Kalendari poetik: José Saramago – Nobel 1998  (1922-2010) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
José Saramago
 
Kalendari poetik: José Saramago – Nobel 1998  (1922-2010)
 
Sot, më 16 nëntor, është 99 vjetori i lindjes i Zhoze Saramagu-t; qe shkrimtar, gazetar, dramaturg, poet, kritik letrar dhe përkthyes portugez, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1998. Si kundërshtar i diktatorit Salazar qe gjithmonë i çensuruar, ndaj dhe nga viti 1955 u mor vetëm me përkthime autorësh të ndryshëm si p.sh., Pär Lagerkvist, Maupassant, Tolstoj, Baudelaire, Hegel etj. Vetëm pas vitit 1966 rifilloi veprimtarinë e vet letrare.
U sulmua ashpër nga Izraeli si antisemit, kur u shpreh me këto fjalë rreth konfliktit izraelito-palestinez: “Me që ata (izraelitët), jetojnë nën hijen e holokaustit dhe presin t’u falet gjithçka bëjnë për hatër të vuajtjeve të pësuara, më duket e tepërt. Siç duket, s’kanë mësuar asgjë nga vuajtjet e gjyshërve të tyre. Çka po ndodh në Palestinë, është krim që mund ta krahasojmë me tmerret e Aushvicit.”
Saramago këmbënguli në kèto akuza, duke thënë se fjalët e tij nuk qenë kundër hebrejve në përgjithësi, por vetëm kundër politikave qeveritare të shtetit izraelit.
Por më mirë të kalojmë në poezinë e tij:
 
 
RECETË
 
Marrim një poet jo të lodhur,
Një re ëndrrash dhe një lule,
Tri pika trishtim, një pasqyrim të praruar,
Një rrëmb që rrjedh gjak nga frika.
Kur përzierja vlon e fillon spërdridhet
Nga trup i një femre shtojmë pakëz dritë
Që e kemi forcuar më parë me pakëz vdekje,
Se kështu është dashuria e poetit.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s