SHKRIMTARËT SHQIPTARË KËTA DISHEPUJ TË BRAKTISUR / Nga: Vasil Tabaku

SHKRIMTARËT SHQIPTARË KËTA DISHEPUJ TË BRAKTISUR

 

Nga: Vasil Tabaku

Qeveria godet VLERAT dhe ngre ANTIVLERAT më militante, një qeveri e korruptuar me trafiqe droge dhe krimi. Inteligjiencia e vërtetë është e papunë dhe e braktisur, e goditur dhe e nëpërkëmbur në mënyrën më fyese dhe poshtëruese. Demagogjia e Edi Rames është shndërruar në mënyrë mbijetese e kësaj qeverie dështake dhe neokomuniste…

Të lënë në hije, te papërfillur, të braktisur tërësisht, shkrimtarët shqiptarë, heshtin brenda madhështisë së tyre të pamatë, fisnikë, dinjitoz dhe stoikë… Ata nuk përfaqësohen në këtë vend nga asgjë serioze dhe gjithëpërfshirëse, nga ndonjë organizëm serioz apo instancë zyrtare… Ata janë lënë kështu për afro njëzet vjet të këtij tranzicioni pafund. Askush nuk interesohet apo tregon vëmëndje qoftë edhe minimale për këta korifej të mëndimit dhe letrave shqipë, për këta demiurgë madheështorë me shpirt te madh e të mrekullueshëm që cdo ditë flijohen pak e nga pak pëer Atdheun, për Çështjen Shqiptare, për të bukurën dhe artin, për letërsinë kombëtare… Ata ashtu të pafjalë, me një buzëqeshje proverbiale plotë dinjitet dhe mirësi njerzore, enden nëpër Tiranë dhe rrethe, ta pavlerësuar, të papërfillur dhe të lënë pasdore nga ca zyrtarë mediokër, cinikë, shpirtëzinjë dhe përbuzës të shkrimtarëve, këtyre gjigandëve të mëndimit dhe artit të fjalës që me librat e tyre, tentojnë t’i japin dritë shpirtit njerzor dhe të ngrenë në lartësitë e vlerave bashkëkohore letrat shqipe me të vetmen ambicje njerzore për të thënë se Shqipëria është pjesë e thesareve të Kulturës Botërore dhe ka kontribute të cmuara në vepra letrare që kalojnë kufijtë dhe shëndrrohen në vepra të vlerësuara maksimalisht dhe të përkthyera në dhjetra gjuhë të Botës… Një libër më shumë eshtë një pasuri e vërtetë dhe që nënkupton dritë, dashuri, kulturë dhe mënçuri, por padyshim që u trishtova shumë…përurimet e librave në Tiranë por edhe kudo nëpër Shqipëri bëhen nëpër locale dhe reastorante, sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër, asnjë alternativë dhe asnjë interesim nga ana e Ministrisë së Kulturës si I vetmi istitucion përgjegjës për librin dhe shkrimtarët e lënë në harresë dhe të papërfillur. Në Shqipëri është më i përfillur një domateshitës apo gjithfarë tregëtarëucësh se një artistë, piktorë, skulptorë shkrimtarë , poetë dhe krijues arti. A do të ketë ndonjëherë sadopak interesim nga shteti dhe institucionet përkatëse për krijuesit?!  A do të ket ambjente së paku dinjitoze për të përuruar veprat e shkrimtarëve shqiptarë? A do të ketë ndonjëherë në Shqipëri një vlerësim i merituar për shkrimtarët dhe krijuesit e artit në përgjithësi?!
Shkrimtarët shqiptarë që me disa qindarka në xhepat e zbrazët, ulen në kafene dhe meditojnë se…valllë a do të bëhët ndonjëherë ky vend? A do të eci përpara Shqipëria ? A do të ket dikur një vlerësim për mundin dhe punën e tyre prej galere…? Dhe në fund të fundit…a do të jenë ata të përfaqësuar diku dhe të ken dinjitet, vlera dhe nderimin e merituar…? Ndoshta. Dikur…Mbase, një ditë…Këta mjeshtra të fjalës dhe mendimit do të meritojnë atë që i mohohet padrejtësisht , ndërsa përballë tyre kapardisen kokoroshët shtetarë me kostume firmato dhe vetura luksoze…që në fund të fundit këtij vendi të mjeruar jo vetëm që nuk I dhanë asgjë por përkundrazi e kanë plackitur barbarisht gjer në dhimbje. Ndërsa ata Shkrimtarët me xhepat boshë dhe paga qesharake, apo edhe më keq të papunë…kalojnë para nesh me veprat e tyre madhore mbi shpinë si Hamejtë më të lavdishëm dhe më të shquar të Kombit me kontribute të cmuara qe do t’iu mbeten shekujve…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s