“Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” – Autori Rezart Palluqi vlerësohet edhe në Kosovë

rezart-241x200

“Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” – Autori Rezart Palluqi vlerësohet edhe në Kosovë.

TIRANË, 4 Prill / ATSH 

 

 

Pasi e promovoi së bashku me “Botimet Dudaj” librin “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” në 9 mars 2015 në Tiranë, autori Rezart Palluqi i është drejtuar tashmë edhe shqiptarëve të Kosovës, ku lançoi romanin e tij më të fundit.

Rrëfimi i autorit Palluqi është cilësuar edhe në tregun kosovar si “tejet i veçantë për nga rrëfimi ashtu edhe për nga kërkimi psikonarrativ”.

Vepra e vlerësuar lart nga kritika e specializuar dhe nga lexuesit e zakonshëm është një rrëfim që flet dhe që trajton ndryshe temën e (post) diktaturës, prej perspektivës së emigrantit kërkues dhe observues të dosjeve dhe vrasjeve të bëra në kohën e diktaturës.
Pas suksesit të arritur në vendin tonë, me librin i cili u mirëprit nga lexuesit dhe jo vetëm, autori kaloi kufijtë formalë që na ndajnë me Kosovën, dhe edhe atje ka arritur të tërhqë njësoj vëmendjen dhe pëlqimin me librin “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët”.

 

rezart palluqi

               Rezart Palluqi

 

Edhe mediat në Kosovë, i kanë rezervuar autorit një vëmendje të veçantë, duke promovuar librin që ka si personazh kryesor  “Ylli Çikën”, i cili kërkon vrasësin e të atit në vitet e diktaturës komuniste dhe përpiqet të çrrënjosë dashurinë për atdheun tradicional dhe të përqafojë atdheun.

 

universal./k.m/ /m.m/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s