Kalendari poetik: Gwendolyn B. Bennett (1903-1981) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Gwendolyn BENETT

Kalendari poetik: Gwendolyn B. Bennett (1903-1981)

Artiste, shkrimtare, poete dhe gazetare afro-amerikane, u bë e njohur gjatë lëvizjes për të drejtat e zezakëve nga mesi i viteve ’20 dhe që u quajt “Harlem Renaissance”. Ja një poezi prej saj:

EPITAF

Mbi varrin tim, dua të më gdhendni këto fjalë:
Këtu prehet një femër, tani ushqim për lule,
Eshtra kanë mbetur nga trupi dikur i gjallë,
Për pavdeksinë e saj më tepër nuk i duhet,
Nga zemr’e saj, ku dashuria rrinte molisur,
Tani lloj-lloj barishte, lule, do të lulëzojnë
Mbi varr e kudo përqark kanë për t’u harlisur,
Kështu ajo, sado pajetë, do t’i mësojë
Nga palc’ e eshtrave të shkreta në kalbëzim
Dhëmbjet e thekshme të lindjes së re,
Veçse askush s’do të dëgjojë asnjë rënkim
Prej asaj që jetoi pa lindur dot mbi dhé.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s