LEJLEKU , QENI DHE UJKU I ÇUDITSHËM. ( TREGIM ME MOTIVE SIPAS RRËFIMIT TË ISH TË BURGOSURIT POLITIK, XHEMAL BALI ) / Nga Agron MEMA

LEJLEKU , QENI DHE UJKU I ÇUDITSHËM.

 

TREGIM ME MOTIVE SIPAS RRËFIMIT TË ISH TË BURGOSURIT POLITIK, XHEMAL BALI

 

 

agron mema

Nga Agron MEMA

 

 

Që muaji mars kur lanë pas burgun e Elbasanit dhe mbritëm për herë të parë në burgun e Spaçit.Ishin të burgosurit e parë që hodhën edhe themelet e këtij burgu famëkeq të diktaturës komuniste.Pas, në Elbasan, kishin lënë edhe lejlekun.Ata e kishin gjetur diku rrugës nëpër pyll, një mbasdite dimri teksa ktheheshin nga puna sfilitse.E kishin mbështjellur në kraharrorin e tyre njerzor dhe e kishin çuar në kamp.Lejleku kishte njërin krahë të thyer dhe një mjek veteriner, i burgosur politik, ja kishte mjekuar me kujdes dhe krahu i lejlekut qe shëndoshur.Të burgosurit politik e lëshuan, por lejleku nuk iku.Dhe ata e ushqenin dhe i falnin gjithë dashurinë e shpirtit dhe zemrës së tyre.U dukej kjo qenie e gjallë si një komunikim me familjet dhe fëmijët e tyre, si një kujtim i lirisë së lëvizjes , që ata e kishin të kufizuar në rrethimin e telave me gjemba. Lejleku ç’do ditë fluturonte disa kilometra deri tek vendi i punës, kthehej dhe shoqëronte të burgosurit .Dhe kështu për ditë në shoqërimin e tyre, dhe vet të burgosurit politik gjenin ngushëllimin tek ky shpend i çuditshëm.Por erdhi dita e atij marsi dhe shumica e të burgosurve u larguan nga kampi i Elbasanit drejt burgut të Spaçit.Ishin të Prët që do shënonin krijimin e një tjetër fatkeqësie të diktaturës.Ende ngricat e dimrit nuk kishin shkrirë nëpër përrenj e nëpër degët e pemve që s’kishin ndërmend të bënin zgjimin pranveror.Tek tuk akujt lëshonin pika uji të ftohtë, që ngjanin si pika lot.Mbase dhe drurët ndjenin se sa do të vuanin në këtë ferr ngritur në rrëpirat humbëtira a thua se qenë në një varrezë masive.Teksa sistemoheshin, diku nëpër dëborë u zuri syri diçka të zezë , të vogël, që lëvizte.Shkuan dhe panë se qe një këlysh i vogël qeni që përpiqej dhe mundohej të përballonte të ftohtin e hidhur të atij marsi.E morën qenushin dhe e futën nëpër kapanone.Ashtu u rrit, bashkë me ta, dhe u kujtohej lejleku, atje në Elbasan.Dikush nga të burgosurit u tregoi një histori, se nganjëherë kafshët kanë një ndjesi instiktive që të kuptojnë më mirë nga njerzit:”qenë vitet e para të çlirimit dhe ndodhesha me njërën nga bandat në veri të Shqipërisë.Një natë, një dimër i ftohtë që të priste si brisk, u shpëtova pas forcave ndjekse të kufirit.Duke kërkuar të fshihesha më zuri syri një guvë.U futa brenda.Pashë se qe nl shpellë e madhe dhe vetëm hyrjen kish sa të hynte një njeri me zvarritje.Kishin qenë edhe të tjerë para meje se pash dru dhe shkarpa rreth e rrotull.Gëzova se do ngrohesha pak sa të merrja veten nga të ftohtit dhe frika.E ndeza zjarrin e gjaku filloi të më shkrijë.Shpella u tymos dhe papritur pashë në fund të shpellës dy dritëza të kuqe që sa vinin e afroheshin drejt meje.Më zunë,-thashë,-por nuk kisha ku të shkoja.Dritëzat afroheshin dhe dallova se qe një ujk që vinte drejt meje.Nuk pata më kurajo.Qenë me mjaltë rojet e kufirit.Do të më shqyej nga uria,-mendova.Por jo.Ujku , me sa duket , nga tymi i zjarrit në shpellë, doli jashtë.Qëndroi dhe njëherë tek hyrja dhe iku.Më erdhi gjaku dhe zemra në vend.Në mëngjes zgjohem dhe shoh tek dera e shpellës ujkun me një ftujë në gojë.E la dhe iku.E rropa shpejt e shpejtë dhe shova urinë.Kjo u përsërit ditë me rradhë deri sa një ditë ujkun e vranë barinjtë dhe mua të nesërmen më kapën e më burgosën.Qe një kafshë e çuditshme dhe po kaq i çuditshëm do jetë edhe ky këlysh.Këtu do ta ketë kokën, tek neve deri sa ta vrasin dhe neve të na ndodhij gjëma.”I burgosuri që tregonte historinë e ujkut vdiq shpejt , por profecia i doli megjithse ai nuk e pa me sy dhe për këtë ka patur fatin e lumtur.Qeni rritej, kalonte rrethimin e gardhit me gjemba e kthehej përsëri.Të burgosurit e spaçit e ushqenin me dashurinë më njerzore.Kishin krijuar një mardhënie me të.Ishte i vetmi që sillte aromën e përtej gjembave të rrethimit.Me se nuk e ushqenin të burgosurit e shkretë.E qeni i shoqëronte ç’do turn deri në galeri, madje edhe në galeri qe futur.E kështu ditë për ditë, deri sa ndodhi revolta e Spaçit.Profecia doli.Katër të burgosur u pushkatuan dhe qeni hungëriu.Hungërima e tij i habiti oficerat dhe hetuesit dhe menjëherë i hapën dosjen dhe i bën gjygjin shembullor qenit të gjorë.Këta armiq të partisë e të popullit kanë bërë agjenturë nëpërmjet qenit.Kanë çuar dhe kanë marrë informacion nga jashtë.Dhe qeni u dënua me varje.Dhe qenin e varën në mes të oborrit të burgut të Spaçit.Qeni ngordhi duke nxjerrur gjuhën jashtë në drejtim të ekzekutorve, ndërsa u varros mes miljona lotësh , aty në rrëpirat e Spaçit rrëzë një mështenke që ti bëjë hije ç’do pranverë që shpërthen në sytha , lule e gjethe gjithë gjallesat e botës në lirinë e plotë të shpërthimit…..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s