NË NDËRRIM STINËSH / Cikël poetik nga ILIR MAGJISTARI

 

NË NDËRRIM STINËSH

 

 

ilir magjistari

 

Cikël poetik nga  ILIR MAGJISTARI

 

 

 

NË LLOGARA

 

Dielli pikëz loti
Ra mbi det,
Ah,kam mallë
Dhe deti u tha.

Retë si duar vajze
Perde e mendafshtë,
Më përqafojnë ngrohtë
Këtu mbi Llogara..

 

 

 

PAS FESTËS

 

Ditëne parë të vitit
Qyteti hesht.
I dehur nga festa
Shpërndarë nëpër ëndra
E bardhë më dukej heshtja,
Si e Trojës ajo qetësi.

Me sytë nga qielli
S’di pse u luta
Asnjë kalë të mos shihja.
Asnjë kalë
Që prish ëndrra!…

 

 

 

NË NDËRRIM STINËSH

 

Atje ku pranvera u përzje me dimrin,
Ra heshtje për pak,
Stinët ngatërruan duart,
U pëlqyen ,dhe bënë dashuri
Pa një…pa dy.

Zogjtë ,
Të lodhur nga udha e gjatë,
Kthyer nga shtegëtimi
U trembën një çast.
Habitur për c’ndodhi
Nxituan të gjejnë fole,
Të mësojnë
Te luajnë një lojë për ngrohje,
Dhe kaq…

Pastaj,
Guxuan te nxjerrin pak kokën
Të shohin shkrirjen e dëborës,
Lulet që mbijetuan nga shakatë e stinëve,
E të dalin nga foletë,
Si nga arka e Noes.

Ti,
E mrekulluar nga çmenduritë e stinëve,
Një aparat fotografik
Shkrep ritmikisht tak tak,
Sheh fotot e qesh.
S’nguron në të ftohtë aspak.
Shijon stinën tënde,
Atë ,që të bën të jetosh ndryshe.
Si dikur në Tokë,
Kur akoma
Stinët nuk qenë ndarë,
Dhe zogjtë
I fton t’i bësh shokë….

 

 

 

QYTETI IM

 

Në ajrin e pluhurt ,
Zogjtë hutuar fluturojnë
Pa kurrfarë orientimi.
Trafiku i tyre rënduar është
Folezë betonuar ngado
Mungesë gjelbërimi.
Mureve te betontë ,
Ngjitur fytyra politikanësh.
Vjetëruar
Që nga zgjedhjet e fundit.
Lagur nga shiu…
Tharë nga era, e djegur nga vapa
Ambjentalistë të betuar.
Dhe zogj,
Ah zogj,
Cicërima që bien si gjethe vjeshte,
Të thara, të lagura në shi.
Zogj që vajtojnë
Se s’kanë ku bëjne dashuri…

 

 

 

BËJMË SIKUR…

 

Ne arkëmort e mbyllëm fundjavën
Kaq ishte.
U zgjuam, pimë kafe,
Shkëmbyem fjalë të lodhura,
Fjalë
Që u kthyen në grindje bajate.
Pastaj…
Bëmë sikur u pajtuam.
Qeshëm me njëri tjetrin
Me shaka kallp,
Ose…bëmë sikur.
Shetitëm ne pyll.
U bëmë apel zogjve,
I vumë te këndojnë.
Ata protestuan ,
Në konkurs
Çmimet qënkan ndarë me mik.
Kënduam edhe ne,
Sejcili këngën e vet
Ose…bëmë sikur.
Dhe u kthyem nga kishim ardhur.
Gatuam,
Hëngrëm ,
Lamë pjatat,
Ja dhe pak tv ,
Lajmet,një film,sport.
Dhe pastaj :
Pak ftohtë, një kuvertë supeve
Duke pritur të hënën.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s