ATDHEUT / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
 
ATDHEUT
 
Ku ta gjej një këngë
një varg poezie
dheu im i rëndë
bërë prej dashurie.
 
Dy mijë yje ndrijnë
shuhen dymijë yje,
por ndriçimi yt
është gjithmonë në krye.
 
Më ndriçon gjithë shtigjet
netëve pa hënë
pyetjeve, përgjigjen
veç ti ju ke dhënë.
 
Dheu im i rëndë,
që s’je veç prej dheu
brenda meje rrënjë
mbeshtet si Anteu.
 
Unë një copë thërmije
ngjasoj para teje,
por dhjetë oqeane
më rrjedhin ndër deje.
 
Të dua të them,
ndonse është shumë pak,
pa ty jam si zemra
që vdes kur s’ka gjak.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s