Poezi nga Lida Lazaj

 
Poezi nga Lida Lazaj
 
 
 
NË EMËR TË LOTIT PA EMËR
 
Ti, vozit mbi rrathët e jetës tënde
dhe asnjë trajektoreje nuk i humb busulla
të gërshetohet me njërin prej rrathëve të mi.
 
Largësia e pa matshme mes nesh
bllok graniti i ngheshur
me kilometra, njerëz, ngjarje.
 
Por ti e di,
sepse e di dhe unë,
që krejt kjo lagështirë e këtij mëngjesi
nuk është vetëm prej shiu.
 
Bota qan
dhe unë kam se si ti di
krejt arsyet që ka bota për të qarë,
përpara se të mësoj,
se nga ç’thellësi e qënies sime
del kjo pikë loti,
sa herë të kujtoj ty!
 
Është kaq e thellë dhe misterioze,
kaq mbresëlënëse
sa s’ka fjalë, ngjyrë a tingull,
që ta interpretojë arsyen e lotit,
që zbut ngashërimin tim
sa herë të kujtoj ty,
që vozit mbi rrathët e jetës tënde
qindra kilometra larg rrathëve të mi.
 
 
 
BOSH
 
Aty ku duhej të ishte zemra
e mbushur plot me zemra të kuqe
si shega,
makar le të ishte një kafaz me zogj,
por zogjtë me gjith cicërima i gëlltiti
skifter i uritur
ose le të ishte një libër
por edhe librin e gëlltiti lavdia e babëzitur
dhe më pas u vetshpall poet filozof.
 
Bosh jam,
si portë e çartafilosur
e shtëpisë së braktisur.
 
Kalon nëpër të një qiell i zbërdhylët,
dhe pylli i lakuriq
mandej përgjumshëm kalon një det
pa brigje
pa peshq.
 
Në cep të boshit
fishkëllen një melodi të trishtë
një gjeth i ndryshkur.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s