Poezi nga Veledin Korkuti

 

 

11096903_770900636359548_107179461_n

               Veledin Korkuti

 

VENDLINDJA, SHTRATI I GJUMIT MË TË ËMBËL

 

Veledin Korkuti është një intelektual i dëgjuar nga Golemi i kurveleshit të Gjirokastrës , me banim prej shumë vitesh në qytetin e bukur bregdetar të Sarandës,  ku ka pasur dhe shumë detyra të rëndësishme shtetërore, por tani prej disa vitesh , në mënyrë të pakuptimtë , endet në vorbullat dhe trazirat e papunësisë. Është autor i dy librave me humor, traditë e këtij fshati lab, por edhe në gjininë e vargut –sarkazëm e humor. Ka botuar herë pas here në organet e shtypit të përditshëm, ku mund të përmendet bashkëbisedimi në vargje me humoristin tjetër lab, Sejmen Gjokoli. Zgjodhëm prej tij këto dy poezi ku shprehet dhimbja për braktisjen e vendlindjes, plagët sociale të trazicionit që vuan shoqëria e sotme shqiptare si dhe dashuria për vendin e vendlindjen. I urojmë suksese Veledinit edhe në këtë gjini letrare të krijimit brenda kornizës së humorit dhe dashurisë për veten dhe vendin e tij, njerzit dhe jetën.

 

agron mema

Nga Agron MEMA

 

 

 Poezi nga    Veledin Korkuti

 

 

NJË LETËR EMIGRANTI

 

Më ka pikur malli, moj nënë,
E gjumin e bëj të trazuar,
S’zgjohem më nga zëri yt i ngrohtë,
Jam si në një botë të harruar.

Ngrihem edhe ikij, s’di se ku,
Se nuk kam një punë për të qënë,
Ecij si i pirë, kuturu…
I err ditët më shumë i pa ngrënë.

Këtu edhe dielli ngroh ndryshe,
Edhe yjet tjetër nurësim kanë,
Dhe këtu kam parë dallëndyshe,
Por si dallëndyshet tona s’janë.

Edhe uji etjen nuk ma shuan,
Jam etjepashuar si Tantali,
Shpirti im edhe për ujë vuan,
Të pi tek burimi rëzë mali.

Edhe tavolina më e pasur,
Nuk e di sepse më duket bosh,
S’ka më keq kur ke uri pas buke,
S’harroj babain kur më thosh.

Nuk të thashë…emrin kam ndryshuar,
S’kam më emrin që më kishit vënë,
Shkëlqimi nga sytë është shuar,
Edhe flokët thuajse më kanë rënë.

Vetëm lotët kanë po një shije,
Të kripur siç ishin dhe atje,
Rrjedhin vet kur kujtoj shtëpinë,
Njomin jastëkun natën kur flë.

Atje dhe gurët më flisnin në emër,
Sot emrin e ri nuk ma dinë,
Këtu asgjë nuk më futet në zëmër,
U plaka,..e humba rininë!

Atje buka thatë është mjaltë,
Dhe gjumi shijon si askund,
Këtu ndryshe janë drurët, është tjetër baltë,
Vuajtjet e mundimi, i pafund.

Nuk e di në do kthehem, nuk e di…
Të të puth syrin e malluar,
Si kalama të të futem në gji,
E të të prekë flokë, buzë, duar…

Motrës e vogël të mi thuash,
Mos mba mëri se s’jemi zënë,
E kam në zemër, s’e kam harruar,
Të përqafoj me mallë , moj nënë!

 

 

 

 

PËR TY GOLËM, I YTI DJALË
Rrallë shtëpi tymojnë nga oxhakët,
Rrallë oborre s’i ka mbuluar bari,
Rrugicat e fshatit më nuk gjallojnë,
Sot të pushtuara nga heshtje varri.

Shtëpi të kërrusuara në vetmi,
Silueta të ngrira nëpër natë,
Duket sikur belbëzojnë pa fuqi,
“Ç’u kemi bërë që na latë”?

Pranë shtëpisë afrohem i trishtuar,
E vetvetiu më shpërthejnë lotët,
Ne tretemi në kujtime nostalgjike,
Shtëpitë në pritje për të zotët…

E lamë fshatin, se tha fati,
Po ëndrrat aty i kanë sheshxhirimet,
Për ne e shtrenjtë ç’do gjurmë fshati,
Golëmi, arkiva jonë për kujtime.

Aty ku oksigjeni rehaton mushkritë,
Ku linda, u rrita, u bëra burrë,
Ku kapen në valle gjithë bukuritë,
Pi në burim mali e s’ngopem kurrë.

Njerëz si atje s’kam për të gjetur,
Ngrohtësi si atje s’bëhet fjalë,
Gjumë më të ëmbël s’kam për të fletur,
Për ty Golëm, i yti djalë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s