
“Hiri hyjnor”, si vepër e dimesioneve të mëdha dhe sprovave të mbijetsës së një populli të tërë. ( Referim rreth romanit “ Hiri Hyjnor” të autores Hasije Selishta Kryeziu ) Nga Agron Shele “ Kosova … Continue reading
“Hiri hyjnor”, si vepër e dimesioneve të mëdha dhe sprovave të mbijetsës së një populli të tërë. ( Referim rreth romanit “ Hiri Hyjnor” të autores Hasije Selishta Kryeziu ) Nga Agron Shele “ Kosova … Continue reading
Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Shefqet Dibrani. Libri, viktimë e mentalitetit të përgjithshëm. Nëse tërë qytetarët e Kosovës janë ngopur me të qenit qytetarë të saj, unë do të mbetem nostalgjiku i fundit që e ndjej … Continue reading
Andreas Kuenzli (esperantist zvicerian, njohës i kulturës sllave) Rusët me gjasë e pëlqejnë Stalinin Sikurse dihet gjerësisht, nën qeverisjen e Stalinit udhëheqësit shtetërorë sovjetikë kanë bërë vrasje masive në shkallë të gjerë dhe … Continue reading
Taksa e truallit Nga Bardhyl Selimi Sot mendova të shkoj të paguaj në zyrat e minibashkisë nr 9 Tiranë, taksën vjetore të shtëpisë për vitin 2015. Mora 2000 L (pasi që vjet kjo taksë është rritur 45 … Continue reading
Veledin Korkuti VENDLINDJA, SHTRATI I GJUMIT MË TË ËMBËL Veledin Korkuti është një intelektual i dëgjuar nga Golemi i kurveleshit të Gjirokastrës , me banim prej shumë vitesh në … Continue reading
Anton Nikë Berisha VIZIONE POETIKE TË ETJES PËR DRITË DHE TË DASHURISË SË PËRJETSHME Anton Nikë Berisha, Ujëvarë drite në zemër. Katërmbëdhjetë pamje të hirit hyjnor të Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze. Botimi i dytë. “Argeta-LMG”, … Continue reading
Tema e ujit, e verës dhe e gjakut në tragjeditë shakespeariane: Macbeth e King Lear …accusatio manifesta Nga Albana Alia Simbolizmi kompleks i ujit Ndërmjet temave të ndryshme të … Continue reading
VLERËSOHET ROMANI I RI I REZART PALLUQIT Këto ditë doli romani i Rezart Palluqit, ‘Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet”, i cilësuar si tejet i veçantë për nga rrëfimi ashtu edhe për nga kërkimi psikonarrativ. Romani në fjalë, është … Continue reading
“Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” – Autori Rezart Palluqi vlerësohet edhe në Kosovë. TIRANË, 4 Prill / ATSH Pasi e promovoi së bashku me “Botimet Dudaj” librin “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” në 9 mars 2015 … Continue reading
“Talianka”, romani ku tabutë ballkanike bluhen në mullirin e paqes Ky roman, ka shumë brum dhe kam lënë qëllimisht shumë gjëra pa përmendur, të cilat le t’i zbulojë më mirë lexuesi. Ky roman, me frymë donkishoteske, që më ka bërë … Continue reading
Marjeta Vjeri Radio Emigranti Sot në Radio Emigranti duke filluar në orën 19 (13 NYC) Marjeta Vjeri flet për këngën e saj “Mbreterofshi në parajsë” – Këngë përkushtuar të … Continue reading
Poezi nga Adem ABDULLAHU
TI DHE ERA
Shpeshndjejvjeshtë
të mbushur acar e trishtim,
kullosë të verdhme kreshte
qëirrëzonpushinshtatittim.
S’kam ndjerë moti erë vere
gjallëri e gjelbërim,
dallëndyshe e të qeta liqene
Timojlulenëzhblim.
Harruar kam dhe pranverën
kur gjithçka çelë e merr rritë,
Ty mojtëduadheerën
… qëlulishtes me ngadalëmëikë…!
NUK KE FAJ
Nukkefajqë je e krijuar
Vetëmpërdashuri.
As ndjenjattua…
Dhimbjazgjatën mike
Përgjithçka je e zonja
Porkendërgjegjetëngurrtë.
Mes nesh kagjithçka!
Madjedhekryevepraka.
Po miqësi?…
Ah, kysentimentiipandreqshëm.
S’të them gjëtjetërpostëvërtetës.
Unëilodhur, Ty kurreshtare.
Ndajgjithnjë jam idashuruar
Nëtëmetattuatëmrekullueshme.
E di psemëmungonlumturia?!
Se tëduavërtetë.
Gjithçkaqëmëdheikërkonnga ca!
PIMË DASHURINË
Çdoditë e mëshumë
pijmëgotën e dashurisë.
Ikin mike ditëtsilumë
e ne rrimëpranëlumturisë.
Pi ti, kehisemëshumë,
sas’ështështerrur e kulluar.
Muas’mënginëidashurisëlumë,
lerë me njëgotë e mallkuar.
Gjithçkanëjetëikë e lëvizë,
…ailëngiderdhurrrëke
shndërrohetnëzemër me shtizë
bëhetjetë, këngë, hare…
URA
Ura e Zanave i thanë,
e dashurisë, shumë herë,
e anktheve të çiltra,
e valëve të shqetësimit,
e trokitjes së zemrës,
e shkëmbim shikimit,
herë – herë u pagëzua:
“Ura e trishtimit”.
Dikur e pagëzuan:
“Sheshi i pëllumbave”;
më vonë u shndërrua në arenë
robotësh e pëllumbash.
Por ajo mbeti ngaherë
ujdhesë e dy brigjeve,
e dy zemrave të një dashurie,
e dy anktheve të një shqetësimi.
VAZHDOJ TA DUA JETËN
Që kur lojëra fëmijërie kisha
punën në fushë e në pyllin e largët,
ndjehesha i lumtur
ngase asgjë nuk prisja nga askush!
Kjo kënaqësi e ky ritual vazhdon,
për çudi pa u tradhëtuar kurrë as tani.
Vetvetiu, ndryshojnë vetëm personazhet,
kurse lumturia ime vazhdon,
ngase asgjë nga askush nuk pres…!
Meqë jeta është një udhëtim,
çdo pritje llogaritet një humbje kohe,
neveri dhe rasti i humbur…
Unë kam privilegjin e mospritjes.
Kështu vazhdoj ta dua jetën,
buzëqeshjen, dashurinë…
E ndjej atë. Jetoj në paqe.
HESHTJA IME
Heshtjaimefletzëshëm
edheatëherëkurpandeh
seinjoronapopërçmon…
Heshtjaimenukkakuptimin
etëgjithaheshtjeve,
injorimeve a përbuzjeve,
ajokanëvete:
dhembjen,
mëshirën,
dashurinë,
vuajtjen…
Po,
heshtjaimefletzëshëmnëheshtje,
ajoshikon, dëgjon, vuan,
dashuron pa masë
dhevazhdontëhesht
nëpamundësi … tëbritmës!
Kështu,
kuptoheshtjen time,
si urtësi, maturi dhe kufizim,
assesi ndryshe
dhe kurrë përbuzëse.
Adem ABDULLAHU
Adem Abdullahu u lind më 10.09.1964, në Shipkovicë të Tetovës, R. e Maqedonisë. Punon mësues në vendlindje. Ka mbaruar Akademinë Pedagogjike në Shkup, Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe magjistraturën në Fakultetin Filozofik, Programi Studimor: Pedagogji në Tetovë.
Ka filluar të botojë që nga viti 1985 nëpër revista e gazeta të kohës. Është fitues i çmimit të III-të në Takimet poetike të Karadakut në Kumanovë. Ka fituar çmime të ndryshme letrare në Maqedoni, me librin “Svilenite nasmevki na lubovta” – (Buzëqeshjet e mëndafshta të dashurisë), libër i botuar në dy gjuhë: maqedonisht dhe arumanisht, vendin e II-të në konkurs në nivel të vendit. Ka fituar çmimin e III-të në takimet poetike të Korçës, Shqipëri dhe një varg diplomash e mirënjohjesh letrare. Shkruan poezi dhe prozë.
Është pjesëmarrës në shumë konkurse letrare dhe fitues çmimesh. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni. Që më shumë se 15 vjet boton revistën letrare për fëmijë „YLBERI plus“ në Tetovë.
Ka publikuar veprat:
ECJA VERTIKALE – poezi, Naim Frashëri, 1993 Tiranë.
ARADHA E SHKRONJAVE – poemë për fëmijë, 1994 Tetovë, e ribotuar disa herë.
DETI DHE KULLA – skica, tregime e përralla, 1996 Tetovë.
LOTËT E LULEVE – poezi, 1997 Tetovë.
KATI I TRETË – tregime për të rritur, 1999 Tetovë.
BUKURIA PËR DHEMBJE – prozë, 1999 Tetovë.
TRIDHJETË E GJASHTË KALLËZIME E NJËPËRRALLËZ – kallëzime popullore, 2000 Tetovë.
TË TRETË – pjesë skenike për fëmijë, 2002 Tetovë.
TOKË E DASHURI – poezi për të rritur, 2003 Tetovë, është libri i nëntë i autorit.
BREG LIQENI – 2005, Tetovë. Është përkthyer në bullgarisht dhe i botuar në faqet e internetit
TRIDHJETË E GJASHTË KALLËZIME, – kallëzime popullore (ribotim), 2012, Tetovë.Libri poetik
Autori ka përkthyer nga bullagrishtja këto libra:
ÇARÇAFËT E BARDHË, poezi, Katia Ermenkova.
UNIVERSI NDRIÇUES, poezi, ViktoriaIvanova.
LINDJA E PERËNDIMIT, poezi, Violeta Sëbeva
TRAJNIMI I AKTORIT NË SHEKULLIN XX, kritikë teatri, Rumiana Nikollova.
Libra të botuara në gjuhë të tjera:
SVILENITE NASMEVKI NA LJUBOVTA, (botim në gjuhën maqdonishte dhe arumanishte), Maqedoni
“EZEREN BRIAG” në gjuhën bullgare, Sofie, Bullgari.
Ai ka publikuar dhe botime e cikle poezish në ukrainisht, maqedonisht, bullgarisht, rumanisht, anglisht etj. në portale të ndryshme elektronike, gazeta, revista dhe përmbledhje antologjike.Disa tregime dhe poezi të autorit janë të përfshira nëpër librat shkollore, kryesisht në Maqedoni, si dhe shumë poezi për fëmijë të komponuara, të cilat këndohen nga fëmijë pjesëmarrës në festvale të këngës për fëmijë.
Autori është përkthyes i gati të gjithë poetëve nga Bullgaria, pjesëmarrës në takimet poetike “Ditët e Naimit” në Tetovë dhe “Netët korçare të poezisë”, Korçë, Shqipëri. Përkthen nga gjuha kroate, bullgare, maqedone etj.
Autori vazhdon në mënyrë paralele të botojë revistën “Ylberi plus”, të krijojë e të përkthejë.