FJALË UDHE / Poezi nga Flutura Açka

Poezi nga Flutura Açka

 

FJALË UDHE

Ngrihu,
Rri drejt
Si kjo pemë!

Ekon e kushedi ç’bote bën udha,
me gjuhë shenjash, për mua.

Ky kryqëzim i ngatërruar,
është ndërtuar për të ngatërruar,
gabimtarët, o grua,
jo ata që mësuar kanë dhe pemës së dimrit,
t’i dizenjojnë hijeshi.

Këqyre floknajën e saj joshëse,
përndritjen në kurmin e vakët gjethëror,
stinëve të gjata nuk epet, jo,
ditët i shenjon veç pranverë,
borërat që treten verës së vonë,
rrëkeve përcjellin të sajën shushurimë,
thëllimi që zbret shpateve në ngrijë,
topitet luginës fjetur në fash,
e fisme bën dukë, ekziston,
rrethuar nga më e pamërzitshmja ngjyrë e botës,
nga më i ngeshmi dizajn,
tranimi monoton.

Nojma e degëve, gjallimi i saj,
gjuha e fletëve, spikama e saj,
heshtja e trupit, jetëshkrimi i saj,
aty, natyrës së gjallë,
a parajsës në skaj,
vetmon.

Çudia e mbirë në sfondin e bruztë të pritjes
në sepia lë gjurmë,
në ëndrra “bën zhurmë”,
dhe ajrin e mpirë të luginës së jetës
e mbush me dritë të papraj.

 

Fotoja: Theth, 27 qershor 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s