Ali Ahmeti: S’kemi vullnet për luftëra të reja

ali 1

 

Ali Ahmeti: S’kemi vullnet për luftëra të reja

 

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka thënë se shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe jo për destabilizim të vendit.

 

“Apeloj te të gjithë ata njerëz qofshin të manipuluar, në mungesë informacioni se shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për destabilizim të vendit. Ne kemi nevojë për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes së Ohrit që e dimë që akoma ka gjëra të pazbatueshme sidomos në drejtim të miratimit të një ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel qendror”, ka thënë Ahmeti në një intervistë për “RTK”-në.

Ai ka shtuar se janë kohëra të ndryshme dhe nuk ka vullnet për ridefinim të kufijve.

“Nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për luftëra të reja, për konflikte të reja, nuk ka vullnet tek shqiptarët e Maqedonisë për ndarje apo konfiguracione apo vendosje, ridefinim kufijsh, sepse një gjë të tillë në vitin 2001 na është ofruar ndarja e Republikës së Maqedonisë por ajo ndarje është në dëm të shqiptarëve, po pse të mos them edhe në dëm të bashkëqytetarëve tanë maqedonas , sepse duhet bere dëbime, duhet bere shpërngulje të ndryshme, nuk ka vija demarkacioni ku të vendosësh kufij dhe sot jemi në kohëra krejtësisht të ndryshme”, ka deklaruar Ahmeti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s