Nderi i Kombit (1996).

ske1skend 2vepra skendr

Veprat letrare

  1. Isa Boletini, monografi
  2. Ismail Qemali, monografi
  3. Motrat Qiriazi, monografi
  4. Kolonel Thomson
  5. Petro N. Luarasi, jeta dhe vepra
  6. Migjeni, jeta dhe vepra
  7. Gjerasim Qiriazi, jeta dhe vepra
  8. Sevasti Qiriazi, vepra
  9. Në Brigadat internacionale
  10. Agimi i Lirisë-dramë (e shfaqur me 1932)
  11. Stuhi në prill-dramë (e shfaqur me 1971)
  12. Fjala shqipe-publicistikë
  13. Fjala e lirë shqipe (publicistikë e studime)
  14. Kujtime historike
  15. Kujtime autobiografike (Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar)
  16. Tri jetë, Koloneli Tomson – Ismail Qemali – Isa Boletini

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s