Rusët me gjasë e pëlqejnë Stalinin / Andreas Kuenzli (esperantist zvicerian, njohës i kulturës sllave)

 

 

sriimg20070814-8104817-1-data

 

Andreas Kuenzli


(esperantist zvicerian, njohës i kulturës sllave)

 

 

 

Rusët me gjasë e pëlqejnë Stalinin

 

Sikurse dihet gjerësisht, nën qeverisjen e Stalinit udhëheqësit shtetërorë sovjetikë kanë bërë vrasje masive në shkallë të gjerë dhe unikale kundër popullit të vet. Me gjasë, politika totalitare e Stalinit kushtoi rreth 20 milionë jetë njerëzore. Megjithë këtë, popullariteti i “udhëheqësit të gjithë popujve” po rritet vazhdimisht në Rusinë e sotme, e cila është infektuar nga vala nacionaliste reaksionare groteske, që drejtohet rrezikshëm jo vetëm kundër disa fqinjëve (si Ukraina, shtetet baltike) por edhe kundër SHBA, BE dhe Perëndimit.

 

Sipas një ankete të qendrës Levada, rreth 45 % e rusëve janë të mendimit që viktimat e Stalinit “ia vlejtën mundimin” apo diçka e ngjashme. Në vitin 2008 vetëm 27 % ishin të këtij mendimi.

 

Sipas drejtorit të qendrës Levada, Lev Gudkov, ky rezultat pasqyron rrjedhojën e drejpërdrejtë të propagandës shtetërore dhe mënyrës së qeverisjes së Putinit, që përcjell një kurs të ashpër revizionist dhe imperialist të ri për të rimarrë terenin e  humbur. Gudkov vëren, se në kushte të tilla dhe në kushtet e shtypjes në rritje të shoqërisë civile që mendon lirisht dhe në mënyrë të pavarur, në Rusi po rritet kulti i shtetit dhe bashkë me të edhe kulti i Stalinit. idenë bazë të propagandës putiniste ai e cilëson staliniste.

 

Në fakt, asnjë pasardhës i Stalinit nuk arriti ta destalinizojë krejtësisht Bashkimin Sovjetik , përfshi Gorbaçovin dhe Jelcinin.. Destalinizimi sistematik në Bashkimin Sovjetik dhe në Rusinë paskomuniste nuk ka ndodhur kurrë (për shembull sipas mënyrës së denazistifikimit në Gjermani pas luftës së dytë botërore). Ndërkaq në fund të viteve 1980, vetëm 10 % e rusëve kishin respekt për Stalinin si një personalitet i madh historik, nën Putinin më 2012 kjo përqindje u rrit në 50 %.

Pasi Putini mori fuqinë në Rusi, ndodhi riabilitimi i qëllimshëm (rinderimi) i Stalinit dhe i stalinizmit, sikurse Gudkovi ka shkruar para 3 vitesh.[1].

Putini ka futur një program sistematik për riedukimin e popullit në kuptimin stalinist të ri. Kësaj strategjie i përket fakti, që në Rusi mëdyshojnë t’i dënojnë krimet e Stalinit. Sipas politologes Marija Lipman, fitorja historike e Bashkimit Sovjetik në luftën e dytë botërore, që lidhet me meritat e Stalinit, është shkaku kryesor përse në Rusi mëdyshojnë t’i dënojnë qartësisht krimet e Stalinit dhe të stalinistëve. Të kritikosh Stalinin do të thosh të shkatërrosh mitin për fitoren historike të Bashkimit Sovjetik në luftën e dytë botërore.

Sigurisht, Bashkimi Sovjetik ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe ne betejën kundër gjermanëve nacional-socialistë dhe në fitoren, por Moska vazhdon të mos pranojë të njohë, që çlirimi i Evropës lindore njëkohësisht do të thosh një okupacion i egër i vendeve përkatëse kundër vullnetit të tyre i bërë nga diktatura komuniste, e cila udhëhiqej dhe kontrollohej nga Moska. Edhe kjo ndodhi nën Stalinin.

Në vend që të ndërmerrnin agresione të reja dhe kërcënime kundër atyre vendeve, do të ishte më mirë dhe historikisht më e ndershme, në se rusët të njihnin fajin e tyre dhe të kërkonin ndjesë para popujve të Evropës lindore për krimet, që ata i kanë kryer atje. Por krenaria kombëtare e rusëve qartësisht nuk e lejon një hap të tillë. Duket që në Rusi kanë harruar paktin historik ndërmjet Stalinit dhe Hitlerit në vitin 1939, kur këta dy diktatorë luajtën një miqësi unikale dhe me andralla në historinë e atyre dy vendeve dhe popujve.

 

Nga ana tjetër, kanë ndodhur edhe sinjale kundërthënëse. Në vitin 2007 Putini vizitoi një poligon qitjeje në Butovo dhe foli për “tragjedi”. Dhe në vitin 2010 u bënë homazhe për viktimat e Katyn-it, ku Stalini më 1940 urdhëroi të qëllonin disa dhjetëra mijë oficerë polakë. Por këto sinjale janë mbuluar nga vendime të tjera që tregojnë për rinderime të stalinizmit. Sidomos në librat shkollorë krimet e Stalinit janë trajtuar si vogëlsira dhe Stalini vetë është paraqitur si një modernizues i aftë. [2]

 

Për lavdërimin e gjymtuar të Stalinit dhe të stalinizmit në thelb kanë dhënë ndihmesë paradat ushtarake me rastin e 9 majit në Moskë, të cilat nën Putinin sërish janë bërë më pompoze nga viti në vit, sikurse gjatë kohëve sovjetike, me një paraqitje me zë të lartë të instrumenteve të reja të shkatërrimit. Mos vallë është fjala për blof? -Vështirë të thuhet. Armët janë prodhuar dhe paraqitur për t’u zbatuar në një luftë të ardhëshme. Pas një muaji mundet që sërish ta shohim këtë spektakël pervers, me të cilin “perandoria e të keqes”, udhëheqësit shtetërorë të së cilës vuajnë nga sëmundja e paranojës, synojnë të përshfaqin fuqinë e tyre ushtarake për të dhënë përshtypje ndaj botës dhe për të frikësuar botën, sidomos Perëndimin.

Por qendrimi ndaj Stalinit mbetet kundërthënës te banorëte  rusë: Para 3 vitesh 40 % e të anketuarve e konsideronin Stalinin si një “udhëheqës i mënçur”, ndërsa në kohën e sotme 68 % janë të mendimit se ai ka qenë “një tiran i egër”. Sipas Lipmanit, ky rezultat nuk do të thotë medoemos se kemi kundërthënie në psiqikën pas-sovjetike, ku “madhësia kombëtare lidhet me dhunën brutale”.

Opinioni pozitiv më popullori për Stalinin dhe stalinizmin është në mesin e shtresave të varfëra, të pashkollë dhe të informuara keq të popullit rus në provincat e Rusisë, të cilat në thelb formojnë shumicën e atij vendi, ndërsa Moska është një përjashtim. Në Moskë vetëm 13 % e të anketuarve e miratojnë ngritjen e monumentit të Stalinit me rastin e 70-vjetorit pas fitores në luftën e dytë botërore. Në qytetet e mëdha provinciale shifra përkatëse është 40 %. Gudkov e sqaron këtë humnerë me strukturën ekonomike dhe me qasjen ndaj burimeve të informimit, e cila është e kufizuar në një zonë fshatare të izoluar. Atje konsumohet kryesisht televizioni shtetëror, [3]  i cili është plot e përplot me një propagandë histerike, me frymë agresive dhe urrejtje kundër Ukrainës, vendeve baltike dhe Perëndimit. Shumë qytete të mëdha provincialë të Rusisë vazhdojnë të karakterizohen nga strukturat e vjetra sovjetike që nuk kanë qenë reformuar kurrë, psh atje ekzistojnë ndërmarrjet fabrikuese që prodhojnë mallra për industrinë ushtarake, që formon degën kryesore ekonomike të Rusisë.

Sidoqoftë, te të pasurit Stalini nuk është popullor, vetëm 15 % e simpatizojnë atë. te njerëzit që kanë të ardhura të mjaftueshme, kjo përqindje është më e lartë, pikërisht 30 %. Pra, edhe këtu duket qartë një diferencë groteske: “shtresa e mesme” në gjendje të mirë në parim e kundërshton të pranojë shpirtin  e stalinizmit, ndërsa elita sunduese shtetërore- në mesin e saj ndodhen shumë oligarkë besnikë të Putinit- në mënyrë cinike përpiqet ta rigjallërojë atë me metoda nga më të ndryshmet- kohët e fundit edhe duke kërcënuar me përdorimin e bombës bërthamore kundër NATO-s dhe Perëndimit, kundër Ukrainës dhe vendeve baltike. [4]
Përfundim: Në Rusi vlerësimi i Stalinit është kundërthënës dhe varion sipas shtresave të veçanta shoqërore, të cilat janë të copëtuara në shkallë të lartë apo të fragmentizuara sipas gjendjes ekonomike, arsimit/informimit dhe banesës në Moskë apo në provincë. Në Rusi masa e shumtë homogjene e njerëzve është e varfër, e pashkolluar, e painformuar, ndërsa vetëm një përqindje e vogël relative (mbase 10-15 %) është relativisht në gjendje të mirë, e shkolluar dhe e informuar, pra “moderne”, apo banon në kryeqytet.  Për sa kohë që Rusia të karakterizohet nga një strukturë apo model i tillë, me gjasë shumë pak ajo do ndryshojë në drejtimin pozitiv në atë vend, i cili së shpejti do të mbytet plotësisht në humnerën nacionaliste të errët, me rrjedhoja fatale për Rusinë dhe botën.

Qendrueshmëri do të thotë në Rusi në radhë të parë qendrim në vend numëro. Sigurisht, Perëndimi nuk ka fare faj për mjerimin e Rusisë- këtë të vërtetë nuk është nevoja ta përërisin mjaft shpesh. Rusia ka burime mjaft të mëdha natyrore, që mund ta bënin popullin më të pasur dhe më të begatshëm, por elitat sunduese nuk janë të interesuara për këtë zhvillim dhe ato përpiqen ta shmangin atë, sepse përndryshe do ta humbnin fuqinë. Problemi kryesor i Rusisë është se ajo ajo është e qeverisur në mënyrë centriste nga forca oligarqike autoritariste dhe diktatoriale, të cilat shfrytëzojnë dhe shesin burimet për t’u bërë vetë të pasur në mënyrë të papërfytyrueshme.

Problemi i dytë është se shoqëria ruse po mbetet apatike, letargjike, pasive, e paralizuar dhe në mënyrë fataliste po i beson qeveritarët e vet, të cilët i respekton, sepse ata zotërojnë  fuqinë absolute, të cilën mund ta keqpërdorojnë sipas qejfit në një vend me një sistem juridik arbitrar, që e kanë frikë të gjithë njerëzit, që jetojnë në Rusi. Pra, Rusia në thelb funksionon sipas këtij modeli. Ndonëse elita sunduese është kapitaliste bruto dhe në vetvete antikomuniste, ajo me gjasë do përpiqet të pengojë emancipimin e gjerë të popullit, duke shtypur të gjitha simptomat, edhe ato më të vocklat, të opozitës, kritikës dhe kundërvënies, sepse kjo në thelb e vë në rrezik fuqinë dhe ndikimin e këtyre qeveritarëve.

Prandaj duhet të vimë në përfundimin që elita sunduese e keqpërdor cinikisht shpirtin e Stalinit, qe qartësisht është ende zgjues në kujtesën e shtresave të gjera dhe luan rolin e vet  në psiqikën e atij populli, që në mënyrë naive ka mall për ato kohë “të lavdishme” (të Aleksandtit III, [5], të Stalinit, Brezhnjevit etj). të cilët asnjëherë nuk janë analizuar në mënyrë kritike, si një metodë për të ruajtur fuqinë e vet politike dhe ekonomike dhe për të vënë në jetë kontrollin e vendit. Populli vetë, që fatalisht është i kapur nga ajo politikë tradhtare dhe beson një iluzion, se ajo elitë është e mirë, është gënjyer dhe mashtruar edhe një herë më shumë në historinë e Rusisë dhe duhet të konstatojë që ajo nuk ka asgjë për të thënë dhe do mbetet e pandihmë.

Karta e vetme e përshtatashme, që ai popull i mjerë mund të lozë, është ta mbështetësh në mënyrë oportuniste politikën putiniste të shtypjes, agresionit, luftës dhe mospaqës, me iluzionin drastik, që kjo ishte rruga e duhur, e vërtetë dhe e vetme e Rusisë, e cila duket se përjetohet nga çdo rilindje kombëtare me metoda shumë të dyshimta. Në një luftë eventuale të ardhshme, i njëjti popull, që i ka zgjedhur politikanë të tillë, me gjasë do shërbejë për ta si “një ushqim për top”. Kjo politikë është e rrezikshme jo vetëm për faktin, se ajo drejtohet kundër “armiqve” të jashtëm të Rusisë të cilët janë të vetëpërfytyrueshëm, por edhe kundër popullit rus dhe shoqërisë ruse vetë.
 

 

Burimet:

http://www.levada.ru/31-03-2015/stalin-i-ego-rol-v-istorii-strany
http://www.nzz.ch/international/stalins-erneuter-fruehling-1.18515456

 

Andreas Künzli, www.planlingvoj.ch, 2 prill 2015

[1] Shiko. http://carnegieendowment.org/files/stalin_puzzle.pdf.

[2]  Shiko. psh. http://www.newizv.ru/lenta/2007-12-26/82319-odobren-uchebnik-istorii-stalin-vnov-vozhd-vseh-vremen-i-narodov.html.

[3] Famëkqe janë emisionet televizive të Kiseljovit, Mamontovit dhe Solovjovit, por edhe emisioni qendror i lajmeve Vjesti, ku dalin gjithnjë po ata demagogë bërtitës, ndërsa kritika për Putinin dhe situatën politike në Rusi mungon krejtësisht.

[4] Komunikimi gazetaresk më i ri lidhur me këtë gjendet në http://www.bild.de/politik/ausland/krim/times-berichtet-putin-droht-westen-ëegen-baltikum-mit-atomwaffen-40397478.bild.html.

[5] Në numrin më të ri të revistës ekonomike Ekspert doli një artikull, ku shfrenueshëm lavdërohen meritat e atij cari. Unë sërish do ta kap rastin për të krijuar një sprovë analitike të hollësishme për atë car dhe kohën e tij, që është shumë e rëndësishme sepse bëhet fjalë për kohën e shfaqjes së Esperantos.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s