Cikël poetik nga Mirvete Mehmeti

 

Mirvete mehmeti

Cikël poetik nga Mirvete  Mehmeti

 

 

 

PENG NËPËR KOHË

 
Mbështjellë me hijet e largësisë
tiseve të zhdaravitura
hapen shtigje të pa shkelura
me dritëhijet e diellit…
E lodhur
numëroj shkallët e mundimeve
në këtë botë të madhe
që më braktisi rrugën e qumështit
së bashku me buzëqeshjen
ku loti si gjeth i vjeshtës
rrëshqet fytyrës
duke mbushur valixhet
me dashurinë,pritjen dhe mallin
që më mbushë dhe shterrë
detin e shpresës
me veten lënë
peng kohe
shume bukur

 

 

 

MOS MË LËR VËLLA

 

Vetëm në ëndërr
ç’mallem me ty
frymëmarrja më ngulqon mall
dhe më kthen kujtimet
kur ty gjumi të zinte
nga plumbat e armikut…
jasht bënte ftohët
era sillte bubullimat
me melodi elegjish
duke të mbështjellë
me duar të ftohëta
në atë fushë nderi
për atëdheun e artë…
e ti më lusje:
“…në faqet e tua
të mos shoh lot
se ditën ma bën të vranët
heshtjen ma prishë pastaj…
deri sa t’më zë gjumi
… mos më lërë vëlla

 

 

OGUR I BARDHË

 

Më mbanë në krah
dhe më ngrit majeve më të larta
ku pa dylbi
duket horizont i ri
që më largon
trastën e mallit nga supet
me një rilindje
që din të bëj vetëm
ogur i bardhë.

 

 

 

KODI ATDHEUT

 

Buzëqesh me pahirë
n’mes dhëmbjes dhe mallit
në rrugën e mërgimit
që të godet pa mëshirë.
E shpirti…
sikur botën e vet ka gjetur
në shtigjet e ëndrrave
në perin e fatit
për ti qepur krahët
ti shndërroj në flatra
për t’fluturuar
në hapsirën e shpresës
me kodin e atdheut.

 

 

 

SHPIRT I STRUKUR

 

Largë vendlindjes
malli më shtynë
nga një këndvështrim
të shohë bregliqenin
me më të bukura kujtime
Një fllad i lehtë pranveror
më ngacmon trurin,
më tretë ngadale
dhe më hedhë tutje
përtej kufijve
me rrugë zigzage,
E shpirt i strukur
me anë të përfytyrimit
kënaqet
në lagjen e fëmijërisë.

 

 

 

***
Në majë të gishtave
dua të ngritem e të bërtas
me sa fuqi kam
mushkrit t’i çliroj
nga hija e mërgimit
që këto vite të lodhura
të gjejnë qetësi
ky shi i furishëm
dua ta ndalë hovin
në këtë natë qorre
që mbartë me vete
kujtimet me foto të vjetra
dhe shpresën e re
që dita e nesërme
të sjell agimin
me rreze të ëmbla diellore.

 

 

 

SI LUMË

 

Më flet,më thërret plagë e vjetër
për lisat,plisat e lulet…që rriten
në cdo pëllëmbe toke të atdheut
do të vij si një lumë i qetë në krahët e tu
Nënë…
që të më ledhatosh si engjëllin e përgjumur

 

 

 

NËSE KOHA PRET

 

Nga vullkan malli
prej mërgimtari
guralecët e atëdheut
për kopsa këmishe
cdo vit i mbledh
E loti sa një det i mbledhur në gji
të mos shpërthej
O,pritmëni!
Nëse koha më pret…
me pulëbardhat qiellit do të vij
e mbushur me rreze
për plisin e vjetër dhe kullën shqipe

 

 

 

NË TOKËN E BEKUAR

 

Ngarkuar me peshë
atëdheu mbi supe
lundroj mbi gjurmët
në një barkë
me shpresë,
dallgë deti
të mos më përmbys
ëndrrën dhe dashurinë
që thjeshtë
nuk janë vetëm fjalë
E adhurueshëm…
Jeta sikur më gjeti
një dalje magjepëse
për të mbërri
në tokën e bekuar.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s