FESTË SHTRIGASH E DREQËRISH / Nga: Shefqete Goslaci

 
Shefqete Goslaci
 
 
 
FESTË SHTRIGASH E DREQËRISH
 
Nuk e kuptoj këtë lloj “feste- Hallowin”???
Leni fëmijët ashtu si janë- Engjuj, Melaqe, si i ka fal Zoti.
Mos i bëni -djajë.
Mendoj se më shumë bëhet për nevoja tregtare sesa që ka ndonjë kuptim.
Jo gjithçka që i teket të festoj kujtdo në botë, kuptohet pa paragjykuar askend, (siç është edhe Hallowini), mund të na hyj në kulturën tonë.
Ne kemi kulturën, urtësinë dhe traditat tona shumë të bukura dhe edukative, (kujtoni kur dikush do ta përmendta dreqin në një dhomë ku kishte fëmijë, gjyshet dhe nënat tona e largonin fëmijën nga ajo dhomë), e sot bash fëmijët ata më të pafajshmit atakohen nga teket e të mdhenjëve që, mundohen ti bëjn dreqër.
Kam parë para disa vitesh në qendër të Prishtinës se si janë trishtuar fëmijët nga figurat “festive”.
Kjo e ashtuquajtur festë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, të qëllimshme, (mbase të pavetëdijshme), dashtë e padashtë injekton dhunë tek fëmijët.
Nëse vërtetë doni ti argëtoni e ti gëzoni e ti lumturoni fëmijët, shpikni diçka më edukative, më kreatve e më të bukur dhe më të ëmbël për ta, mos i tmerroni ata me fytyra dreqërish, kulçedrash dragonjësh e shtrigash?
A nuk është ky faj dhe mëkat?
Nëse fëmijët e çfardo kombësie në botë paskan nevojë për këso lloj festash me gjak, me brirë, me demonë, me thika, shpata e sopata, fëmijëve shqiptar këto u kan dal për hundësh.
Mjaft me këto anomali të pakuptimta?
Mjaft kemi pasur gjakpirës mbi trojet tona.
Fëmijët shqiptar kanë shumë nevojë për qetësi, harmoni, lojra, komunikim, gëzim, buzëqeshje e lumturi, (disa fatkeqësisht edhe për rehabilitim, nga traumat e luftës dhe pasluftës), e jo për këso broçkullash, që bota na i shet si petulla e neve na digjen buzët.
Mjaft me këso kopijime bajate të çdo gjëje të huaj?
Nëse veq po doni të kopjoni e t’u impononi fëmijëve çdo gjë të huaj atëherë më mirë do të ishte ti edukoni fëmijët të bëjnë punët e shtëpisë siç bëjnë fëmijët në perëndim, ti edukoni fëmijët të përdorin shprehje edukative në komunikim (të lutem, më fal, të dua, etj, kopjoni pra gjerat e mira
Sikur ti ruanim e trashëgonim vlerat tona shpirtërore dhe materjale, (që fatkeqësisht po zhduken dita-ditës, dhe të tilla ka boll, lojëra popullore, mbase fëmijët si kanë parë kurrë, do të kishim mjaft çka ti tregonim e mësonim botës nga origjinaliteti ynë.
Sa e festoni hallowinin, e çjerreni shedheve, mlidhuni nëpër shtëpitë dhe familjet tuaja dhe lunani e knaquni llaf e gaz me fëmijët e hallave, tezeve, dajave, axhallarëve po pse jo edhe me fëmijët e lagjes suaj.
Mësoni si të luani duke qeshur e duke u kënaqur pa u lënduar, si ti ruani lodrat e ti pastroni parqet.
Hallowini ju bën shumë agresiv dhe depresiv.
Së paku a di dikush të
na e sqaroj se çfar vlerash tek fëmijët, mbart në vete kjo far “feste”, çfar pasojash dhe çfar efektesh, si në aspektin edukativ ashtu edhe psikologjik dhe fizik?
Nëse dikush dikund mund ta ket treguar një lloj tregimi të tillë si trillim apo realitet, për tu argëtuar, realiteti në Kosovë ka drama aq të trishta sa do ja kalonin edhe Hallowinit edhe ferreve të Dantes, edhe, edhe…
mjafton të ketë kush ti vë në skenë.
Vërtetë me të plas zemra nga
këso anomali dhe antivlera.
Për mendimin tim, kjo lloj feste gjakrash e çjerrjesh nuk është as argëtim as zbavitje, është tmerr e turp, është kaotike, johumane e jo njerëzor, dhe e pafalshme e me pasoja për fëmijët.
Vështirë t’ja gjedh emërtimin, diçka mes devijimit dhe degjenerimit.
Ne shqiptarëve na tepron trishtimi.
Mbase ka të tjerë që me dhunë argëtohen?
Po pse atëherë ideatorët e kësaj feste nuk e bënë festë të Engjujve por të djajve?
Kush e shpalli këtë llahtari me djall e me dreq, edhe më keq?
Prandaj, ruani dhe mbroni fëmijët nga kjo festë shtrigash, nga dhuna e frikërat, se ka mjaft kush ua prish jetën.
Të gjithë jemi fajtor përballë pafajsisë së tyre.
Mendoj se duhet reaguar si qytetarët ashtu edhe Institucionet përgjegjëse për ti mbrojtur fëmijët nga kjo torturë çjerrjesh, me të cilën nuk na lidh asgjë, ama bash asgjë.
Të ndalohet kjo çoroditje.
Shtoja gjithë kësaj gjurulltie e çmendie edhe virusin korona.
Dhuna, sa më larg fëmijëve.
Gjynah, sa të pafajshëm fëmijët përballë demonëve.
Ruana Zot!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s