Letër vetes time

Letër vetes time

rina

nga Rina Arllati 

Po të filloja të shkruaja një letër me destinacion veten time, s’do i jepja rëndësi kohës apo vendit ku e shkruaj. S’do i jepja rëndësi as letrës. Le të ishte një fletë e rëndomtë fletoreje sepse unë dua vetëm të shkruaj dhe rëndësi kanë vetëm fjalët e mia. “Letër vetes sime për të ardhmen”.
Kjo temë më tundon. Një gjë është e sigurt. S’do t’ia filloja me

“E dashur Rina”.

Hapja s’do të ishte kaq modeste sepse atë letër unë nuk e mendoj si një ese shkollore por si një forcë shtytëse. Nuk dua ta mbivlerësoj veten, por është e vërtetë se synimi im ka nevojë për diell përpara që të ma rrezatojë udhën.
Unë eci drejt së ardhmes për të cilën nuk e di as se ku mbaron. Por, prapseprapë vazhdoj e eci. Askush s’ma pret rrugën dhe askush s’ma ndal dot hapin. Sa herë që rrëzohem, unë ngrihem prapë. Jam akoma gjallë derisa jam në këmbë. S’dua t’i di sfidat e jetës që do vijnë. Unë thjesht, do t’i pres e do i kapërcej edhe pse s’besoj të jetë e lehtë.

(Ndaloj e pushoj pak. Marr frymë dhe vë në letër foton time. Tani vazhdoj e shkruaj aty ku e lashë).
Shpesh rrethohem nga të panjohur. Shumicën prej tyre as që dua t’i njoh. Shpesh më shikojnë me nënçmim e përbuzje, por unë s’dua të ndikohem nga ato fytyra.
Nuk kam valixhe me vete. I kam duart bosh. Më rëndojnë vetëm minutat që kalojnë. Vazhdoj e eci dhe, çuditërisht më sillet në kokë thënia se “rasti është mbret i botës”.
Gjatë jetës kemi mundësi që s’mbarojnë kurrë, por vendimet që t’i marrësh, më mirë shqyrtoi dy herë. Mund të jetë rrugë pa krye.
Kjo letër shpresoj të mos bjerë në vesh të shurdhër sepse pesha e saj “është lehtësuese”. Në këtë shkrim, një gjë është e vërtetë:
Nëse do ta postoja, postieri do të isha unë vetë.

RINA ARLLATI, KL VII-4
ShF “Zekeria Rexha” – Gjakovë

Shënim: Kjo Ese fitoi Çmimin e parë në Kosovë në konkursin me titull
“Play for All” – Kids Festival mbështetur nga Europian Commission Liaison Office

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s