SKENARËT RUSO-SERBO -MAQEDON PËR AGRESION USHTARAK KUNDER SHQIPTARËVE NË BALLKAN / Nga Skënder MULLIQI

 

SKENARËT RUSO-SERBO -MAQEDON PËR AGRESION USHTARAK KUNDER SHQIPTARËVE NË BALLKAN

 

 

sk m

Nga Skënder MULLIQI

 

 

Se Maqedonia po mbahet ne këmb të qelqta e dokumentuan shumë ngjarje të pa mira deri me tash dhe ngjarja e fundit ne Gushincë të Likovës. Ne çdo ngjarje të pa mirë ndëretnike që po ndodhë në Maqedoni, pushtetaret shovinistë maqedonas po nguten sa po munden që këto ngjarje t’i klasifikojnë së akte të “terroristeve shqiptarë”.
Pushteti racist maqedonas me në krye, Nikolla Gruevskin e të tjeret, aktin e sulmit të Gushnicë pa kurrfarë të dhënash paraprake, e klasifikoi si akt terrorist, i cili akt sipas Gruevskit është veper e shqiptarëve dhe së identiteti i tyre qenka e njohur për institucionet shtetërore maqedonase.

Shovinistët sllavomaqedonas kurrë nuk qenë të interesuar që shqiptarët si shtet formues në Maqedoni t’i kanë të drejtat e tyre legjitime. Regjimet kriminale e sllavomaqedonase pa rreshtur janë duke krijuar raste ekcesive me masa edhe tragjike , që faji pastaj të bie mbi shqiptarët. Të themi të vertetën, se shqiptarët në Maqedoni i kanë një mijë e një arsye të protestojnë, të rebelohen, madje dhe të nderrmarrin edhe metoda të dhunës karshi shtetit të pa shtet të sllavomaqedonasve të pa idenititet.

Pushteti në këtë republikë edhe përkunder që shqiptarët janë pjesë e këtij pushteti, deri me tash ka ndermarrë shumë aksione ndeshkuese karshi shqiptareve të pafajshem , duke i rrahur, vrarë dhe burgosur vetëm pse ata po i kërkojnë të drejtat e tyre legjitime.

Policia maqedonase në bashkëpunim me policinë serbe sipas nje marrveshje të përbashkët te ratifikuar gjoja për ndihma të ndërsjella shpesh gjatë ketyre viteve shpërfaqën tërë urrejtjen e tyre patologjike karshi shqiptareve. Veqmas këtë urrejtje e shprehen mbi fshatrat e brezit kufitar si ne Tanushë, Debellde e fshatra të tjera për rreth, duke nderrmarë aksione ndëshkuese policore me qëllim të pastrimit etnik të brezit kufitar më Kosovën.

Gjatë një bisede bukur moti që e kisha pasur me luftetarin e lirisë, Avdyl Jakupi Qakalla tash i burgosur nga shovinistet maqedonas, aikishte dëklaruar së shqiptarët e brezit kufitar kurrë nuk do ta pranojnë Marrëveshjën e Ohrit të vitit 2001, e cila sipas tij është e dëmshme për shqiptarët dhe është bërë pa pëlqimin e palës shqiptare.

Dihen aksionet e shumta policore ne Likovë ku patem të vrarë dhe të plagosur shqiptarë nga dora famkeqe e pushtetit maqedonas.

Deklarata e Nikolla Gruevskit pas ngjarjeve në Gushnicë nuk është gjë tjeter veq grishje për luftë. Këto deklarata nuk i shkojnë për shtati paqës së brishtë në këtë republikë. Diskriminimi që po iu bahet shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës është i pa justifikushëm për një shtet që mëton të jetë demokratik. Por, si Serbia ashtu edhe Maqedonia kurrë nuk kanë qenë të interesuar për marrdhënje të mira me shqiptaret. Këto dy shtete fqinje kurrë nuk u liruan nga logjika e mykur ekspansioniste karshi tokave shqiptare. Edhe Serbia, ashtu edhe Maqedonia po bëjnë skenare antashqiptare që rajonin ende të trazuar të Ballkanit, ta mbajnë të destabilizuar. Sllavomaqedonasit po krijojnë kushte per mirëqenje për maqedonasit, kurse shqiptarët po diskreditohen në çdo lëmi të jetës. Dhe, për çudi, shqiptarët që janë në pushtet në këtë republikë shumë pak kanë ba gjera pozitive gjëtë këtyre viteve për bashkëkombasit e vet.

Ali Ahmeti është shndrruar fund e krye me duket mua në patericë të pushtetit të Nikolla Gruevskit, dhe kjo është shumë e pa logjikshme per një ish pjestar të UÇK-së.

Sigurisht se gisht në të gjitha këto ngjarje terthorazi apo direkt kan edhe presidenti rus, Vlladimir Putin, i cili nuk është duke i fshehur apetitet hegjemoniste për dalje disi në detin shqiptar. Pas ngjarjes në Gushnicë pat reagime sporadike ose shumë të dobëta nga ana e Kosovës dhe të Shqipërisë. Në këtë rast, institucionet e Kosovës ishte dashur të reagojnë ashpër, sepse Gruevski dëklaroi së grupi që gjoja e paska sulmuara stacionin policor në Gushincë qenkan një grup perj 40 vetave nga Kosova.

Në këto raste nevojitet reagim i fuqishem i dy shteteve shqiptare, sepse në pyetje është ardhmeria e shqiptarëvë në këtë republikë, të cilën tash ose më vonë e pret shpërbërja. E pret shpërberja me te drejtë. Duket së vetëm federalizimi i Maqedonisë është solucioni i vetëm që ka mbetur. Nuk ka bashkëjetesë me ata që për asnjë moment nuk janë liruar nga logjika e kaluar me plot urrejtje kunder shqiptarëve.

E drejta e shqiptarëvë në Iliridë është e pakontestushme, vetëm se lypset unitet i faktorit politik shqiptarë në të gjitha trojet etnike.

Nese u bashkuan dy Gjermanitë, nese u ndanë çekët nga sllovaket, nese u ndanë shqiptarët e Kosovës nga serbët okupatorë, një proces i tillë do të ishte shumë normal edhe për FYROM. Sa po kalon koha po bëhët e qartë se nuk ka bashkëjetesë me sllavomaqedonsit. Proceset e reja poltike që duket se po vijnë hapin perspektivën për bashkim kombëtar. Skenarëve të ndyta të pushtetit të Maqedonisë fort u ka dalë boja.

Këto skenare kanë si të vetmin qëllim që organet shtetërore maqedonase të nderrmarin ndonjë tjetër aksion ndëshkues policor karshi shqiptareve të fshatrave të brezit kufitar për degjueshmeri pushtetare.

Kashi skenarëve të tillë Ruso-Serbo-Maqedon faktori politik shqiptar dhe shqiptarët përgjithsisht duhet të jenë shumë vigjilentë, se armiqtë shekullorë kanë për qëllim një ekspansioni të ri, ka mundësi edhe ushtarak për pushtimin e tokave shqiptare dhe rrezikimit të çëshjes shqiptare në përgjithësi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s