Hijet që mbetën pas

Hijet që mbetën pas

skender braka

tregim nga Skënder Braka

Lagja ku unë banoja ishte një ndër lagjet më të varfëra të periferis sëqytetit. Për të shkuar në shtëpinë time, në atë gjysmë rrënojë dykatëshe të ndërtuar nga Italjanët që para fillimit të luftës, më duhej përherë të nxitojanëpër ca rrugica të ngushta, që gjarpëronin mes gropave të mbushura me ujë e gjithfarë hedhurinash, që kishin mbetur aty qëkurse puntorët e ndërmarrjes “Rruga-Ura” kishin shpërngulur kantjerin. Nxitoja. Britmat e mia të egra nuk e shqetësonin aspak dihatjen e atij qielli të zymtë dhe as që mund të bëjej fjalë që mund të trazonin ato pak ëndërra të vagullta të banorëve të lagjes sime, që rëndomë ku më qëllonte të këmbehesha me ta , më hidhnin ndonjë vështrim miklues, sikur donin të më thoshnin:”Mirë që po bëhesh ti more bir i mbarë në këtë lagje, se deri tani prej këndej të gjithë kanë dal kërcunjë. Këtu të gjithë, pa përjashtim, sikur i ka mallkuar zoti”. Nuk mund të them se mund të kishte lagje më me shumë probleme e më të varfër në botë se lagja jonë. Në atë luftën e përditshëme të jetës, të paktën ne banorët e përhershëm të “Orrelit” e ndjenim veten të gjithë të barabartë vetëm përpara zotit dhe për para vdekjes, ndërsa për të tjera  gjëra as që duhej diskutuar fare, sepse me tërë kuptimin e mirëfilltë të fjalës; ne ishim më të diskriminuarit, madje as që mundet të gjeje mbi dhe më të diskriminuar se ne, që e ndjenim përditë e më shumë mungesën e ujit të pijshëm dhe urinë e bukës, më shumë se ne që ishim ngaherë të kredhur në baltovinë e mizerjes dhe llumin e varfërisë. Në lagjen tonë uji vinte vetëm një orë në ditë dhe përherë, (dimër- verënë orën tre pasmesnate,) kur të gjithë, të dërrmuar prej lodhjeve nga punët editës, mezi hapnim sytë,  ngriheshim duke mallkuar nëpër dhëmbë. Ata që nuk kishin mundur të mbushnin, qoftë prej nërtesës apo qoftë ngaqë nuk ndodheshin asaj nate në shtëpi, të nesërmen që me të zbardhur të ditës bëheshin varganë e shkonin me ca karroca dore të bëra enkas për të mbajtur bidonat,gjymat e kusit deri tek porta e pasme e ndëmarrjes së bonifikimit ku ishte e vetmja çezëm me ujë Erzeni. Energjia elektrike ndërpritej çdo ditë me nga katëra pesë orë. Ajo qëndër e vogël spitalore në më të shumtën e herës qëndronte e mbyllur me që aty shërbente vetëm një mjeke dhe një  infermiere dhe ato, për të  mbushur më mirë xhepat e tyre preferonin më mirë të bridhnin shtëpi më shtëpi sesa të qëndronin aty. Kështu që në një farë mënyrë ne i ishim nënshtruar atij fati që prej lindjes së diellit e deri në të perënduar të tij. Ndryshe nga ajo pjesa tjetër e qytetit, nga ajo pjesë, të cilën ne e shihnim përherë si të ishte ana tjetër e globit, ajo anë ku ne veç se ëndërronin ta shihnim, nga që banorët e saj që jetonin nëpër pallate të bukura me apartamente të ndara, të lyera, që u ishte krijuar mundësia të punonin nëpër  ndërmarrjet shtetërore, mbaheshin me të madh si të ishin zotërinjë të mëdhenjë, ndërsa ne që përbënim pjesën më të madhe të banorëve të lagjeve të periferive, jetonin nëpër ca shtëpi prej pupëliti, apo në ato prej dërrase, të veshura dhe  të mbuluara në të shumtën e rasteve me letër katërma, ose me pllaka të gjata  prej eterniti. Të gjithë e fitonim bukën e gojës me punë të rënda. Më i privilegjuar ishte ai që mundëte të kapte ndonjë makinë, që vinte aty për tu ngarkuar me tulla, ose që e kishte rregulluar me magazinjerin e Albdukrosit apo  të TregShumit, që e njoftonte menjëherë porsa ato vinin aty për tu ngarkuar apopër të shkarkuar dëngjet e rëndë me dëllinja, rigon apo me sherebel. Disa tëtjerë gjuanin makinat e ngarkuara me çimento që vinin nga porti. Ishin ca  makina të gjata e të madha, të cilat ne i kishim quajtur maune. Që porsa niste  të zbardhëte dita, lypsit e lagjes sime shkisnin si minjët e gjirizeve prej të gjitha portave dhe deriçkave të vjetra dhe vërtiteshin nëpër rrugët e zymta e  të ndotura. Si i binin atyre cep më cep, mblidheshin përpara dyerve të menxave  të punëtorëve për të mbledhur gjithë ç’tepronte nëpër ato tavolina të ndotur  prej druri e mandej zinin ndonjë skutë dhe numëronin gjithë ç’kishin fituarasaj dite. Ditën lagja dukej e shkretë dhe më shumë se e humbur. Përhera mbi  të, gjatë atyre orëve të paradites sundonte një lloj qetësie e patrazuar, qëaty këtu lëkundej prej fërfërimës së ndonjë  reje të lehtë, apo prej atyre  zhurmave të mbytura e të trishta të grave të papuna, apo të atyre plakave të  drobitura, të krrusura, fytyrërrudha, të cilat si kishin mbaruar ato pak punë  shtëpie, dilnin e zinin rrënzat e mureve të ronitur, jo më tepër për tu  shulluar në diell e për të shtyrë mërzitinë e ditëve sesa për të marrë n’goje  gjithkënd. Por porsa binte mbrëmja, atëherë kur në qiell zinin të shfaqeshin yjet e parë, ata më të rinjtë, që i bashkonte para së gjithash skamja,injoranca dhe nevoja, mblidheshin e uleshin nëpër bordurat e trotuareve të rrugës kryesore. Pothuajse të gjithë papërjashtim mbanin nëpër xhepa gjithfarëdorezash prej hekuri, kaçavida e lloj lloj thikash.Të vinte krup të dëgjojebisedat e tyre pasi në më të shumtën e herëve ato vërtiteshin vetëm rreth  femrave, rrahjeve, grabitjeve dhe fare pak kur luhej ndonjë ndeshje, diskutoninme zjarr e pasion për futbollin. Ndërsa të rriturit dyndeshin mejhaneve, pinin, grindeshin, shaheshin e rriheshin derisa ia behte ajo makina e vogël e policisë, të cilën të gjithë e thërrisnin me nofkën “Morri”, dhe atëherë ata me sa të mundënin, e sit ë mundënin, shpërndaheshin rrugicave të errëta si të ishin milingona, duke lënë nëpër tokë copëzt e plazmave të gjakut të qelbëzuar, që kuqëlonte deri  tej. Më pas ata më të rafinuarit, më të stërviturit për hilera dhe mashtrime në lojën e flliqur të kumarit, shkonin rrënxave e rrënxave si ca fantazma të një  bote të papërceptueshme, të një bote që do të gëlonte rishtas porsa të binte përsëri mbrëmja e së nesërmes. Me jakat e ngritura të xhaketave të tyre të  ronitura e të dala boje, me ato kapelet e tyre prej kadifeje tërë njolla e të  zhulepsura, të ngjeshura gjer poshtë në rrëz të veshëve, si ca hije të pamata  ata shkonin e hynin si kusatët e regjur nëpër shtëpitë e tyre dhe binin menjëherë  për të fjetur, duke parë nëpër atë gjumin e tyre të trazyar ca ëndërra me policë, ëndërra me pranga, ëndërra me biruca të lagështa, me hetues dhe me  prokuror të rrept, ëndërra me brenga të mëdha e të shqetësuara. Hera herës atyre u dukej sikur aty nga mesi i natës vinin gjithë tërsëllimë makinat e policies, që i nxirrnin prej shtëpive, duke i tërhequr zvarrë deri në krye të rrugës dhe si ngarkonin ç’të mundëninnë ato “GAZ”-ët e vjetër rus, i dërgonin për interrnim kushedi se ku. Nuk kish natë ku në ëndërrat e gjumit të tyre të trazuar, të mos u dilnin si në një filëm bardhezi, që para deriçkave të tyre, nëpër rrugët e lagjes, nxitonin patrrullat e natës dhe se jo shumë larg tyre lëviznin hijet e zgjatura të hafijeve, të cilët në më të shumtën e herëve ata  i kishin patur brënda rrethit të tyre shoqëror.
Mbase si një  ëndërr e keqe apo si një zhgjëndërr e tillë, unë e merreja çdo mëngjes vrapin, i ndjekur prej kones sime të vogël, një leshator kokë vogël, qimegjatë e me veshët përpjetë si të ndonjë këlyshi ujku. Askush nuk kishte qën më të bukur emë të shkathët se unë në tërë lagjen. Kishin tentuar mëse një herë për të m’a vjedhur, por asnjëherë nuk kishin arritur t’ia dilnin mbanë. Me një fletë buke  të lyer përsipër me sheqer e me pak vaj kikiriku mbi të, vrapoja pa ditur se ku, paditur se qysh, si ai i luajturi mënç prej tmerrit, duke ngritur krahtë e duke marrë frymë me ngut, I ndjekur prej ca tingujve të humbur kitareje. Ngandonjëherë fije të trasha e të holla jargësh më  vareshin nga cepat e buzëve dhe si më rrëshqisnin nëpër qafën e hollë, më  futeshin në gjoks, por kjo nuk më shqetësonte. Gjithandej rreth e përqark  lagjes sime të varfër pluskonte ai ajëri mbytës që çfryhej prej oxhakut të lartë të funderisë së Uzinës Mekanike Bujqësore. Nuk kisha guxuar kurrë tu afrohesha  mureve të saj, por si përherë edhe asaj dite morra vrapin në drejtim të detit.Gjithnjë para se të mbrrija tek shinat e trenit e ndalja vrapimin, sepse nuk më  hiqeshin prej syve këmbët e prera të të një gruaje, e cila I shpëtoi paqvdekjes. Merrja konen në duar dhe si sigurohesha mirë e mirë se s’kishte asnjërrezik, pra bindesha se asnjë lokomotivë nuk po bënte ato manovrat e zakonshme, duke kaluar poshtë vagonave hidhesha në krahun tjetër të shinave dhe aty ia merrja përsëri vrapit i ndjekur prej Noili tim, që s’kishte gjë të gjallë mbi dhe që ta kapte. Dielli lëshonte mbi det ato ngjyrimet e tij të gjalla të  perëndimit që më thësisnin me tërë magjinë dhe madhështinë e tyre. I kisha përpara syve ato  valë bleroshe, që pak e nga pak i rrëmbenin asaj dite që ishte në të ikur e sipër atë të kuqët e ëmbël, të përzier me ngjyrimet e margaritarit. Vrapoja  gjithnjë e më shpejtë, sikur të më ndiqte dikush aq sa më dukej sikur deti sa  më shumë që unë i afrohesha, aq më tepër më zmbrapsej dhe më largohej me frikën  e një kandili të ujshëm. Diku, aty ku moçalishtja merrte e shtrihej duke u zgjeruar pas trasesë së  shinave të fundit, e, diku më tej ngushtohej për nja njëzetë metra para se të mbrrish tek  gabinat e para prej druri, ishte një shteg të cilin ne fëmijët për të mos i rënë gjatë e gjatë deri tek “Ura e Dajlanit”e shfrytëzonim për tu hedhur përtej, duke shkurtuar kështu shume rrugën deri në buzëdet. Pikërisht në atë vënd s’di se ku u pengova dhe sa hap e mbyll sytë, e  ndjeva veten të shëmbur për dhe. Nuk di, isha penguar diku apo dikush kishte vendosurnjë penges për të më rrëzuar, mbase edhe qëllimshëm. Ndoshta prej dhimbjeve më  kapiti përnjëherë gjumi, një gjumë i thellë, sikur të mos kisha fjetur kurrëndonjë herë në jetën time, ashtu siç fle një njeri që ka arritur së fundin nështratin e tij të vdekjes. Pezhishkat e degëve të thata që vareshin mbi gropëne plehrave dhe mbi degët e një pishe të prerë e të hedhura aty, më shfaqëninmazhin e një rrjeteje të madhe merimangash nëpër fijet e së cilës kishin rënëpërpara meje gjithfarë insektesh, shpendësh e zvarranikësh. Ashtu siç isha pothuajse tërësisht i përhumbur, m’u bë sikur diku mbi njërën prej atyre  degëve, që ishte gati në të rrëzuar e sipër, qëndronte një zog i madh, i zi. Ai  më vështronte që nga lartë me ata sytë e tij të vegjël, të turbullt e të  kaltëryer. Zogu si ta kishte nuhatur që unë nuk po mundja të lëvizja dot prej vëndit ku isha rrëzuar, fluturoi prej degës së pishës, e, si zbriti përdhe mbi togun  me  gjithfarë hedhurinash, gjithë duke hovur e duke çaluar si të hidhte atë  vallen e shpendëve, njëlloj sikur të luante diçka të përngjashme me vallen evdekjes, ngriti një herë kokën e tij të stërgjatur drejt qiellit dhe krikëlliu. Fill pastij, që pa më  dyshje me atë krakimë të llahtarshme, si të kishte lëshuar  atë sinjalin e tij të mësymjes së madhe, të tjerë zogj të zinjë, të ngritur  prej kushedi se çfarë pezhishkash, a kushedi se çfarë kaçubesh, filluan të  vërtiteshin mbi kokën time. Ata mblidheshin dhe rrihnin krahtë,e pas çdo  frmëmarrjeje të re, pas çdo fërfërime gjetheje, përherë gjithë duke hovur e  duke çaluar si ata pinguinët e ujërave të ngrirë të veriut, duke e mbyllur  gjithnjë e më shumë atë rrethin e tyre, e duke m’u afruar gjithnjë e më shumë  derisa arritën të më preknin, më ngjiteshin mbi supet e mi, mbi kokë, mbi  shpinë, mbi këmbë, derisa më mbuluan të tërin duke më shndërruar në një mal të  madh zogjësh të zinjë. Dukeshin të gjithë të etur e të uritur. Ishin aq të  uritur saqë mezi ç’prisnin të më shqyenin zemrën, sytë, veshët, hundën, të më  kafshonin gjuhën, buzët e deri tek mollëzat e gishtërinjëve, e të më tërhiqnin  zvarrë me ta sqepet e tyre . Atij momenti m’u bë sikur një zë I largët, gati I harruar më thërrite prej kushedi çfarë thellësie “Ej, Bob Marley…..Ej. Bob Marley. “ ashtu sikurse më thërristë babai vite më parë, por befas, ndërsa prisja të shihja fytyrën dhe të ndjeja pranin e tij aty, përpara syve m’u fanit fytyra e nënës  sime. M’u bë sikur diku, jo më larg se nja dhjetë dymbëdhjetë metra më tutje, ajo   qëndronte e ulur mbi një copë guri të bardhë, pa e ndjerë fare pranin time. Ardhur aty në atë vënd gjysëm të fshehur, gjysëm të errësuar, gjysëm të lagësht, si të vinte për të rikujtuar diçka të largët e të harruar. Në fillim ajo bëri  një lutje me ca murmurima të buta, sikur të nxirrte prej thellësive të shpirtit  ndonjë psherëtimë grryerse, e, si bëri kryqin, u ul përsëri dhe me atë zërin e saj të mprehtë e metlik ia niste të këndonte një këngë vaji. Fjalët e këngës, ngërthyer nëpër ca tinguj të tjerë të metaliktë, që tek dridheshin e humbisnin nëpër ajër vinin gjer tek unë, herë të mbledhura dhe herë të shkëputura. Herë zgjateshin e  përzgjateshin në ca ofshama brengëmëdha, në ca rënkime zëmërcjerrëse, të  përmallura  dhe herë buçisnin e fluturonin përtej ato hapsirat ep afundëme të detit, që dukej sikut thëthinte prej qiellit lotët e tij të kripur.Ngandonjëherë, kur pushonte pakësa sa për tu mbushur me fryme,vëreja se ajo i jepte fytyrës një çehre të menduar, tepër të pikëlluar dhe zinte e fshinte me kindet e fustanit të hollë sytë e saj që kishin vesuar  lehtë, lehtë ashtu siç vesojnë pakuptimshëm mëngjeset e frekët mbi gjethet epetaleve të luleve. Unë humbisja e shushatesha i kredhur i tëri në vorbullën eatyre tingujve të përzishëm, si të paskësha qënë i mbërthyer prej etheve të  jermit. Përpiqesha t’i flisja, t’i thosha diçka, por qoftë nga droja se mos etrëmbja ngaq i frikesha  mendimit se paskësaj ajo duke dashur të mos m’ibënte të njohura ato të fshehtat e saj, do të rendëte drejt detit e do të bëntendonjë marrëzi, apo qoftë nga pafuqishmëria për tu ngritur, nuk mundja dot.Vetëm luaja duart nëpër ajër sit ë isha një i mbyrtur thellësive të detit dhemë vinte të plasja prej marazit që ajo nuk arrinte të më shihte, që ndodheshanë atë prag vdekjeje. Por pikërisht në momentin që po mendoja kështu, mu bë sikur kryezogu më çukiti njëherë fortë me sqepin e tij gati të hekurt në kokëdhe atëherë instiktivisht e harrova fare nënën dhe i nxitur prej shpërthimit të  instiktit të vetmbrojtjes, brofa përpjetë. Sikur të mos ishte dëgjuar ulurima enjë dallgeje të fuqishme deti, vështirë se do të mund t’u kasha shpëtuar  kthetrave të tyre. Kishte rënë muzgu dhe  qielli kishte marrë një ngjyrimtë gjelbërt. Edhe moçalishtja ku isha rrëzuar ishte bërë tërësisht e gjelbërt.Tutje në thellësi të ujërave të trazuara të detit u dëgjua sirena e një anijejeqë mesa duket po merrte drejtimin për tu ankoruar në mol. Disa sekonda pas saj  u dëgjua fërshëllima therëse e avullores së zezë dhe çaf-çufi i saj sikur tëshfrynte e të villte gjithë vrerin e kohës. Në bregun e detit kishte zënë fillajo agonia mbrëmësore e të përvuajturve…..Aty këtu të zinte syri ndonjë çift vjedhur vështrimit të bano-rëve, që të rrokur krahaqafë, duke iu ekspozuarvetëm detit, gjithë duke luajtur, me ato lojërat që dinë ti bëjnë vetëm të dashuruarit,përpiqeshin ti rrëmbenin puthjet njëri-tjerit dhe vazhdonin ashtu derisakëmbëve u ngatërroheshin gjithfarë algash e leshterikësh dhe valët e trazuara u  njomënin gjithë gjymtyrët e poshtëme të trupit. Dritat e qytetit dalngadalë  kishin filluar të ndizeshin po ashtu edhe ato të atyre pak anijeve që të  ankoruara në radë, dukeshin si ca gongëla të bukura. Ah, ç’luftë ishte ajolufta ime me fantazmat e atyre zogjëve të zinjë. Mu kujtua se një luftë të  tillë të ngjashme e kisha bërë edhe vite më parë me një tufë grenxash, të cilatkishin kohë që e kishin ngritur folenë e tyre në strehën e shtëpis sime. Ishte  njëra prej atyre ditëve kur unë kisha vendosur ta prishja atë fole grenxash  pasi nuk di se prej kujt kisha dëgjuar se prania e tyre aty ishte një ogur i zipër ne. Të pickuarat e tyre të helmëta edhe sot i ndjej në trup. Ashtu siç isha  i përhumbur ndjeva angullimën e Noilit tim, që humbiste gjithnjë e më shumëderisa m’u shua. Nuk kisha forcën e duhur për tu ngritur. Flladi i detit sillte  gjer tek unë tok me oshëtimën dhe lagështirën e stëkalave të tij dhe angullimëne mbytshëme të Noilit. Pak e nga pak nisa ta mblidhaj veten. Kur bëra të ecja,në fillim ndjeva një dhimbje në pjesën e pasme të kokës. Preka me dorë vëndinme mendimin se mos gjatë rrëzimit koka më kishte rënë mbi ndonjë copëz hekuri,në njërin prej atyre hekurishteve, që rëndom hidhnin andej riparuesit e trenavedhe vagonave, ose mbi ndonjë gur, por porsa e hoqa dorën prej andej, dhimbja, një dhimbje e tmerrëshme dhe therëse, që më dukej sikur do të më merrte jetën,më kishte kaluar në të majë të kokës dhe prej andej më zbriste deri posht mbishpatull. Porsa e kisha marrë paksa veten fillova të kërkoja me sy gjithandej Noilin, por kërkund nuk e pash. U ngjita ngadalë mbi pirgun e hedhurinave me  mendimin se mos m’a kishin vrarë, por sytë nuk m’a kapën kërkund. Atëherë me  shpesa të shuara u ktheva. Duke rënkuar mbyturazi si të isha goditur  pamëshirshëm prej ndonjë kalimtari të rastit. Lotët dhe qurret më kishin marrë  gjithë fytyrën e për të qartësuar disi pamjen, u përpoqa t’i fshija me të pasmen e dorës dhe aty e pas pak si prej ca dhimbjeve të zeza nisja të rënkoja  përsëri, por pa mundur që të qetësohesha. E ndjeja veten të shtypur e të  vetmuar në mes të asaj moçalishteje që kutërbonte aromën e patateve të prishuradhe, me një lloj shprese të gjallë,me atë shpresën që e mbërthen dhe e tërheq njeriun gjithnjë e më shumë drejt një qartësie apo vegimi. Mezi ç’prisja të vinte e të më merrte  dikush, pasi nuk po mundja të gjeja atë copë rripi toke që na nxirrte e na  hidhte përtej xhadesë.
Atyre çasteve që po më dukeshin muaj, po më bëhej sikur koha kishte ngecur në vënd, dhe gjithë  ajo qetësi e rreme dhe e frikshëme, po më bëhej gjithnjë edhe më e kobshme. Pak e nga pak dhe ashtu frare si pakuptuar, gjithçka përpara syve të mi  po e humbiste konkretësin e saj. Ndërsa mendimet më ngatërroheshin dhe më  largoheshin gjithnjë e më tepër, moria e sendeve të vjetëra e atyre paksa më të reja, sa vinte dhe më bëheshin edhe më  të shtrëmbët, më të deformuar si të  kisha vënë e ti shijha nëpërmjetë një palë syzeve me xhama të myst. E, ashtu, duke u kthyer mundimshëm për në shtëpi, pa e shijuar aspak asaj dite kënaqësinë e detit, me  gjëmimin e shtrëngatave të përçatjes në kokë, zura të thurrja ca ëndërra,nga ato ëndërrat që vetëm unë dija të thurrja si askush tjetër prej fëmijëve të  lagjes sonë.
Rruga nëpër të cilën po shkoja ishte  e pashtruar, pa kanalizime anash dhe pa asnjë dritë ndriçuese. Shkoja me kujdes, me frikën se mos pengohesha përsëri tek ndonjë copë betoni apo se mos bija në ndonjë gropë të pambulluar nga ato që linin shpesh të hapura ata puntorët e pakujdeshëm të ndërnarrjes “RRuga Ura”. Shpresoja që kur të mbrrija tek ajo drita atje tej, tek ajo drita blu që e dija mirë se ishte e një lokali ku në më të shumtën e rasteve mblidheshin kryesisht konviktorët e Shkollës Mekanike Bujqësore, të gjeja ndonjë shok a ndonjë të njohur, që të mund të më shoqëronte deri në shtëpi. Por sa më shumë që i afrohesha lokalit, aq më të ngathëta më bëheshin hapat, ndonse diçka e pashpjegueshme më tërhiqte, më thithte drejt tij , si ato gropat e nëndheshme, që thithin e përpijnë në të qindat e sekondë me mijëra meter  kub uji. As që po më bënte fare përshtypje ajo grindje që po më shihnin sytë. Në të vërtetë  ajo nuk ishte thjesht një grindje dosido, nga ato që ndodhnin rëndomë në nëpë  rlokalet e lagjes sime. Atje më shumë se sa nerv dhe grushtime, kishte vetëtima  kamash. Njëri prej atyre, një djal rreth të nëntëmbëdhjetave, që po grindej, silëshoi një klithëm të thekshme, u platit përdhe dhe nën vështrimet e akullta të  sehirxhinjëve. Habitesha dhe thosha me vete se të ishte e mundur që askush prej  tyre të mos denjonte që ti jepte një ndihmesë sado të vogël, por e linin aty tështrirë. Vetëm kur ai në agoni e sipër nisi të jepte shpirt, u kujtua dikushprapa krahve te mi të thothe: “ Thërrisni një ambulancë! Thërrisni njëambulancë Të gjithë sa ishin aty sa hap e mbyll sytë u zhdukën nga sytë këmbët,duke lënë aty përveç të vrarin me njollat e gjakut përreth dhe mallkimin e tijqë e kishin lënë të grindej dhe të vdiste i pandihmuar prej askujt. Rreth eqark kundërmonte era e rakisë, e gëlbazës së zezë të duhanit dhe e gjakut tëmpiksur. Të nesërmen u gdhiva i lodhur dhe i dërrmuar si kurrë ndonjëherë.Të  parën gjë që bëra dola në lagje dhe vërejta se ajo ishte mbushur nanë e kënd mepolicë si kuurë ndonjëherë.U futa përsëri në shtëpi dhe gjithë  mërzitur  edhe për mungesën e Noilit që ende nuk ishte bër i gjallë, u shtriva përsëri në shtratin tim.  Sapo kishte perënduar dita kur hapa sytë dhe pash tek këmbëte mia nënën time të dremiste. Babai gërhiste në krevatin e tij në njërin cep tëdhomës. Babai e mbante veten si ndër më të privilegjuarit ndër gjithë burrat e lagjes pasi i kishte ndritur fati me punën, por nuk thoshte se po i njëjti fati kishte qëlluar edhe me guan e dytë. Ai punonte si punëtor ngarkim shkarkimi  në njërën prej magazinave brënda teritorit të portit të qytetit. E megjithatë e kisha dëgjuar shpesh që mallkonte fatin e tij të zi që nuk i kishte krijuare  dhe atij mundësinë si disa të tjerëve që bëninn donjë kundrabandë të vogël memarinarët e anijeve të huaja, duke  u dhënë atyre konjak”Skënderbeu” në këmbim të ndonjë oreje “Darvil”, të cilën më pas e shisnin po fshehurazi  skutave të errëta të qytetit, larg syve të hafijeve,që nëse do tw piksnin, nuk do ti shpëtoje kurrë burgut. Me punën që bënte babai fitonte aq sa për të  mbajtur  shpirtin gjallë. E veçanta e tij ishte se ai dinte jo vetëm të kë ndontebukur,por edhe t’i binte kitarës po aq mirë. E kishte mësuar gjatë viteve të  shkollës fillore dhe asaj shtatë vjeçare, kur ndiqte ato kurset e para në  pallatin e  pionierëve. Më pas kishte marrë pjesë në grupin e estradës së qytetit ku edhe ishte dashuruar me njërën prej këngëtareve më të mira të atij grupi. Por kishte qënë rruga e pijes ajo që e kishte degraduar  dhe që e  kishte larguar një herë e përgjithmonë nga rruga e bukur e artit, për të cilën ai ndonjëherë kur qëllonte që gjëndej në orë të mira, më fliste me dhimbje dhe nostalgji të paparë. Nëna ime  ishte gruaja e dytë e tij, pasi ajo këngëtarja e kishte ndarë vetëm prej këtij shkaku. Duke qënë nga natyra dhe një xheloz i madh, ai e torturonte nënë  pothuajse deri  në ekstrem. Ishte pothuajse  e pamundur të jetojeme një njeri të  tillë. Nëna  ishte një grua e bukur. Kishte një fytyrë të bardhë, me një lëkurë të  lëmuar si  cipa e vezës, me sy të murrmë, që i xixëllonin orë e çast dhe me një  trup të  hollë e të drejtë prej aktoreje. Edhe babai ndonse me tipare të vrazhda  ishte  një burrë i pashëm me lëkurë të zeshkët e me ca sy ngjyrë kafeje. Kisha  arritur  të kuptoja se jeta i ishte bërë tepër e mërzitshëme me babain, se e  kishte të  pamundur të gjente në atë lidhje ndonjë interes a ndonjë joshje dhe  kësisoj  jeta e tyre ishte kthyer në një zbrazëtirë që nuk u jepte më voli dhemundësi që të çlodheshin mbi krahtë e njëri tjerit dhe as të përmbushte dot atënevojën më të natyrshme që ka çdo njeri, që të ngacmohet ndjenjash e mendimesh.I pezmatuar dhe i mbytur në hidhërime, unë vija re sa nga dita në ditë  marrdhëniet e tyre po bëheshin gjithnjë e më të padurueshëme, dhe se ata kishin  filluar ta shihnin gjithnjë e më shtrëmbër njëri- tjetrin. Ditët të shplara e  të trishta rrokulliseshin njëra pas tjertës duke mos sjell asgjë të bukur e të  re në jetën tonë të varfër. Duke mos ditur se ku të gjeja, përveçse tek ato  grindje të njëpasnjëshme, atë lloj shkaku që e kishte hedhur nënë në atë rrugëtë gabuar e të urryer të kurvërimit, gjithnjë mendoja me veten time, që jeta e  tyre kishte humbur çdo freski e qëllim të bukur. Ajo “Përse”-ja që nëna kishte  qënë e shtrënguar t’a tradhtonte babain gjithnjë e më shpesh aq sa në lagje atë  kishin filluar t’a përgojosnin si tepër, e të përshpërisnin duke e cilësuar  madje edhe si kurvën më të sprovuar e më të paskrupulltën ndër gjithë kurvat e tjera të lagjes, sa vinte me më grryente gjithnjë e më tepër përbrënda. Më torturonte  mbase më shumë seç do më torturonin gardianët e burgut nëse ndonjë ditë do të bëhesha vrastari i saj, mendim të cilin edhe pse e shkoja nëpër mënd, përsëri e  quaja të marrë dhe po aty e largoja, sikur të mos e kisha menduar kurrë më parë. Shumë herë e kisha vrarë mëndjen të dija përse lagjja jonë ishte shndërruar si  një e tillë dhe këtë kureshtje m’a hoqi një ditë vëllai  i njëshokut tim që asaj  kohe studionte në Tiranë në degën e gazetarisë. “Sa më  i varfët të  jëtë  një  vënd, – më tha ai – aq më shumë probleme sociale ka në të  dhe vazhdoi me të  famshmen postulat, që mua edhe sot e kësaj dite më ka mbetur në mëndje dhe nuk  kam për ta harruar derisa të vdes.” Varfëria ekonomike, është burimi i të  gjitha të ligësive. Ajo sjell varfërin shpirtërore dhe morale të njeriut. Ajo sjell degjenerimin dhe degradimin e shpirtit të tij. Dhe nje njeiru po I vdiq shpirti i ka vdekur gjithçka.”e  kishte përfunduar mendimin e tij ai.
Por  edhe pse nuk kishta harruar asgjë nga gjithë ç’kisha kaluar atyre dy ditëve, dhe  përpos tyre dhe dhimbja e shpatullës po më therte ende, përsëri vazhdoja të  rrija ende pagjumë, duke dëgjuar të rrahurat e shpeshta të zemrës, e duke mos  dashur të mbyllja sytë prej frikës së tim eti.
Porsa erdha në vete dhe hapa sytë, nëna më vuri dorën në ball, e si më kaloi  gishtërinjtë e saj të hollë nëpër flokë më tha:
-Sa  herw të kam thënë që të mos e bësh rrugën i vetëm. Ma hëngre shpirtin ma  hëngre.
Kërkova pak ujë. Si piva nja dy gllënka i thashë me gjysmë zëri:
– Më falë, nuk kam për ta  përsëritur  më. – I hodha një herë sytë rreth e qark dhomës tërë lagështirë, që ngaherë më ngjante me ato bodrumet e nëndheshëm të qëndrave të strehimit, ku na detyronim të futeshim sa herë që jepej ndonjë sinjal alarmit, Dhoma jonë nuk kishte asgjë të veçantë prej atyre bodrumeve të mbytur e të vdekur, ku vetëm mund të magazinoje kufoma të dekompozuara. Vëndin ku flija unë nëna  e kishte ndar prej kohe me një perde që ishte një si tip bezeje e trashë me trandafila të mëdhenjë, të bukur. Pak më tej ajo kishte  vendosur një tavolinë ,të cilën në të shumtën e rastëve e mbulonte me një  tantellë të bardhë, të cilën e kishte punuar vet me grep që në tëri të saj, e, mbi të vendoste ndonjëherë ndonjë vazo  të vogël me lule vjollce.
-Në majë të gjuhës e ke këtë të shkretë “Më fal”. Një miljon herë ma  ke thënë e përsëri vazhdon po të njëjtin avaz  Kohëve të fundit fytyra e  nënës  kishte filluar të tretej e të hiqej si kurrë ndonjëherë, aq sa  mollëzat e faqeve i kishin kërcyer të mprehta përpjëtë, sytë i  qenë futur  thellë në ato gropat e tyre dhe, ashtu të rrethuar me ca rrath mavi e jeshil, më vështronin për çudi me një shikim të përhumbur, të turbullt et ë palëvizur. Unë nuk di përse i vidhesha përherë vështrimeve të saj. Mbase më ishte krijuar  ideja se ajo nëpërmjet atij shikimi kërkonte t’më impononte gjithë monotoninë dhe zbrazëritës e asaj jete të pakuptimtë, të cilën unë dhe pse e pranoja, përsëri  nuk doja kurrësesi ta ktheja në një relitet të  pandryshueshëm. Mbase edhe nga që më ishte krijuar bindja  se ajo kërkonte të  ngjallte tek unë ndjenjën e mëshirës dhe të pafajshmërisë. Nuk di përse i përvidhesha atij shikimi, që përpos ankthit të brendshëm, shprehte dhe atë  mendimin e hidhur të keqardhjes ndaj meje dhe ndaj vetvetes. Dhe pse ende nuk i kasha mbushur të dymbëdhjetë vjëtët përsëri arrija të merrja me mënd dhe të  kuptoja shumë gjëra. Me sy gjysmë të mbyllur dhe me kokën e mbështetur nëprëhërin e nënës ndjeja frymëmarrjen e mundimshme të saj dhe thosha me vete se  fati na kishte goditur e vazhdonte të na godiste gjithnjë rëndë e më rëndë.
Babai që porsa u ngrit, si më kaloi pranë duke më vështruar me bisht të  syrit,shkoi e u ul në atë kthinën e vogël, që ne e përdornim më tepër sa për të  vendosur enët e për të gatuar. Fytyra e tij mu duk e zemëruar,e tronditur dhe muskujt e saj sespse m’u dukën sikur po dridheshin prej një  nervozizmi të papërmbajtur.  Babai kishte ca vetulla leshtake që i bashkoheshin  mbi hundën e hollë e eshtërmadhe. Poshtë atyre vetullave vështronin ata sytë e tij të zinjë sterr, që shkreptinin tërë kohës ashtu të zjarrtë si prej ndonjë  shqetësimi të përjetshëm. Nga shtati vinte mesatar, por trupin nuk e kishte të   mbushur dhe me muskuj, ndonse ishte tepër i gjallë.
-Hë, si ndihesh tani? – më pyeti pa e ngritur kokën që prej minderit të vogël ku ishte ulur e po dridhte një cigare.
Aroma  e duhanit të tij të fortë vinte deri tek unë dhe më shkaktonte të kollitura….
– Më  bënjë kafe! –  i tha nënës, pa arritur të merrte përgjigje prej meje. – Nuk kam për të dal sot.
– C’të paska  gjetur,-tha nëna duke u ngritur dhe vurixhezven prej cingoje mbi atë  sobën prej fuçie bitumi, që babai e kishte sajuar  nja dy a tri vjet më parë në  kantjerin e ndërtimit të anijeve ku kishte një  shok të ngusht, që na vinte e na  bënte shpesh vizita në shtëpi, madje edhe kur   babai nuk ndodhej aty. Unë në  fillim mezi e prisja të vinte, sepse i merrja biçikletën, atë “Mifën”e vogël pa shalë me të cilën bëja zhiro derisa ai dilte  tek deriçka e shtëpisë  sime prej llamarine. Sa herë që vinte ai, nëna bëhej shënd e verë. Kur largohej, nëna më hidhte dorën mbi supe e më thoshte: “Eshtë shumë njeri i  mirë. Na gjëndet gjithmonë kur biem ngusht”
Babai vështronte nga dritarja,  sikur të ishte duke pritur ndokënd për ti ardhur.Në hapsirën ndërmjet saj dhe shtratit ku gjëndesha unë, binin pjerrtazi ca  rreze të dobëta drite, të cilat nën flakën e vogël të zjarrit dukeshin të më  tepër se mjerane e verdhacuke. Ishte i vetmi pozicion ku rrezet binin për jo më  tepër se dhjetë minuta, pasi, kur dielli niste të ngrihej ca më lartë dhe rrezet e dritës së tij i  zinte ai muri i lartë, gjysmë i rrjepur, i shtëpisë  përkundruall, ku zgjateshin ca shkallë të prishura, që të çonin për në katin e dytë, atëherë dhoma jonë kridhej përsëri në atë errësirën e saj të  përjetshëme e pak e nga pak në të niste e të merrej fryma.
Që  jashtë u dëgjua oshëtima e ca goditjeve të rënda, pastaj ca rënkime të topiturae më pas ca psherëtima të mprehta. Të tre mbajtëm vesh. Nuk e patëm tëvështirëtë kuptonim se përtej portës sonë kishte ardhur policia dhe po tërhitezvarrëpër ta futur në makinë Selamin, djalin që kishte bërë atë vrasjen eparmbrëmshme. Unë e njoha prej zërit të tij të topitur e prej gulçimave që  lëshonte. Pastaj në të dhjetat e sekondës arrita që nëpër hapsirën e dritaresta shihja për të fundit herë atë fytyrën e tij të shtazëruar dhe nuk di sesi u  ndjeva atij momenti kur mendova se si ishte tjetërsuar ashtu. Bëra të dilja  jashtë. Ca rreze të kuqërremta drite binin mbi çatitë e shtëpive dhe dukeshin  sikur luanin mbi ato tjegulla të vjetëra, të nxira prej pluhurit dhe  lagështirës. Kur dola jashtë ndjeva përnjëherë tmerri që kishte mbërthyer  gjithë shtëpitë përreth. “ Morri” i vogël me Selamin e prangosur kishte ikur. Gjithandej një frikë e papërshkrueshme qëndronte pezull. Vura re se në atë  pjesë oborri  të zymtë,  që shtrihej aty përpara shtëpive tona , si dhe pak  më tej,  rrëzë mureve ishin mbledhur njerëz që bënin sehir si gjithmonë  në të tilla raste. Nuk guxoja të largohesha shume prej deriçkës së shtëpissime. Qëndroja i mbështetur aty rrëz murit dhe vështroja. Befas mu bë sikur atazogjtë e zinjë po më vërdalliseshin përsëri për të më tërheëur e për të më  shqyer me ata sqepët e tyre. Rrotullova një here kokën nëpër qiell dhe përveçse  yjeve dhe një reje të largët nuk dallova asnjë syresh prej tyre. Mi trazuan ato  mendime biseda e nja dy burrave që po bisedonin me zë të ulët aty diku pranë  meje. Pak më tej, një grumbull djemësh dhe vajzash shumica prej tyre këmbëzba-thur,përshpërisnin mbi atë që kishte ndodhur, duke i besuar cilitdo varianti që  gjithkush ngrinte sipas hamëndësimeve të tij. Aty këtu dikush ngrinte zërin. Që nga brënda shtëpis së Selamit u dëgjua një zë i lart gruaje dhe pas saj një  tjetër burri që kundërshtonin kontrollin e rreptë të të gjithë shtëpisë.Tutje  qëntë e lagjes angullinin. Sa herë që dëgjoja ndonjë të tillë me vinte  përnjëherë në mënd Noili dhe ende shpresoja se ai do të më kthehej. Dikush atynga grupi i burrave u shkëput dhe mori me hap të nxituar drejtë ambienteve tëbrendshëme të shtëpisë për të vendosur qetësinë, me qëllim që organet e rendit të kryenin me përpikmëri detyrën e tyre. Britma e gruas ishte e thekshme dhe  kërcënuese. Shante e shfrynte me një fjalor nga që edhe djemtë e rrugës  vështirë se e përdornin. Ndërsa burri qëndronte i heshtur, me sy të zgurdulluare gjithë i llahtarisur, thua porsa ishte zgjuar prej një ëndërreje të  llahtarshme e të frikshëme, sikur të binte prej ndonjë lartësie të madhe në  thellësi të detit, prej të cilit nuk po mundet të dali dot. Kishte lidhur duart  mbrapa dhe ngandonjëherë diç murmuriste nëpër dhëmbë. Aty e pak më pas  kureshtarët zunë të largoheshin një e nga një pa ia kthyer më fytyrës asaj  dereje dhe pa u thënë qoftë edhe një fjalë të vetme atyre që qëndronin tek pragu i asaj shtëpie.
– Eja brënda, – më tha nëna. – Nuk ke se ç’shikon! Kur do të vijë ajo ditë qëdo të ikim nga kjo lagje e mallkuar!
-Thatë gjë ju zonjë !? – pyeti nënë me një tonë nervoz njëri prej policëve, qëme sa dukej prej uniformës që kishte veshur, duhet të ishte komandanti i tyre.
Nëna më zuri prej krahu dhe si e mati një herë me sy nga koka deri tekkëmbët,sikur donte ta shkërrmoqte, i tha me një ton po aq nervoz emospërfillëse :
– Bëni detyën tuaj juve shoko. E kisha me djalin.

Unë u gjënda krjet i befasuar dhe shikimin e hidhja nëpër qiell se mos pikasja  ndonjërin prej atyre zogjeve të zinjë, por vetëm hijet e tyre më ravijëzoheshinpërpara suve..
Oficeri i policisë nuk foli më pasi nja dy policë të tjerë ndërsa po dilnin nga  shtëpia muarën drejt atij dhe i thanë se megjithëse e kishin kthyer shtëpinë  përmbysë  nuk e kishin gjetur thikën me të cilën ai kishte bërë krimin.
-Atë rrugë kishte marrë, – tha babai, që për çudinë time nuk e kishte vënë rëpërplasjen e nënës me atë oficerin e policisë. Me vetulla të ngritur po vërente  ata që po largoheshin  – Qëni, morri më qafë birin e botës.
Vërejta nënë që ndërsa po i vinte në tavolinë filxhanin e kafesë, i hodhi njëshikim të rrept,gjithë urrejtje dhe përçmim.
-Përse  më shikon ashtu!? – e pyeti sikur donte të rihapte përsëri sherrin.
E dija se kur i kërcenin ata kacabunjët e tij, i erreshin sytë dhe si një njeritë cilit i është mërzitur dhe nxirë jeta dhe që mezi pret që të shfry dufinetij, s’dinte më se ku të binte e ku qëllonte.
-Lëshomë de.! Lëshomë!- i’u kundërpërgjigj nëna duke i’a hequr me forcë dorën që kërkonte t’a mbërthente prej krahu. – Zot, perëndi e madhe….ç’më ka gjetur me këtë!… – shfryu më pas nëpër dhëmbë.
Babait i mbetën sytë tek supi i saj që u zhves pas tërheqjes, tek gjoksi i zbuluar tërësisht për shkak të mungesës së recipetave, thua se nuk ia kishte  parë kurrë ato pjesë trupore.
– Rri urt!-tha mamaja duke u rregulluar. – Nuk ta kam ngenë!
– Doemos që nuk ma ke ngen, –  shfryu babai, pa e vrarë farë mëndjen se  unë isha aty. Dhe ai sikur të mos e kishte me nënë, por me mua m’i nguliti sytë një herë copë herë të gjatë aq thellë sa mënd mu bë sikur më çpoi tej për tej me atë shikim. Një rrënqethje e beftë ma përshkoi si të ishte një vetëtimë rrugeje tërë trupin. Nuk e di se çfaj i kisha unw tim eti. Mbase e bën këtë me qëllimisht për të më treguar se ç’bënte ajo që ishte nëna ime dhe gruaja e tij prapa krahve tanë, mendova aty për aty. E kuptoja se me këto veprime  ai kërkonte që të më ndërsente edhe mua kundër saj, t’a urreja…Por unë  përkundër, lëviza paksa nga vëndi. Më kishte hypur në kokë të mos e lejoja  më t’a godiste nënën, të mos e lija të sillej më me të sikur ta kishte skllavene tij. Nuk doja të përsëriteshin më ato ditët kur ai vinte në shtëpi i bërë  xurxhull  dhe me një tërbim të paparë, i cili i rritej parreshtur, e mbërthente prej flokësh dhe s’linte vënd pa e goditur derisa asaj i shpërthente gjaku nga  hundët dhe me trupin gjithë njolla mavi, platitej në krevat dhe ia shkehte  përësit  të qarit duke mallkuar fatin e saj të keq që e kishte lidhur me  atë bastard. Ndërsa babai gjithë duke turfulluar si ndonjë kal i  ngordhur, zhdukej për orë të tëra nga shtëpia, hynte në mejhanen përkundruall   derës së shtëpisë sonë dhe që prej andej me gotën e rakis përpara vështronte  me frikë e me zëmër të ngrirë se mos nëna shkonte për tu ankuar në frontin e  lagjes dhe atëherë vinte i plotfuqishmi, prej të cilit babai nuk dinte ku tëfuste kokën. Pasi kthehej, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ulej, i ndrronte  stacionin radios sonë “Rosenborg” e ndërsa prej saj dilnin ca tinguj tw huaj, mua sesi mw kujtohej papritmas ajo thwnia e tij “Ej, Bob Marlej” dhe e pwrfytyroja veten tw ngritur pwrpjetw me tw dyja duartw e tij sikur doja tw prekja qiellin e shtatw. Ai dëgjonte e dwgjonte me vwmwndje duke ngrwnw bukë me nge. Mandej si mbaronte, ngrihej e gjithë duke murmuritur “Ah,jetë, moj jetë virane!,i humbur në mendime e duke marrë frymë thellë, shkonte e  shtrihej në krevatin e tij. Përpëlitej, kthehej e rrotullohej herë në njërin  krah dhe here në tjerin.Unë nuk isha edhe aq naiv sa të mos e kuptoja apo ta   merrja me mënd se në ato çaste ai nuk i kishte mbyllur ende sytë, por mezi   ç’priste derisa të shkonte nëna për tu shtrirë….. Dhe ai, pa e vrarë aspak    mëndjen se susata e vjetër e krevatit të tyre kërciste, dhe.sikur të mos e përfillte fare pranin e qënies sime aty, kryente atë ritualin e për natshëm derisa këputje e platitej në anën tjetër. Dhe mua nuk di përse më kënaqte ajo kënaqësia e tyre e përkohshëme, ndoshta nga që mendoja se pas kësaj ata do të duheshi si në ato vitet e para të martesës së tyre dhe se kishin për ti hedhurprapa krahëve një herë e përgjithmonë ato zënka dhe grindet e mërzitshëme dhe më pas, me kalimin e ditëve, muajve, viteve gjithë kjo histori do të varrosej ashtu siç varroset gjithçka në botë…e mandej ai sikur të rizgjohej, do të më thërriste edhe një herë të vetëme, qoftë edhe një herë. “Ej Bob Marley..”
Unë ia ngulita sytë babait si për ta pyetur se çfarë kishte ndër mënd tëthoshte më pas kësaj, por ai si ta kishte nuhatur mendimin tim, u ngrit, ashtui nemitur dhe i kllaposur siç ishte prej atij trishtimi të rëndë plumb, që poi’a dërrmonte kraharorin. Ngriti filxhanin e kafes dhe i pengonte frymëmarrjen,dhe i fërgëllonin flegrat e hundës dhe si e vuri në lavaman, u afrua pranëdritares dhe me sytë e tij të ftohtë, nisi të vështronte yjet. Flegërat e  hundës i fërgëllonin dhe ato njollat e kuqe e të turbullta, të shkatuara prej  pijes rreth e qark syve, sikur i ishin mbledhur dhe i ishin shnëdrruar në capika si të ishin nishane. E dija se nuk do të qëndronte gjatë ashtu dhe se paskësaj në mos do të shkonte të shtrihej, do të dilte jashtë në ajër të pastër,se do të shkonte deri atje në bregun e detit, i mbyllur në atë heshtjen e  njeriut të vrarë. Pastaj do të shkonte të kumbisej mbi ato rrënojat e atyre  trenave të vjëtër, të braktisur jugosllavë, që qëndronin atje prej kaq vitesh  si të ishin skeletet e ca dinosaurve, mishin e të cilave ua kishin ngrënë  barbaritë e atyre zogjëve të zinjë. E ndërsa po mendoja gjithë këto, babai në kundërti me mendimet e mia, bëri një gjysmë rrotullimi të trupit dhe më tha me një zë tepër të qetë, me një zë që vështirë se mund ta kujtoja se mundet të më kishte folur ndonjëherë gjër asaj dite.
-Eno, – a nuk do të ishte mirë të shkoje me mamanë për disa ditë tek nëna?
Unë u bëra i tëri vesh e sy nga kjo kthesë e tij fare e papritur dhe ndërsa i’a hodha sytë nënës zura të vrisja mëndjen përse ai kishte hedhur përpara tapetit tonë dorezat e tij të boksit dhe për ç’arsye ishte çarmatosur deri në atë fare feje.
– Nga se të lindi kjo ide kaq e beft? – e pyeti nëna.
– E kam seriozisht, – tha babai me po atë ton të qetë, – meqënse tani këtu pranë …ja ka ndodhur dhe kjo ngjarja krejt e pahijshme, – bëri një gjysmë rrotullimi të kokës nga dera pranë  shtëpisë sonë për të mos përmëndur fjalën “vrasje” – Mbase do të ishte më mirë qoftë edhe një periudhë e shkurtër qetësie. – Mori paketën dhe ndezi një cigarë.Vura re se mollzat e gishtërinjeve seç i kishin marrë një dridhje të  lehtë.  – Jam i bindur Eno se tek nëna nuk kanë për të të besdisur më ata zogjtë e zinjë dhe se do të kënaqesh. Ti vet më ke thënë se sa herë që shkon tek nënëmadhja….
Tek ndiqja me sy ato fjolla të holla tymi të kaltëra e të tejdukshme, që dilnin prej buzëve të tija, mendoja me vete se tani e tutje jeta do të bëhej gjithnjë  edhe më pak e këndshme për mua dhe se nuk kisha për ta gëzuar më atë liri tëcilën shumë pak kisha mundur ta shijoja gjer atëherë. C’ishte e vërteta gjera  saj dite unë as që e kisha vrarë ndonjëherë mëndjen për shtëpinë dhe fjalët që  dëgjoja ndonjëherë të thoshte nënë se ajo i ngjan një thesi që sado të  hedhësh  përsëri nuk mbushet kurrë, më dukeshin fantazira dhe sajesa  grash, të cilat dine vetëm të ëndërrojnë e të lakmojnë për orendi e gjithfarë  komoditeti…As që e kisha pikën e dyshimit që babai e dinte se mamaja iadridhte me atë shokun e tij.
Ne u nisëm pas dy ditësh. Ishte hera e parë në jetën time që e po merrjarrugën për tek nënëmadhja pa atë dëshirën e madhe të fëmijës për gjyshen e tij,pa atë dëshirën e papërmbajtshme të rikthimit nëpër ato vënde ku ka lënë pjesëtë fëmijërisë së tij. Më dukej sikur pas çdo hapi që bëja duke iu larguar  shtëpisë, lija gjithnjë e më tepër aty diçka prej trupit tim. Nëpër atë ajërin mbytës të lagjes që po mbeste pas,  kumbonin zërat e qullëzuar të  komshinjëve, që tek na shihnin, komentonin kushedi sesi ikjen tonë e të tjerë që vërdalloseshin atyre rrugicave të errëta. Babai na përcolli e si na rehatoj në sedilje, zbriti poshtë në platform. Zymtësia e fytyrës së tij seç më ngjallte një lloj frike dhe mosbesimi. Nw ata sytw e tij dhe nw atw ftyrw qw mundohet te tregohej sa mw e qetw dhe aq dashamirwse unw e merrja me mend se duhet tw ishte mbledhur aq shume vrer dhe helwm sa mwnd me tw mund tw helmoje njw qytet tw twrw. Qëndroi aty edhe pasi treni u nis dhe  unë nuk i’a ndava shikimin derisa më humbi nga sytë. Gjatë gjithë rrugës nëna as  që ma zuri në goje, por e merrja me mënd se edhe atë, diçka kishte filluar ta  grryente e ta mundonte përbrënda. Fusha që zgjatej përgjatë shtratit të lumit ishte e mbuluar prej një mjegulle të përhimtë. Kur hyra në udhën e fshatit,vura re se edhe aty mbizotëronte po i njeti trishtim dhe po e njëjta mërzitjesi ajo që kisha lënë atje në lagjen time periferike. Fusha që zgjatej përgjatë  shtratit të lumit ishte e mbuluar prej një mjegulle të përhimtë. Shkonin canjerëz bojë ulliri, duke ia shtuar më shumë zbrazëtin atij ajëri me pluhur që  kutërbonte aromën e djersës që ngrihej prej trupave të tyre të raskapitur.
Nënëmadja që ishte duke mbledhur ca bishta të njoma qepe në kopësht, porsa napa, na priti karahapur dhe nuk e mbajti të shprehurit e habisë për vizitën tonëtë papritur. Unë  ndonse nuk ngopesha me bukurit e fshatit, përsëri rrijae rrija dhe mëndja më shkonte tek babai. Aty nga mbasditja u kthye nga puna  daja. Edhe ai u gëzua pa masë kur na pa.
Tri ditë më pas Gjyshja më thirri veças dhe më pyeti:
– Eno, bir, tek ty kam shumë besim se do të më thuash të vërtetën, – heshti dhee mbajti frymën thuajse fjalët i ishin ngurtësuar aty përpara buzëve të saj, të qullëzuara. Sytë e saj të jeshil tani më dukeshin sikur kishin marrë atëngjyrimin e kaltër, të përvuajtur aq sa unë e kisha tepër të vështirë t’ia  shprhja asaj të gjitha mendimet e mia ashtu siç i mendoja dhe i ndjeja. Kur vura  re se ca pika loti po i rrëshqisnin nëpër ato faqt e saja të rrudhosura, imbështeta kokën në prehër dhe i thash.:
– Nëno  jam mërzitur shumë…janë ca hije nëno, janë ca hije që më ndjekin.Një ditë kur po shkoja në det, më rrëzuar e ca zogjë të zinjë donin të më shqyenin…
Plaka psherwtiu, heshti dhe si mwnjanoi paksa kokwn tha:
– Më raftë pika nënës, më raftë…Do të t’i heq nënolja jote tya ato hije tëmërzitshme. Vetëm më thuaj çfarë do dhe unë nga dheu kam për ta nxjerr. Gjer në fund të botës do të shkoj.
– Mbase kur të rritem edhe ca nënole. Unë do të futem në punë dhe do ta ble njëkitare. Babit i pëlqen shume ti bjer kitarës dhe të këndoj …..Nëno……
Gjyshja më  përgëdheli flokët më një përgëdhelje të tillë që kurrë nuk e kisha ndjerë  ndonjëhërë më parë. U ngrit në këmbë dhe mua atë minutë m’u duk se ajo ishte  gjyshja më e gjatë në botë.
– Nesër do të ikim në qytet, – më tha ajo. – Mos i thuaj njeriu.
Gjithë gjithë asaj nate nuk vura gjum në sy.
– Eno, këto dy çika verdhushak i kisha ruajtur për vdekjen time. Se njeriu pakpara se ti vijë mosha duhet të mendoj edhe për vdekjen. Të mos e qeshi dynjaja. Gole ziu, i ndjeri ut ungj ka një shok në qytet. Do të vemë e t’i këmbejm tek ai. Është njeri i sigurt.
Për ti patur lekët sa më të sigurta nënolja qepi enkas një si tip nuske dhe gjalmin e saj, ditën që u nisëm për tu kthyer në shtëpi, m’a kaloi nëpër qafë.Pak para se treni të mbrrinte në stacion i’a tregova gjithçka fije e për penënës. Ajo ndali një çast e shtangur dhe si ngriti kokën e më hodhi ata sytë esaj të mëdhenjë një shikim të ftohtë dhe të habitur më kërkoi t’i shpjegohesha  përse e kisha bërë një gjë të tillë. Më dëgjoi me një qetësi absolute thuaje  kishte ngrirë apo ishte shndërruar në një statujë prej mermeri. Pastaj më mori duartë dhe mi puthi. Hezitoi në fillim për të shkuar tëk dyqani i artistikeve  të blinim kitarën, por pas këmbënguljes sime erdhi dhe ne blemw një kitarë të bukur.
Rrugës për në shtëpi mendoja dhe përfytyroja se sa i lumtur do të ndihej pas kësaj babai. Përfytyroja sikur do të më ngrinte në krahë e do të më  rrotullonte derisa të më merreshin mënd, ashtu siç bënte vite më parë kur  kthehej nga puna. Përfyty-roja gishtërinjtë e tij duke luajtur nëpër tela ,buzuët duke kënduar dhe sytë duke i nxjerrë me miljona xixëllime. Por sa më  shumw që i afrohesha shtëpisë nuk di përse këto ndjenja vinin e më zbeheshin  përsëri gjithnjë e më tepër. Më fikeshin siç fiket ajo flaka e kandilit, të cilin ti e dëshiron aq shumë netëve të errëta, por që nuk mundesh tw shmangësh shuarjen e tyre. E thërrita para se ti afrohesha derës, por ai nuk mu përgjigj. E thërrita edhe kur po i bija derës me grushte….Që prej asaj kohe nuk e pash më tim at. Vonë , shumë vite më vonë e mësova që ai ishte arratisur jashtë  shtetit.

Fund
5 Prill 2013

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s