Kalendari poetik: Pedro Salinas (1891-1951) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Pedro Salinas
 
Kalendari poetik: Pedro Salinas (1891-1951)
 
U lind më 27 nëntor 1891 poeti i njohur spanjoll, pjestar i të ashtuquajturit “brezi i vitit 1927” dhe përfaqëson më së miri atë grup “poetësh-profesorë”. Qe jo vetëm njohës i thellë i letërsisë spanjolle dhe asaj evropiane, jo vetëm profesor universiteti dhe kritik arti, por edhe shkroi shumë poezi, romane dhe drama. Përkthyes i talentuar, sidomos nga frëngjishtja (në vitet 1914-17 pati dhënë leksione në universitetin e Sorbonës). Në prag të luftës civile spanjolle pati një ftesë nga universiteti amerikan Wellesley College për të dhënë një seri leksionesh. Nuk u kthye më në Spanjë. Jetoi dhe punoi në SHBA nëpër universitete të ndryshëm deri sa vdiq më 4 dhjetor 1951 në Boston. Sipas dëshirës së tij, u varros në Porto Riko.
Ja një shqipërim nga poezia e Salinas:
 
 
DO TA GJEJMË PUTHJEN TONË
 
Patjetër, do ta gjejmë.
Puthjen tonë.
Mbi një shtrat resh do të jetë,
apo kristalesh, apo prushi?
Pas një minute do të jetë,
apo nesër,
apo në shekullin e ardhshëm,
apo në cakun e skajshëm të kurrës?
Gjallë, vdekur? Di gjë?
Me trupin tënd e timin,
me emrin tim e tëndin?
A thua me të tjera buzë ka për të qënë,
me të tjerë emra
dhe pas shekujsh,
çka tani duhet të ndodhë,
këtu, menjëherë?
Nuk e dimë.
Dimë vetëm që do të ndodhë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s