Eqrem bej Vlora

200px-Eqrem_bej_vlora_1

Eqrem bej Vlora (18851964) ishte një politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar. I cilësuar si Beu i fundit, mishërim i aristokracisë së mirëfilltë shqiptare megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak, shkollimi i tij dhe stili në të shkruar përcjellin stërhollimin interesant të një eruditi.

Eqrem bej Vlora u lind në Vlorë më 1 dhjetor 1885 si bir i Syrja bej Vlorës dhe i Miri hanëm ToptanitFamilja e tij ishte një nga familjet më të pasura të jugut të Shqipërisë, që falë zotësisë, në ekonomi e administrim, së të atit pasuria e familjes së tij në 25 vjet u gjashtëfishua. Do të marrë mësime nga një djalosh italian, inxhinier Luigji Bekali (Luigi Beccali) nga Mesina, tjetri një shqiptar, Mehmet efendi Lusi, hoxhë i Kaninës që më vonë do zëvendësohej nga prof. Jusuf Riza efendiu, dhe gjermanisht nga zoti Fajgenvinter (Feigenwinter) nga Baseli. I pari do të ishte mësuesi i tij i përhershëm, i dyti mësuesi i tij i fesë. Pra, mes viteve 1891-1896, studimet elementare dhe gjimnazin me profesor privat. 1900-1906, Studimet liceale dhe universitare K.U.K. Theresianum, Akademia Orientale Vjenë. Studioi për drejtësi dhe teologji në Stamboll në 1904. 1906, Sekretar i gradës së III në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane, Stamboll. 1907, Sekretar i gradës së III në Ambasadën e Perandorisë Otomane në Shën Petërburg. 1909, Sekretar i II në zyrën e përkthimeve Ministria e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane-Stamboll. Pas disa viteve udhëtimesh nëpër Europë, Shqipëri dhe Orient, Eqrem Bej Vlora iu bashkua xhaxhait të tij Ismail Qemal Vlorës në Lëvizjen për Pavarësinë e Shqipërisë. Më 1908 merr mandat nga kolonia shqiptare e Stambollit, që bashkë me Dervish Himën t’i përfaqsojë në Kongresin e Manastirit por pengohet nga shefi i tij.

Gjatë Luftërave Ballkanike ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në rezervë. Pas disa luftimesh të suksesshme me forcat greke në zonën e Bregut ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai i tij, Ismail beu. Tek vëllimi “Kujtime” gjejmë deklaratën se zotëronte 9 gjuhë të huaja, të vdekura dhe të gjalla.

Në 1912, u bë zëvendës president i Senatit-Pleqësisë ndonëse 27 vjeçar. Më vonë, ai ishte pjesëtar i dërgatës (si përfaqësues i Tiranës e Shijakut) për në Neuwied të takonin Princ Vidin, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. I atashohet Princit Vid si sekretar dhe përkthyes. 1914, Zv/Sekretar i Shtetit në Ministrin e Punëve të Jashtme Shqiptare. Ai ishte mbështetës i Fuqive Qendrore, arsye për të cilën u mbajt nën arrest në Itali si austrofil, për pjesën më të madhe Luftës së Parë Botërore, por më pas u bë një nxitës e marrëdhënieve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë me kapitullim e Perandorisë Austro-Hungare. 1921, Kryetar i Bashkisë Vlorë. 1923, Deputet i Asamblesë Kushtetuese, duke përfaqësuar krahun konservator dhe, në 1925, u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe. 1925, Ministër i Shqipërisë në Londër. 1929, Ministër i Shqipërisë në Athinë. Marrëdhëniet e tij me Ahmet Zogun ishin të rralla, megjithëse ai shërbeu në misione të ndryshme diplomatike jashtë vendit. 1932, Drejtor i Punëve Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme Tiranë. 1934, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Shqiptare, grada Ministër (i plotfuqishëm). 10.02.1937 – 05.04.1939, Deputet i Vlorës. 1939, Këshilltar Shteti. 1940, Kryetar i Zyrës së Punëve Civile, Kryetar i Zyrës Ceremoniale në “Luogotenenca” Tiranë.
Më 1925 i dha fund beqarisë, u martua me Hadijen – të bijën e Salih pashë Vrionit. “Ishte një martesë me mendje dhe jo me dashuri“, shkruan në kapitullin e Kujtimeve “Beu i fundit”, por e quan “zgjedhje të qëlluar dhe fatlume“. Me të do të ketë dy vajza, Shehzaden dhe Aishen. Kishte njoftuni me personalitete të larta të kohës, Fild-marshallin britanik Herbert Kitchener, shefin e Shtatmadhorisë Austro-Hungareze Franz Conrad von Hötzendorf, dhe majorin e ri Mustafa Kemal Atatürk që do bëhej president i Turqisë dhe sheikë të shumtë arabë që kishin qeverisë apo do qeverisnin rajone e shtete të Lindjes s’Afërm e të Mesme. Ai ishte një mik i ngushtë i baroneshës bavareze Marie Amelie Freiin von Godin, me të cilën ai përktheu Kanunin e Lekë Dukagjinit në gjermanisht i ndihmuar në përkthim nga etërit françeskan të Shkodrës.

Eqrem Bej Vlora rënditet në atë grup njerëzish që më vonë do etiketoheshin si “kolaboracionistë”. Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijue Ministria e Tokave të Lirueme, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943. Gjatë qeverive kolaboracioniste ishte bashkë me Dimitri Poppan dhe Gjon Markun një nga tre anëtarët shqiptarët të Këshillit të kancelarisë së Urdhërave Besa dhe Skënderbeu nën sovranitetin e mbretit të Italisë. Në 1942, Mustafa Kruja e emëroi atë ministër për Kosovën, Dibrën, Plavën e Gucinë që iu bashkuan Shqipërisë “së vjetër”. Në korrespondencën mes administratës së tokave të lirueme dhe ministrit gjehet shkrimi i prefektit të Prishtinës i ankohet se “jahuditë e Serbisë po i pinë gjakun popullit të Kosovës” prandaj “duhet të shkulen sa më shpejt që andej“. Ministri e kupton kumtin dhe urdhëron tërheqjen në “Shqipërinë e brendshme” të hebrenjve të përqendruar atje, rradhitet mes njerëzve që kanë kontribuar për shpëtimin e hebrenjve nga kërkesat e gjermanëve. Cilësohet “ish-diplomat turk dhe nacionalist i zjarrtë, jo më pak se Kryeministri i tij Kruja.[ Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i jashtëm para se të shkonte në mërgim në Itali gjatë pushtimit komunist. Biblioteka e tij ishte një nga më të pasurat biblioteka private të para-komunizmit, ndoqi fatin e asaj të Mit’hat Frashërit dhe Lef Nosit duke u “shtetëzuar”, e brendësuar në Bibliotekën Kombëtare. Eqrem Bej Vlora vdiq në Vjenë në vitin 1964, eshtrat e tij prehen në varrezat Neustift am Walde të kryeqytetit austriak.

Titujt

1904—Kalorës i Urdhërit Takovo të Serbisë. 1906—Klas III i Urdhërit Otoman të Mexhidies. 1907—Kalorës i Urdhërit të Leopoldit Belgjikë. 1908—Medalje e fushatës Edzekaz. 1914—Komandar i Urdhrit të Shqiponjës së zezë të Shqipërisë. 1927—Oficer i Kurorës së Italisë. 1934—Oficer i Urdhrit Karagjergjoviç. 1935—Oficer i Yllit të Rumanisë. 1942—Kordon i madh i Urdhërit të Skënderbeut.

1935—Anëtar i Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold. 1935—Medalje Ari e Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold. 1936—Anëtar i Akademisë Diplomatike–Paris. 1941—Anëtar i Institutit të Shkencave –Tiranë.[6] 1954—Anëtar i Institutit të Shkencave–Romë

Kujtime_1885-1925_(Eqrem_bej_Vlora)

Si njeri i pendës, Eqerem bej Vlora përmendet për monografinë e tij “Aus Berat und vom Tomor: Tagebuchblätter” (“Nga Berat dhe Tomori: Faqe të një Ditari”), Instituti i Studimeve Ballkanike-Sarajevë-Gjermanisht 1909. 1910, E vërteta mbi politikën e Xhonturqve në Shqipëri, Vjenë, Gjermanisht. Përkthen veprën e Johann Georg von Hahn «Shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjik» më 1910 në Stamboll, që u shkëput nga “Albanesische Studien”/Studimet Shqiptare të botuara që me 1854. Forca e Popullit Shqiptar, (Enciklopedia e Akademisë Diplomatike) Paris, frëngjisht; 1956[7] dhe, në veçanti, për kujtimet e tij në dy vëllime në gjuhën gjermane, botuar pas vdekjes si “Lebenserinnerungen” (“Kujtime”), Mynih 1968, 1973, të cilat japin pasqyrë interesante në botën e një fisniku shqiptar të fillim shekullit të 20-të. Janë përkthyer në gjuhën shqipe “Kujtime 1885-1925”, Tiranë 2002, dhe në turqisht “Osmanli Arnavutluk’undan anilar, 1885-1912” (“Shënime nga Shqipëria otomane, 1885-1912”), Stamboll 2006. Dorëshkrimi i daktilografuar i tij monumental në 1200 faqe në bashkëpunim me Baroneshën von Godin “Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: Skizze eine historische” përkthyer nga Afrim Koçi “Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike” në dy vëllime nga shtëpia botuese “55”, Tiranë 2010.

nga Enciklopedia e Lirë

Eqrem Vlora (1885–1964, also known as Ekrem VloraEqrem bej VloraEkrem bey VloraEkrem B. Vlora) was an Albanian lord, politician, writer, and one of the signatories ofAlbanian Declaration of Independence. He was born in Vlora, the son of one of the wealthiest landowning families of the south. He was related both to Ismail Qemali and also to his main political opponent Esad Pasha, who were both his uncles from his father’s and mother’s side respectively. He was educated at the Theresianum in Vienna, 1899–1903, and studied law and religion in Istanbul, 1904. After working for the Ottoman Foreign Ministry for a time, including a three-month tour of duty at the Ottoman embassy in St. Petersburgin 1907, and years of travel in Europe, Albania and the Orient, he joined his uncle Ismail Qemali in the movement for Albanian independence. During these travels he met some of the most important personalities of the time, including Herbert KitchenerFranz Conrad von Hotzendorf, several Arab sheikhs who would become the monarchs of the Arab countries and also a young lieutenant, Mustafa Kemal, who would eventually become the president of Turkey. According to Vlora’s memoirs, members of his family were de facto (not de jure)sanjakbeys of Sanjak of Avlona in period 1481—1828

During the Balkan Wars, he was given the rank of reserve major and the command of a territorial battalion for the defense of Vlora by the Turkish commander in Ioannina. After several successful skirmishes with the Greek forces in the area of Himarë, he was recalled to Vlora by his uncle, Ismail bey.

In 1912, he was made deputy president of the senate. He was sent in Neuwied to meet the Prince Wilhelm of Wied, chosen to rule Albania. Later, he served in the Foreign Ministry during the Prince’s reign and was distinguished as the commander of a volunteer artillery battery during the attack of peasant rebels on Durrës. He also received the Order of the Eagle for gallantry shown during the siege. He was a known supporter of the Central Powers during World War I for which reason he kept under arrest in Italy during most of the war but subsequently became a promoter of close relations between Italy and Albania. He was friendly towards the Italian commanders during the Italian invasion of Vlora in 1920. Vlora was elected to parliament in 1924, representing a conservative wing and, in 1925, became a senator for a short period of time. His relations with Ahmet Zogu were tenuous, though he served the latter on various diplomatic missions abroad. He was a close friend of the Bavarian baroness Marie Amelie, Freiin von Godin, with whom he translated the Kanun ofLekë Dukagjini into German.

Vlora welcomed the Italian invasion of April 1939 and had close links to the Italian fascists. In 1942, Mustafa Merlika-Kruja appointed him minister for Kosovo, the western half of which had been incorporated to Albania. His anti-Slavic policies, however, gave rise to widespread resistance among the Serbs and Montenegrins.[citation needed] In the summer of 1944, he was made foreign minister and minister of justice before going into Italian exile during the communist takeover. He died in Vienna and lies buried at the Neustift am WaldeCemetery.

Writer

As a writer, Eqrem bej Vlora is remembered for his monograph Aus Berat und vom Tomor: Tagebuchblätter (‘From Berat and Tomorr: Pages of a Diary’, AlbanianNga Berati në Tomorr dhe kthim : ditar[2]), Sarajevo 1911, and, in particular, for his two-volume German-language memoirs, published posthumously as Lebenserinnerungen (‘Memoirs’), Munich 1968, 1973, which give fascinating insight into the world of an early 20th-century Albanian nobleman. They have recently been translated into Albanian as Kujtime (‘Memoirs’), Tirana 2002, and Turkish as Osmanli Arnavutluk’undan anilar, 1885-1912 (‘Notes from Ottoman Albania, 1885-1912’), Istanbul 2006. Unpublished remains his monumental 1200-page typescript Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze (‘Contributions to the History of Turkish Rule in Albania: an Historical Sketch’), from which this account of the noble families of mediaeval Albania is taken.

From Wikipedia, the free encyclopedia

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s