Promovohet në Arcore , Milano romani : “Jetë në një kuti shkrepësesh” (La vita in una scatola di fiammiferi) i autorit Fatos Kongoli / Nga Irena Toçi

Fatos Kongoli në Festivalin e Letersise ne Milano

Promovohet në Arcore , Milano romani : “Jetë në një kuti shkrepësesh” (La vita in una scatola di fiammiferi) i autorit Fatos Kongoli.

Posteri i Festivalit te letersise ne Milano 

Romani i Fatos Kongolit “Jetë në një kuti shkrepësesh” (La vita in una scatola di fiammiferi), i sapobotuar në italisht, pati këto ditë një përurim të veçantë në Festivalin e Letërsisë, organizuar për herë të parë në vilën “Borromeo d`Adda”, në Arcore, Milano.

Veprimtaria, me pjesëmarrjen, ndër të tjera, të 28 shkrimtarëve vendas dhe të huaj, do të vazhdojë deri më 13 maj 2015.

Fatos Kongoli me botuesin italian L. Rubettino

Më 18 prill, dita e parë e Festivalit, u hap pikërisht me paraqitjen e romanit të Kongolit nga koordinatori i Festivalit Alberto Moioli, personalitet i njohur i kulturës në Itali, si dhe nga botuesi i librit, Luigi Rubbettino.

Para një publiku të shumtë që mbushte sallën e madhe të vilës “Borromeo d`Adda”, ku merrnin pjesë edhe shqiptarë me banim në Itali, folësit vlerësuan lart veprën dhe autorin e saj, tashmë i njohur për lexuesit italianë përmes një vargu romanësh.

Fatos Kongoli duke dhene autografe gjate promovimit

Në fund Kongoli iu përgjigj pyetjeve të të pranishmeve dhe firmosi libra për mjaft lexues të interesuar.

irena toci

 

 

Irena Toçi

Drejtore e përgjithshme

 

 

Botimet Toena

Rruga “M. Gjollesha”

K.P. 1420

Tirane – Albania

Tel. ++355 422 40 116

Fax  ++355 422 40 117

botimet.toena@gmail.com

redaksia@toena.com.al

irena.toci@gmail.com

 

http://www.toena.com.al

Facebook: Botimet Toena

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s