Taksa e truallit / Nga Bardhyl Selimi

Taksa e truallit

 

 

Bardhyl Selimi

Nga Bardhyl Selimi

 

Sot mendova të shkoj të paguaj në zyrat e minibashkisë nr 9 Tiranë, taksën vjetore të shtëpisë për vitin 2015. Mora 2000 L (pasi që vjet kjo taksë është rritur 45 %!) dhe dokumentet përkatëse dhe ngjita shkallët e minibashkësisë. Dera e zyrës së ngushtë të taksave ishte e hapur, por nuk mund të hyja dot pasi në hyrje të saj ishte një kovë e një fshesë prapa të cilave rrinte një pastruese trupmadhe. Në tryezë anash qendronte ulur një zonjushë.

– A punoni?- pyeta unë me drojë.

-Sigurisht që punojmë, përse jemi ne këtu?!

-Por po shoh se po pastrohet…

-Edhe pastrohet, edhe punohet…

-Nuk ka orar të veçantë për pastrim?- Zonjë, – ju drejtova pastruseses,- a mund ta largoni pak kovën dhe ta hiqni atë leckën mbi tryezë?

-Zotëri- ndërhyri nëpunësja- këtu rregullat i vendos unë..dhe mbi mua Kryetari.

-Të kuptoj, a mund të ulem?

-Urdhëro, ulu!

– A mund ta hiqni këtë leckë pastrimi nga tryeza?

Ndërkohë pastruesja e mori leckën dhe e hodhi në tryezën ngjitur.

-Lutem hiqeni fare leckën që këtej. Kur shërbehet ndaj qytetarëve duhet një farë rregulli, disa kushte… Tani është ora 10, zyra duhet të ishte gati për punë..

– Unë tani erdha se isha në bankë..

Pastruesja e hoqi leckën dhe u largua nga dhoma.

– Përse keni ardhë?- pyeti nëpunësja.

-Për të paguar taksën, për çfarë tjetër? A pranoni?

-Sigurisht!

-Urdhëroni- i zgjata kartën e identitetit.

-Ҫ’është kjo?

-Karta, pra, nuk ju nevojitet?

-Jo! Më jepni kartelën e taksave.

-Urdhëroni kartelën.

-Hmm, e paskeni paguar taksën e 2014!

-Unë i kam paguar taksat çdo vit!

– Për 2015 nuk na kanë dhënë ende urdhër të pranojmë pagesa!

-….?!  Po kur mund të vij të paguaj, tani jemi në prill apo jo?!

-Nuk e di!

– Në rregull, atëhere. Mirupafshim!

Dola nga zyra i zhgënjyer nga kësi nëpunësish, “shërbëtorësh të qytetarëve” që nuk dinë të sillen, qoftë edhe me një 70 vjeçar si unë, nuk përpiqen të vjelin taksat në kohë, por vetëm tregojnë arrogancë dhe injorancë, ndonëse duhet të kenë marrë edhe diplomën universitare. Kështu përzgjidhen ata?

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s