SHPJEGIM MBI DY AUTORËSINË E NJË SHKRIMI / Nga: Reshida Çoba

 
 
SHPJEGIM MBI DY AUTORËSINË E NJË SHKRIMI 
 
(shkrimi me autorin jo real, studiusin Ilo Foto, botuesin Fatmir Terziu, vetem me titull ndryshe nga shkrimi im, i publikuar akoma në faqen e z.Vasil Vasili, sjell prononcimin tim)
 
Ndjej obligim të shpjegohem ” mbi të drejtën e autorit “, për shkrimin,“ Fjala…Ky Koncept I Komplikuar ”, nga Reshida Coba, dhe ” Një Shkrim me Strukturë e Standart të Veçantë “, nga Ilo Foto.
Si çdo histori jo e mirë, edhe jeta e shkrimeve ka momente, ngjarje të komplikuara. Ndodh shpesh të griset ajo mbulesë artistike plot shkëlqim dhe elitare e shkrimeve_shkrimtarëve. Edhe ata u kthehen fjalëve rutinë, sjelljeve të zakonshme…me ose pa vetëdijen e tyre, bëhen pjesë e një ngjarje të komplikuar me disa njerëz . Pazgjidhshmëria e problemit, sjell nevojën të kërkojmë vëmendjen e lexuesit, kolegëve krijues, të kuptohet qartë se; “çfarë është mirë dhe çfarë nuk është mirë ! Eshtë në natyrën njerëzore të influencohemi nga frekuencat që dërgojnë të tjerët, dhe duhet të përfaqësohemi para tyre. Në se bëjmë të kundërtën, atëhere kemi dëmtuar portretin emocional, metamorfozën delikate të krijimit . A do flitej per etikë, disipline letërsie në një shkrim te publikuar në revista, faqe letrare me dy autorë të ndryshëm…? A nuk i detyrohemi lexuesit të lexojë autorin e vërtetë ?
E njohur në zhanrin e kritikës letrare, me autoritetin e publicistes, Raimonda Moisiu përcolli një replikë në faqen publike të z. Vasil mbi këtë ngjarje, në 5 Nendor. Jo rrallë, znj. Moisiu ka mbrojtur e ka trajtuar probleme thelbësore të krijuesve, të të drejtave të artistëve dhe shkrimtarëve edhe në Diasporë.
Ajo nuk përcaktoi manipuluesin…me integritet, dhe profesionalizëm kërkoi vëmendjen e botuesit z. Fatmir Terziu, z.Vasil Vasili, dhe studiusit, Ilo Foto te shpjegohej autori i vërtetë.
Kur kërkohet të njihet e drejta e autorit, kjo nuk do të thotë se janë ngacmime, as provokime primitive. Të shkruash të vërtetën sugjeron vlera që kanë palët brenda ngjarjes, edhe pse në dukje, konfliktuale. Praktika e të qënit i qartë për një aderim pa kompromis ndaj disiplinave letrare nuk kanë rëndësi në se e njohim ose jo një krijues, është apo nuk është miku ynë në facebook. Ndjesia dhe ndërgjegja e të qenit, “ i t ë r ë ” dhe “ i p a p j e s s h ë m“ midis krijuesve janë momente vërtetësie.
Replika e hapur mbi plagjiaturën, mendoj se ndihmon edhe z.Vasil, i cili brenda vlerave të mirëfillta si shkrimtar i talentuar duhet të kujdeset për publikimin, vëmendjen ndaj informacionit letrar. Në komentin e tij, drejtuar znj. R. Moisiu, z. V. Vasil shprehet se, nuk dalloi që shkrimi ishte i njëjtë, por “ndonë se në nënvedije ndjeva se kishte afëri konceptuale”. Personalisht,mendoj se çdo krijues ndihet i vlerësuar kur lexon një vlerësim kritik mbi krijimtarinë e tij, ndjesi këto që bëjnë shkrimin të lexohet me vëmendje…rrëmben ide e konkluzione,si lexohet krijimi i tij nga lexuesi e kritika. Për më tutje, çdo shkrim ka fytyrë ndryshe, terminologji ndryshe…struktura e ndijim perceptimi krejt ndryshe.Evidenca e të dhënave nga të menduarit reflektiv është kaq personale. Shkrimi ka spiralen dhe vibrimin e vet. Cdo shkrim nga të tjerët nuk duket kurrë si një gjë “ I JUAJI ”, dhe një shkrim “ I JUAJI ”, gjithmonë duket si ” I ASKUJT ” tjetër.
 
Reshida ÇOBA
Los Angelos
Nëntor /14 / 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s