Poezi nga Lumo Kolleshi
FATI IM
Tek merrja fatin tim për dore,dimër ishte.
Që kishte ngrirë,s’më tha askush.
Tërë jetën ia lexoj romanin “Akull, rrezik rrëshqitje”
E fatit mendjen dot nuk po ia mbush.
Patriotët
U gjetën,u gjetën armiqtë
Pas luftës së nxehtë e të ftohtë.
Nuk dinë ku të futen të zinjtë,
Ky vend ka goxha patriotë.
Dhe u tretën të shkretët,u tretën,
U bënë kockë e lëkurë.
Nuk pyetën një herë për kuletën,
Qejfin e vunë ndër dy gurë.
As gjumin s’e qasën në shtrat…
Ç’po flas?Ata shtrat s’patën kurrë.
Atdheun e hodhën mbi krahë,
E hodhën,po mjerë ku e shpunë.