ME PËRKUSHTIM PËR PROMOVIMIN E BUKURIVE PËRMETARE

ME PËRKUSHTIM PËR PROMOVIMIN E BUKURIVE PËRMETARE

pr 1       pr 2

pr 3      17722517_ura_e_limari_t

Një rast i rrallë ne historine e Diasporës Shqiptare që një mërgimtar shqiptar si Anesti Jançe fikson me syrin e një artisti dhe promovon online bukuritë e trevës së Përmetit në Shqipëri

artur vrekaj

nga   ARTUR VREKAJ

Intervistë me eksploratorin përmetar, mërgimtarin Anesti Jance.

 

Si ju lindi dëshira për të eksploruar bukuritë e Përmetit?

A.J: Unë mërgova familjarisht në Athinë dhe më pas, kur kaluan 5-6 vjet sa herë që shkoja e largohesha nga Përmeti ndjeja që më shoqëronte pas era e Përmetit, e luleve, e barit të malit dhe të fushës. Kështu, e ndjeva edhe si një detyrë fisnike për tu treguar jo vetëm të rinjve në Shqipëri por edhe brezit më të ri që rritet në mërgim se një pjesë nuk e njohin mirë bukurinë e vendlindjes shqiptare. Vendosa ta bëj sa më bukur këtë punë fisnike për të promovuar bukuritë e Përmetit sepse nuk ka gjë më të shtrenjtë se vendi i lindjes dhe kur i njeh e bukuritë e tij, kur i prek me dorë e bëhesh njësh me natyrën. Nuk shkruan kot i madhi i letrave shqipe, Çajupi se ” Ku është balta më e ëmbël se mjalta?/ Në Shqipëri!”
T
ë eksplorosh bukuritë e vendlindjes nuk është e lehtë e veçanërisht kur përshkon rrugët më këmbë në shi shkurti e ne diell korriku! Vetëm, duke udhëtuar rrugë pa rrugë, shteg më shteg, breg më breg, mal më mal, lumë më lumë, fshat më fshat, krahinë më krahinë e ndjen më thellë mallin për vëndin tënd të lindjes. Bukuria e rrugëtimit tim pelegrin ka qënë e është takimi miqësor me njerezit që jetojnë atje që kryesisht kanë moshë e vjeter por me një shpirt që të bën për vete me fjalë të parë! Kjo dëshirë ka qënë edhe më parë, por me fëmijë të vegjël është më e vështire.

Kur përshkova Kanionin e Lëngaricës qëështë një bukuri e rrallë e natyrës shqiptare, ndjeva një frikë vetvetiu se isha vetëm me shkopin tim magjik. Kanioni është sa i frikshëm edhe i bukur kur e viziton për herën e parë por, kur e përshkova në kthim ishte me të vërtetë shumë më bukur! Më emocionoi me bukuritë e format e gurëve dhe historitë e panumërta që i shoqërojnë ato shpella. Pas herës së parë kam vajtur edhe 5 herë të tjera e kjo më bëri të vazhdoj eksplorimin.

Ç’rol kanë luajtur prindërit e tu për të rrënjosur më shumë dashurinë për vendlindjen?

A.J. Padyshim, rol të madh. Në këtë mision promovimi të bukurive natyrore përmetare me përmbi 16,500 foto dhe 220 video jam nxitur edhe nga tregimet e herëpashershme të prindërve të mi për vendlindjet e tyre. Mamaja ime është nga Postenani, një fshat në Jug të Përmetit, që zakonisht e njohim më shumë me emrin e malit Postenan si lartësi dominuese e natyrës por edhe një vend për të cilin ka shkruajtur edhe Edith Durham e frymëzuar nga bujaria e atyre njerëzve shpirtflori. Postenanllinjtë kanë mbetur kështu në mendjen e studjueses Edith që i shkroi përjetë tek vepra studimore “Brenga e Ballkanit”:
“Nga Postenani,- shkruan ajo, doja t
ë largohesha shpejt, por u vonova një ditë të tërë, sepse nuk numëroja dot sa ëmbëlsira e raki piva në atë fshat. Më pëlqyen rrugët me kalldrëm e shtëpitë e gurta të fshatit që, siç shkruan Edith, më shumë ato dërrasat e dyshemese që ishin shumë të pastra,sa mund të them se, gratë e Shqipërisë janë më të pastërta nga sa mund të them se gratë e Hollandës që njihja une. Ky është fshat që s’më vjen te iki.”
Babai im
është nga Lipivani që njihej si fshat i pasur i Shqerisë e me kulturë. Ka 70 shtëpi dhe kishte 11 kisha . Burimi ujëkristal është edhe sot. Tani në Lipivan rron vetem një familje. Sa keq! Ndaj duhet punë edhe me anën e fotove e videove që të ndikoj sadopak tek të rinjtë që ti njohin e ruajnë bukuritë që kemi. Përfund, të mos harrojmë vendlindjen.

Kur shkova në Postenan mora edhe fëmijët me vete dhe e bëmë dy orë e gjysëm më këmbë. Një plakë e Postenanit kur dëgjoj që po luanin fëmijët e mi tha: – Shyqyr, që pas sa e sa vitesh dëgjova zë femijësh. Tani le të vdes!

Ç farë të bën përshtypje kur eksploron për herë të parë një vendbanim?
A.J. Fshatrat e Përmetit janë në një pozicion gjeografik shumë të bukur. Ato janë si gjerdanë zbukurues rrëzë vargmaleve Trebeshinë-Dhëmbel-Dhëmbel-Nemërçkë dhe Qarrishtë– Dangëlli- Postenan.
Lugina e Vjos
ës dhe e Dëshnicës janë lugina që bashkëtakohen e krijojnë një ansambël natyror që të mahnit. Pse jo kush kalon për herë të parë mbetet i kënaqur për cka afron natyra dhe njerëzit.
Burimet e tyre kan
ë ngelur siç ishin . Nuk është vënë dorë me përjashtim të 2-3 fshatrave. Në cdo fshat ka bukuri natyrore që ato duhen të njihen nga të gjithë ne. Por ka edhe vende që lidhen me histori të shkruara e të pashkruara sepse janë me qindra atdhetarët përmetarë që luftuan me armë në dorë për të mbrojtur tokat shqiptare nga grekët në Jug të Shqipërisë me 1913-1914. Kjo më bëri që unë ti dokumentoj me fotografi, ti prek me dorë ato e të mos ndahem më prej tyre.
Edhe pse punoj e jetoj n
ë Athinë mendjen e kam atje në Përmet e mezi pres sa të kthej e të vazhdoj punën time eksploruese.

Nga 146 fshatra të rrethit të Përmetit vetëm 105 janë të banueshëm, kurse 10 fshatra janë prishur që në kohën e luftës së Dytë Botërore e njerëzit pas shkatërrimit total të tyre u shpërngulën.
Kam p
ërshkruar 95 fshatra të banueshëm dhe më kanë mbetur edhe 10. Në cdo fshat, nga 1 deri 20 apo edhe deri 40 shtëpi janë rregulluar e zbukuruar brenda e jashtë. Lënë për të dëshiruar shumë rrugët autmobilistike që lidhin fshatrat me rrugët kombëtare Përmet – Korçë dhe Përmet – Berat.
Pleqt
ë e plakat që kam takuar në përgjithësi qajnë për ikjen e madhe të njerëzve. Vetëm ata e dinë sa u pikon shpirti. Psh: Topojani, fshat në krahinën e Dëshnicës nga 80 shtëpi që ka , vetëm 5 familje jetojnë. Shkretuar dukeshin shtëpitë dhe muret e tyre ishin të prishura. Po kështu, edhe në skaj të Përmetit, në Bubës. S’ka njeri!
-U prish vendi yn
ë mor bir,- më thoshin, por edhe u kënaqen sadopak që një njeri po interesohej për to. Në Bënjë të Dëshnicës, një plak kishte mbajtur disa foto e 5 prej tyre mi tregoi. Njëra prej tyre ishte e 50-vjetorit të Pavarësisë në ngritjen e flamurit në Vlorë.Kishte njeriun e tij atje. Ai më tha se kanë ardhur njëherë këtu nga shteti e s’bënë gjë.

-Mirëështë,- më tha, të bësh një emision televiziv e të flasësh për historinë e këtij fshati. I shpjegova se çdo bëj. Fotot e videon. U qetësua.

-Njeri i veçantë do të jesh,- më tha dhe shtoi:

-Historinë e vendit e atë të vendlindjes duhet ta njohin të rinjtë tanë edhe pse mërguan. Ndryshe rrënjët humbasin.

Çfare keni arkivuar në fotodokumentat apo videot për cdo fshat?
A.J. Jam përpjekur të sjell me syrin e një fotografi bukuritë e natyrës por edhe bukuritë e dorës së njeriut përmetar që rron ende fshatrave që e mbajnë frymën me pak zjarre.

Pra, sjell në vëmëndjen e njerëzve ndërtimin e një shtëpie të re, kujdesin për lulet që kanë njerëzit në fshatra, korrje-shirjen e të lashtave me kuaj, traditën e bërjes gati për stinën e dimrit duke përgatitur fruta të thara, tërhananë e grurit, reçelnat, përpunimin e bulmetrave, mbledhjen e rrushve për raki e për verë, punimin e tokës ,bërjen e druve të zjarrit etj. Por edhe pasqyrimin e natyrës a objekteve me dritën e diellit si: malin, lumin, fushën, rezervuarin, bagëtitë, burimet, shpellat, urat, kafshët e ngarkesës apo dukuri të jetës së përditshme si kthimin e shkollarëve në shtëpi pas mësimit apo dhe kthimin e të mërguarve në vendlindje, çaste nga dasmat përmetare etj.

Cilat janë disa nga objektet natyrore, vepra arti dhe monumente të kulturës në rrethin e Përmetit që janë edhe fokusi kryesor për promovimin që i bëni ju?
A.J. Jan
ë me dhjetëra për çdo krahinë. Por më të dallueshmet janë: Guri i Qytetit të Përmetit, Kanioni i Lëngaricës, Bredhi i Hotovës në Frasher, Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri, Busti i Naimit në Përmet, pllakat përkujtimore me vlerë historike të Përmetit, burimet e fshatrave, vargmalet Trebeshinë –Dhëmbel- Nemërçkë dhe Qarrishtë – Dangëlli – Postenan; lumi i Vjosës dhe Dëshnicës, kalatë ilire të Kuqarit dhe Këlcyrës, Sopoti i Strëmbecit, burimi kristalor Soponica i Podgoranit, urën e Limarit, ura e Kadiut,Ujin e ftohtë të Këlcyres, shkëmbinjtë e bokërimat e Zavalanit, Zleushes, përroin e Katundishtës, Hauzin, përroin e ujëvarat e Rodenjit dhe Goricës ,ujevara e Vllahos, rezervuarët artificialë, lëndinat e Senicanit dhe Sheshet e Stilës të Podgoranit, lëndinat e Gjinkarit poshtë Nemërckes, Gurin e Gjatë në Kala, Teqeja e Alipostivanit dhe Sukës, Mekamet e zonës së Dëshnicës, Kisha e Leusës, Bënjës, Kosinës, Këlcyres etj; Sarajet e Ali bej Këlcyrës, Kamencka mbi Pagri e dhjetra e dhjetra të tjera.

Cilat janë planet tuaja për te ardhmen për të promovuar më shumë bukuritë e natyrës dhe traditat e përmetarëve?
A.J. Mendoj të hap një ekspozitë në Përmet me fotot më të bukura.
Po qe se arrij edhe n
ë bashkëpunim me agjensi a pushtetin vendor në Përmet
t
ë organizojmë një veprimtari promovuese:” Me bukuritë natyrore dhe këngët e bukura përmetare” pasi i kam bashkëshoqeruar bukuritë e Permetit edhe me këngë përmetare në DVD. Në perspektivë, mendoj të bëj albume për rrethin e Përmetit. Një pjesë e mirë e dokumentimit është edhe materiali filmik në video në You Tube e Facebook që mund të shërbejnë për këdo që e merr malli për Përmetin.


Cila ështëëndrra juaj që përçoni edhe përmes këtyre fotografive dhe videove?
A.J.Dua që rrethi i Permetit të zbukurohet edhe më shumë, e them se, do të bëhet po duhet të ketë më shumë përkushtrim nga të gjithë që nga familja përmetare e deri tek kryepleqtë, komunat dhe bashkitë.Fshatrat në përgjithësi janë drejt rrënimit .Por jeta nuk ka mbaruar. Ndaj duhet sensibilizim e përkushtim nga të rinjtë në vecanti.Kam vajtur vetëm më këmbë mal me mal…Kam pirë ujë në 105 burime deri tani. Shpresoj të dëgjoj e shoh që në Përmet mund të vijnë më shumë përmetarë, shqiptarë nga Kosova dhe trevat e Ballkanit si dhe turistë të huaj e vendas si deri më tani të shijojnë natyrën e vendlindjes sonë e të komunikojnë nga afër me njerëzit shpirtflori.

Te kujtojmë vendin ku kemi lerë dhe njerëzit tanë. E dua atë vend ata gurë,drurë,malin,fushën e lumin që s’do ti harroj kurrë. Më kujtohen shokët e shoqet e mia tërë ajo botë që ka fëmijëria. Një mesazh tu coj brezave që vijnë:

– Vendlindjen mos ta harrojnë por ta përtërijnë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s