Melankoli shiu! / Nga Mite Tabaku

Melankoli shiu!

 

 

mite tabaku

Nga Mite Tabaku

 

 

I pamëshirshëm. Rrëshqet shfrenueshëm mbi trup të tokës, kët natë, e gishta t’tij përkëdhelin krejt ç’i do ënda. Rrugicat, gjethet e pemëve, parvazet e dritareve, muret, fytyrë të qenieve njerëzore, të gjallë e jo, pa përjashtim, puthen zjarrshëm prej tij sonte. Sytë e gjithçkaje përpëliten përgjumur nën kët lagështi dehëse ku njomësia ua prek zemrën. Shi. Shi prilli që s’njohkërka të ndalur. E gjatë kjo ditë, e pafundme nata. S’po perëndon kjo dritë errësire që ka kapluar gjithësinë. Melodi e shiut, ah e mallkuara, m’i zgjon kujtimet e përmes tyre mendja përshkon në fragment sekondi gjithë jeten time mjerake. Sa e pafuqishme. Ashtu siç këmbët më notojnë në shi, shpirt më fundoset në det të mendimeve, tejet të fragmentizuara n’figura, imazhe, kujtime tinzare. Dhe ato sikurse shiu nuk paskan të mbaruar sonte, nuk duan të ndalen kurrsesi. Ohhh! Mos. Jehonë kujtimesh. Torturuese. Më imponojnë të qaj me qiellin lot gjaku për një jetë zhytur në mizori, dështime, tortura e sfilitje që në pak kohë më shkatërruan. E huaj. E tepërt në këtë gjendje mbytur në kompleksitet mbeturinash të ngordhura që kundërmojnë era qelbësi. S’mundem dot! Ndaleni shiun! Të mos rrjedh më ujë mbi tokën time. S’dua të më ringjallen kujtimet, ato kujtime të një jete të vdekur, tashmë. Heshtja kumbon skutave të kësaj dhome të tulatur teksa shiu dirigjon simfonin më të trishtë pranë parvazit të dritares sime. Shi. Një zhurmë torturuese, intensive, që përgjatë intervaleve kohore të çdo frymarrjeje përshpejtohet ndërthurur ëmbëlsisht me ulërimat aritmike, të çakërdisura, të brendësisë time. E paaftë të përballojë rizgjimin e dhimbjes përhumbem disa çaste, pa kuptuar asgjë… Ç’po ndodh vallë? Në ç’mankthë po përpëlitem? O Zot! Më pas, lot. Lot të hedhura në këtë botë, flokë shpurpurita prej përqafim të erës sikurse dhe ky shi. Dehur n’shi e lot, unë, që me hipokrizinë e jetës s’u mësova kurrë, n’kët natë ku shpirti digjet hor prej plagëve të rihapura. Oh! Një det lotësh, dhe, në fund të tij, sigurisht, qëndrojnë hijerënda kujtimet e mia të fosilizuara. Ah! S’ka dhimbje më të keqe sesa çukitja e kujtimeve të një të shkuare të vdekur të pavdekshme!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s