Francesco Solano / Nga Dr . Albana Alia

Francesco Solano

 

 

Albana Alia

Nga Dr . Albana Alia

 

Francesco Solano, i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo (në fillim përdori pseudonimin Paullo Illyrico), lindi më 18 nëntor 1914 në Frasnitë (Kalabri, Itali), vendlindje edhe e burrave të tjerë të shquar arbëreshë: V. Dorsa, B. Bilota, V. Ujko. Studioi teologjinë në Itali dhe në Argjentinë dhe për shumë vjet shërbeu prift në kishën arbëreshe. Krahas teologjisë studioi dhe mësoi shumë gjuhë të huaja. Për pesëmbëdhjetë vjet drejtoi Katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe të Fakultetit të letërsisë e të filozofisë të Universitetit të Kalabrisë. Ndihmesën e tij të madhe e dha sidomos në studimin e të folmeve arbëreshe. Dallohen studimet I dialetti albanesi dell’Italia meridionale I; Appunti per una classificazione (Castrovillari 1979); Le parlate albanesi di San Basile e Plataci (Castrovillari 1979), pastaj doracaku për mësimin e shqipes Manuale di lingua albanese.

 

11195347_907119582680195_188986745_n

 

Elementi di morfologia e sintassi, esercizi – cenni sui dialetti (Cosenza 1988) etj. Është i shquar dhe si përkthyes nga italishtja në shqip dhe anasjelltas dhe nga japonishtja. Është themelues i revistës letrare “Vija”, botues e transkriptues i veprave të shkrimtarëve arbëreshë si dhe polemist. Veprat e tij kryesore letrare janë: Bubuqe t’egra (Buenos Aires 1946), Shkretëtira prej Gurit. Radhonjtë e Zjarrit 2 (Corigliano Calabro 1974), Tregimet e Lëmit (Botimet e Rrethit, Corigliano Calabro 1975), Te praku. (Botimet e Rrethit, Trebisacce 1977). Në revistën “Shêjzat” botoi poezitë “Ndaj tjetrit” (n° 3-4, 1958, f. 87-88), “Në mugësi” (1 -2, 1961, f. 9 – 11); pastaj në “Zëri i Arbëreshve”, “Zgjimi”, “Zjarri” si dhe pjesë dramatike në bashkëpunim me Piero Tamburin: E po Hëna (“Shêjzat” n. 5-8, 1963) dhe Nëse pra edhe të vjelat (“Shêjzat” n. 9-12, 1966). Transkriptoi dhe përgatiti për botim veprat e Françesko Anton Santorit Il canzoniere Albanese. Radhonjtë e Zjarrit 3 (1975), Alessio Ducagino (Melodramma), Radhonjtë e Zjarrit (Castrovillari 1983) dhe dramën Emira (Dramma). Edizione del testo albanese con note (Grottaferrata 1984). Vdiq në Frasnitë më 19 mars 1999, duke lënë një varg dorëshkrimesh, sidomos novela, një roman, pjesë teatrale dhe një studim për dramën Emira të F. A. Santorit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s